Edhe më e fuqishme, fluide dhe konkrete: Zgjedhja ideale për ata që duan të argëtohen. Motor i gatshëm dhe i fuqishëm, balancim i konsiderueshëm
1.6 3 dyer
MOTORI L4 turbobenzinë 1.597 cm
FUQIA MAKSIMALE 147 kW (200 kf)
MOMENTI PËRDREDHËS 290 Nm në 1.600 xhiro/min
TRAKSIONI në rrotat e para
KAMBIO manuale me 6 marshe
0-100 km/h 6,7 s
KONSUMI MESATAR 16,1 km/l
PËRMASAT Gjat. 397 – Gjer. 171 – Lart. 149 cm
PESHA 1.170 kg
ÇMIMI 25.000 €
PЁR SHUMЁ, Ford Fiesta ST është klasike. Dhe kjo për më shumë se një arsye. Tani, krahas versionit 1.6 me 182 kf, i shtohet modeli më i fuqishëm ST200, me 200 kf (290 Nm): rezultat i arritur nga rikalibrimi i motorit 1.6 turbo. Gjatë regjimit overboost, për rreth njëzet sekonda, mund të arrihen 15 kf shtesë dhe 30 Nm. Megjithatë, do të ishte e pavend që modeli Fiesta ST, të vlerësohej thjeshtë duke u bazuar në shifra. Kjo, sepse, njësoj si edhe për modelin “182 CV”, Fordi i vogël spikat në detaje të tjera. Sinqeriteti në drejtim, edhe në limit, si dhe ekuilibri dinamik, falë përzierjes së suksesshme mes shasisë dhe timonit (të dy të rishikuar). Nga jashtë ST200 dallohet nga aliazhi i rrotave 17”, mat me ngjyrë të zezë, ngjyra gri e veçantë, logot dhe pinca frenash të kuqe. Brenda spikasin sediljet Recaro, si dhe paneli i instrumenteve me shigjeta të kuqe. Pastaj ka edhe më: motori 1.6 turbo, jep rendiment maksimal edhe në regjime të ulëta. Mund të eci fuqishëm, ose të mbajë marshin e pestë në 2.000 xhiro e më pas të vazhdojë si shigjetë. Në regjime të larta, motori 1.6 tërheq mirë deri në nivelin e 6.500 xhirove, momenti kur aktivizohet limitatori. Tingulli? I zymtë dhe metalik. Kur vjen puna te kthesat, fillon dëfrimi: modeli ST200 tregon gatishmërinë e tij dhe saktësinë. Ecën si plumb pushke, dhe duket sikur s’ka fund. Kambio, me raporte më të shkurtër, është e saktë. Struktura është gjithashtu performuese edhe në shpejtësi, por jo aq shumë tek gomat 205/40R17. Siguri në mbështetje dhe ndjesi e fortë kontrolli. Pjesa e pasme është një “fill i lirë”, por vetëm për të lehtësuar marrjen e kthesave. Me pak fjalë, asnjë shqetësim dhe argëtim maksimal.
DIÇITURA:
Me 18 kf më shumë, Fiesta ST200 është shumë argëtuese gjatë drejtimit. Shpirti i saj sportiv është më i dukshëm në pjesën e jashtme. Të bukura sediljet, ndërsa paneli mbetet disi i mbingarkuar dhe monitori nuk është dhe aq i madh
DS 3 PERFORMANCE
Me 208 kf, disqe 18” dhe qendrën e gravitetit të ulur, është shumë kurajoze. E këndshme në drejtim, e shkathët dhe e sigurt. Por është me kambio manuale
Black Special
MOTORI L4 turbobenzinë 1.598 cm
FUQIA MAKSIMALE 153 kW (208 kf)
MOMENTI PËRDREDHËS 300 Nm në 3.000 xhiro/min
TRAKSIONI në rrotat e para
KAMBIO manuale me 6 marshe
0-100 km/h 6,5 s
KONSUMI MESATAR 18,5 km/l
PËRMASAT Gjat. 397 – Gjer. 172 – Lart. 144 cm
PESHA 1.250 kg
ÇMIMI 32.150 €
EDHE PSE është e fokusuar veçanërisht tek eleganca, marka DS nuk i thotë “jo” anës sportive. Këtë e dëshmon varianti Performance i të voglës DS 3, i cili vjen me çmime që variojnë nga 27.150 në 35.400 euro: në dorën e çdokujt për të vendosur se si t’i harxhojë, për veturën apo kabrion, dhe nëse është rasti për të zgjedhur variantin e plotë Black Special. Gjithsesi, për të bërë ndryshimin, janë edhe rrotat 18”, distanca më e madhe mes rrotave, diferenciali me zhvendosje të kufizuar, shasia e ulur me 15 mm, amortizatorët dhe boshtet specifike dhe frenat më të fuqishme. Mund të merret me mend se çfarë ka nën kofano, kur je ulur në sediljen anatomike, ndizet motori dhe i jepet gaz. Brenda kofanos së modelit DS 3 Performance, ka një motor 1.6 turbobenzinë, 208 kf, që pavarësisht se duket “muskuloz” është kryesisht fluid, kështu që nuk duhet të mbahet patjetër në xhiro të larta. Por nuk është vetëm çështje shtyrje, përkundrazi: nga një kthesë tek tjetra, kalibrimi i duhur lejon kontroll makine të lehtësishëm dhe të menjëhershëm. Me një ndihmesë të mirë nga sistemi drejtues dhe nga ai hidraulik i përditësuar në planifikim, është i saktë dhe i lehtë aq sa duhet për t’i lejuar pjesës së përparme të ndjekë trajektoret pa gabime. Dhe, nëse guxohet më shumë, kuptohet se si pajisjet elektronike ndihmojnë për të mos humbur në tërheqje dhe për të mbajtur nën kontroll makinën, me ndikimin e diferencialit me slitim të kufizuar. Rezultati: kapja me rrugën e garantuar, pavarësisht kushteve të rrugës, një makinë e këndshme për t’u ngarë, e shkathët dhe e sigurt, në sajë të sjelljeve të konsiderueshme neutrale dhe saktësisë gjatë futjes në kthesë. Gjithçka në rregull, atëherë? Motori 1.6 turbo çiftëzohet me kambion manuale me gjashtë marshe, të mirë-ndara nga njëra-tjetra. Por, duke pasur parasysh progresin në kohën e ndërrimit, nuk do të ishte keq të ishte automatike. Natyrisht, me komanda në timon.