Piloti i paharrueshëm brazilian do të kujtohet me një album fotografik, në një format të madh të pabotuar më parë. Dhe mbi të gjitha, ka përshkrime të atyre që e kanë njohur mirë
Ne e kemi humbur numërimin e librave të botuar për Ayrton Sennan në 25 vitet e fundit që nga ai aksident tragjik në Imola më 1 maj 1994. Është e vështirë të shtosh ndonjë gjë nëse nuk kërkojmë në materialet e pabotuara të një arkivi me 300 mijë foto të Franco Villani, dëshmitar i F.1 nga vitet 50-të në 2000. Nga ky arkiv vjen edhe pjesa më e madhe e 250 fotove të pa publikuara më parë që ritregojnë karrierën shumë të shkurtër të pilotit brazilian. Një album i pasuruar me kujtimet e pesë gazetarëve të shquar sportivë. Di Senna dhe Pino Allievi tregojnë për besimin e thellë fetar; Carlo Caviçhi heton marrëdhëniet me francezët; Roberto Boçafogli thellohet në dualizmin me Alain Prost, ndërsa Giorgio Piola merr përsipër të përfaqësojë këndvështrimin e një dashamirësi të Prost. Në fund, Carlos Sanchez portretizon faktin se Senna nuk ishte vetëm një kampion i madh në sport, por edhe një person me vlera të jashtëzakonshme.
E KALTËR & ROZË PORSCHE TË VOGLA QË SHIHEN NGA iPHONE
Shkalla e zvogëlimit (1:43) nuk e zbeh shkëlqimin e Porsche-s së fotografuar me smartphone në këtë libër. Përkundrazi, duket shumë mirë. Autori që është një gazetar me përvojë ka mbledhur mbi një mijë makina në “Instagram car park”.
LODRA VETËM PËR BURRA
Makinat e kanë merituar nderin për të qenë në kopertinën e këtij manuali ekskluziv të luksit kushtuar meshkujve. Sportive, shumë të rralla dhe në këtë mënyrë të kushtueshme. Si çdo objekt tjetër apo vende të përmendura, nga jahtet te hotelet boutique.
PILOT ËSHTË NJË EMËR GRUAJE “Historia mes romantizmit dhe legjendës së kampioneve italiane të automobilizmit”. Ky është titulli i botimit në kujtim të pesë piloteve kombëtare më të mira femra: Maria Antonietta Avanzo, Anna Maria Peduzzi, Maria Teresa De Filippis, Ada Pace dhe Lella Lombardi.