- Advertisement -
9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

RENAULT CLIO

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Gjenerata e pestë e modelit francez është përqendruar më tepër në përmirësimin e teknologjisë dhe sigurinë e makinës. Motori i lehtë, transmision manual me pesë raporte dge gjithçka e ekuilibruar

Modeli francez më i shitur në botë. Historia e Renault Clio mund të përmblidhet si më poshtë: u prezantua për herë të parë në 1990 dhe u prodhuan më shumë se 15 milion njësi. Në një epokë ku mbizotërojnë modelet SUV, Renault Clio nuk e njeh fjalën krizë, falë një evolucioni të vazhdueshëm, brez pas brezi. Sot modeli tregon inovacion dhe vazhdon rritjen e saj në një listë të risive të denja për segmentet e sipërme, duke përfshirë drejtimin e asistuar në nivelin 2 dhe infotainment të lidhur me internet përmes kartës Sim. E gjithë kjo fillon nga platforma e re Cmf-B, e zhvilluar në bashkëpunim me Nissan, e gatshme për versionin hibrid E-Tech, i cili do të prezantohet vitin e ardhshëm, dhe versioni elektrik në 2021-in. Ndërsa presin për bateritë, motorët e rinj termikë kanë të përfshirë edhe tre cilindrat TCe 1.0 me 100 kuja fuqi, të kombinuar me transmisionin manual me pesë raporte që është protagonisti i kësaj eksperience fantastike.

KOMODE DHE E SAKTË

Që në metrat e parë, pasi të keni ndezur makinën me butonin që ndodhet në të djathtë të timonit, motori me tre cilindra vlerësohet për shpërndarjen dhe mekanizmat e tij, të paktën derisa të hyni në zonën më të shpejtë. Moment përdredhës maksimal 160 Nm janë më se të mjaftueshme për rrugët kodrinore dhe pas kthesave, vlerësohen cilësitë në rrugët e drejta, gati për të qenë nisja e ardhshme e një serie të gjatë modelesh Renault dhe Nissan. Nëpërmjet përshtatjeve të Multisense, mund të ndryshosh makinën nga Eco në Sport dhe MySense: përgjigja e motorit, kalibrimi i drejtimit dhe madje edhe detaje të tilla si dritat në bord, vijnë si risi.

Ndërmjet kthesave të forta, Clio është në gjëndje të tregojë se ka një balancë të shkëlqyer. Pas largimit nga rrugët kodrinore, hyn në autostradë me një shpejtësi rreth 100 kilometrash, ku puna e mirë për izolimin e zhurmave dhe komforti i sediljeve janë të dukshme: keqardhje vetëm për mungesën e raportit të gjashtë të transmisionit.

TCe me 100 kuaj fuqi do të pajiset me transmision automatik X-Tronic, ndërsa transmisioni EDC është në dispozicion të japë 130 kuaj fuqi në motorin TCe, 1.3 litra. Ndërsa vazhdojmë rrugën, kuptojmë punën e madhe të inxhinierëve francezë për t’i dhënë më shumë identitet Clio-s. Smart Cockpit për orientimin e drejtuesit vjen në ndihmë falë ekranit 7 inç (në të ardhmen, do të jetë në dispozicion një version prej 10 inç), përmes të cilit është e lehtë për të parë informacionin rreth automjetit.

Pozicioni i çelësave fizik ka pësuar ndryshim gjithashtu, tashmë nën ekranin 9.3 inç, i vendosur në qendër të kroskotit. Përsa i përket zërit në bord, do të ishte më mirë nëse audio do të vinte nga kroskoti sesa nga timoni (një rast i padëgjuar më parë) një traditë e vjetër e markës franceze.

KOMODE PËR KATËR PERSONA

Përveç ofrimit të një teknologjie inovative, Clio i kushton shumë rëndësi edhe hapësirës në bord: në modelin francez, mund të udhëtojnë pa problem deri në katër persona, të cilët kanë në dispozicion hapësirë të mjaftueshme për të vendosur sendet personale (mund të arrijë deri në 26 litra). Bagazhi ka disa karakteristika të reja gjithashtu: sipas të dhënave, kapaciteti është rritur dhe tani arrin në 391 litra, krahasuar me 330 litra në gjeneratën e katërt duke pasur dhe 12 milimetra më shumë gjatësi.

TCE 100 INTENS

Të dhëna teknike

Motori

·L3 turbobenzinë

·Cilindrata 999 cm³

·Fuqia maksimale 74 kW (100 kf) në 5.000 xhiro/min

·Momenti përdredhës maksimal 160 Nm në 2.750 xhiro/min

Transmisioni

·Traksion në rrotat e para 

·Kambio manuale me 5 marshe

Performanca

·Shpejtësia maksimale 187 km/h

·0-100 km/h 11,8 s

·Përshkueshmëria mesatare 22,7 km/l

Përmasat dhe pesha

·Hapi 258 cm

·Gjatësia 405 cm

Gjerësia 179 cm

Lartësia 144 cm

·Pesha 1.178 kg 

Çmimi

·18.900 €

ADAS

DEBUTON NIVELI 2 I NDIHMËS NË DREJTIM Niveli i dytë i drejtimit të asistuar vjen në serinë e pestë të Renault Clio, falë rezultateve në autostrada dhe bllokimin e trafikut. Kjo pajisje kombinon kontrolluesin aktiv të shpejtësisë (me funksionin Stop & Go) në mbajtjen e trajektores. Duke funksionuar nga 0 deri në 160 km/orë, vjen në dispozicion të automjeteve të pajisura me transmision automatik EoC. Në detaje, sistemi përdor një kamerë të përparme dhe një radar në seksionet rrugore ku sinjalet e rrugës (me linja të vazhdueshme ose me pika) janë të dukshme: në mungesë të kësaj të fundit, makina bën funksionale vetëm kontrollin aktiv të drejtimit dhe jo mirëmbajtjen e trajektore. Paketa e sigurisë dhe shërbimit përfshin frenimin automatik dhe njohjen e këmbësorëve, kontrollin e kthesave të errëta dhe leximin e shenjave rrugore. Gjithashtu, ekziston edhe një sistem automatik parkimi.

Previous articleSKODA SUPERB
Next articleMAZDA CX-30
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...