Pas revolucioneve të dështuara në 2011-ën, ana tjetër e Mesdheut po kthehet në destinacionin e prodhuesve. Nga Maroku në Egjipt, fabrikat e reja janë në lulëzim
Është e vërtetë që ndikojnë pagat më të ulta ose ofertat bujare të qeverive lokale. Por, nuk është vetëm ky shkaku që industria automobilistike po zbarkon në pjesën më të madhe të Afrikës së Veriut e normalizuar tashmë pas revolucioneve të 2011-ës. Njoftimi më i fundit i grupit Peugeot që ka instaluar në Marok platformën e vet më moderne, prodhuesit e Mercedes dhe kinezët e Saic që do të përgatiten të mbledhin makina në Egjipt (aty ku KIA nga dhjetori i kaluar prodhon Sorenton), do të ndiqen nga prezenca e prodhuesve të tjerë, Renault dhe Volkswagen (shihni hartën e fabrikave këtu sipër). Dhe nuk bëhet fjalë për fabrika që janë ndërtuar si ato të kaçavidave. Grupi PSA në Marok ndoshta do të realizojë motorët dhe ka hapur gjithashtu edhe një qendër kërkimore me 500 inxhinierë. Paralelisht me themelimin e saj, ekziston edhe fabrika e furnizuesve të komponentëve: 62 kompani, shumë prej të cilave janë globale. Ashtu si Nexteer që në Kenitra përveçse prodhon sistemin që ndihmon në drejtimin e makinës për 208 llojet që prodhohen në vend, gjithashtu prodhon edhe semiakset dhe të tjera për shumë nga klientët e tij, duke përfshirë edhe FCA. Me pak fjalë, ekzistojnë të gjithë faktorët për lindjen e një qendre të vërtetë industriale në gjendje të gjenerojë 20 mijë vende pune duke përfshirë ata me kohë të plotë apo me orar të reduktuar. Me një synim të qartë për të eksportuar, ku sipas njoftimit të Peugeot, deri në 85% të makinave “made in Marok” kanë dalë jashtë kufijve me një komfort logjistik më të favorshëm se asnjëherë. Më shumë sesa fabrikat e Perëndimit, zhvendosja në anën tjetër të Mesdheut duket se është propozuar si një alternativë për ato të Evropës Lindore, që lindën si kërpudhat që nga fillimi i shekullit. Ndoshta është thjesht një rastësi që Mercedes njoftoi investimin e saj nën hijen e piramidave menjëherë pasi ndaloi zgjerimin e prodhimit në Hungari. Dhe ka mundësi që 3 mijë pushimet nga puna të Volkswagen në Bratislavë në Sllovaki, nuk kanë asnjë lidhje me projektet algjeriane të kompanisë së Wolsburgut. Sidoqoftë, ngjarje të tilla, të paimagjinueshme deri para disa muajsh, tingëllojnë si kambana alarmi për vendet tashmë të kërcënuara nga fqinjët e tyre më të varfër, si Serbia apo Bullgaria. Në fund të fundit, përveçse për të ulur kostot, prodhuesit synojnë kryesisht të kenë një rrjet prodhimi fleksibël dhe të artikuluar. Dhe, në këtë kuptim, ndërtimi i fabrikave në Afrikën e Veriut duket se e plotëson pamjen në mënyrë të përsosur.
HARTA E FABRIKAVE
RENAULT
E hapur në 2012 në Tangeri: 5 mijë të punësuar, 340 mijë makina në vit
PSA
Në Kenitra, nga qershori grupi prodhon modelin 208. Me gjysmë kapaciteti në 2020: 200 mijë makina
NISSAN
Në 2020, në Orano do të hapet edhe dega e Nissan. Kapaciteti i deklaruar: rreth 60 mijë njësi
RENAULT
Në 2018, impianti në Orano ka mbledhur rreth 60 mijë Dacia Sandero dhe Logan
DAIMLER
Gjermanët sapo kanë firmosur marrëveshjen paraprake me qeverinë e Kairos
KIA
Aktive që nga dhjetori, fabrika do të grumbullojë 15 mijë Sorento në vit
VOLKSWAGEN
Vitin e kaluar në Relizane u prodhuan 53 mijë modele (rreth 22 mijë të markës Seat)
NISSAN
Objektivi është 100 mijë automjete në vit. Partneri lokal i japonezëve është El Nasr Automotive Manufacturing
SAIC Kinezët kanë zgjedhur Mansour Group për të prodhuar MG në shtetin e feraonëve