- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024

FIAT PANDA – 1.2 69 KF LOUNGE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

 

Ja si është përditësuar makina më e shitur në Itali: motor Euro 6, disa ndryshime të vogla brenda dhe, mbi të gjitha, një aplikacion i ri për lidhjen me smartphone, për t’i përdorur në siguri të plotë

 

ÇMIMI – 13.150 €

MOTORI – L4 benzinë 1.242 cm

FUQIA MAKSIMALE – 51 kW (69 kf)

KONSUMI – I homologuar 19,6 km/l

Real 14,5 km/l

EMETIME CO2 – I homologuar 2119 g/km

Real 163 g/km

Janë të paktë ata të cilët, gjatë 36 viteve të fundit, nuk kanë pasur, ngarë, blerë, shitur, përdorur apo marrë hua një Fiat Panda. Kjo sepse ikona e vërtetë automobilistike e makinave italiane është ajo, multimilioneria torineze, një model që edhe sot, në gjeneratën e tretë, vazhdon të shitet pambarimisht, 12 mijë njësi në muaj. Kjo nuk është vetëm çështje mode, por ka një arsye më të madhe: një miks cilësish konstruktive, prakticiteti, motorësh, fuqie dhe çmimi që nuk njeh konkurrencë. Panda është kthyer në veturën që i bën të gjitha, edhe pse vitet kalojnë, që ndizet menjëherë, që nuk tërhiqet kurrë edhe në rrugë të pashtruar, që ecën mbi dëborë edhe pse nuk është një 4×4, për shkak se është e lehtë dhe ka goma të ngushta dhe të larta nga toka. Çfarë mund t’i shtosh një modeli pothuajse të pandryshueshëm në thjeshtësinë e tij? Vëmendja e Fiat është përqendruar kryesisht tek pjesa e brendshme, duke qenë se nga jashtë gjithçka përmblidhet në disponueshmërinë e dy ngjyrave të reja (e kuqe e ndezur, të cilën e shikoni në këto foto dhe gri metali). Por mos prisni revolucione në kabinë, ato nuk do të kishin kuptim. Në të ka vetëm disa përmirësime të vogla të cilat bëhen natyrshëm pjesë e cilësive të Panda-s, si p.sh. forma e përtërirë e timonit, grafika e instrumenteve, tapiceria e sediljeve, që janë të ngurta dhe nuk mbajnë shumë, të cilat konfirmojnë komoditetin e tyre edhe pas shumë orëve. Nuk mund të lëmë pa përmendur seksionin multimedial, i cili deri në modelin e mëparshëm ishte i reduktuar tek radioja dhe një suport për navigatorin TomTom. Sistemi i ri është për t’u vlerësuar (shih përshkrimin në të majtë). Kritika e vetme është e natyrës ergonomike: mbështetësja që mban aparatin smartphone është pak larg për t’u arritur nga drejtuesi nëse është në pozicion më të shtrirë se ai i zakonshëm. Nga ana tjetër, tek hapësira mbi radio ishte e nevojshme që telefoni të vendosej në një pozicion më favorizues për satelitët.

 

JO VETЁM PЁR NЁ QYTET

Përvoja e drejtimit të Panda-s, sidomos ajo me motor klasik, 1200 me 69 kf, i përditësuar sipas normativave Euro 6, është pikërisht ajo që pret dhe që pak a shumë të gjithë e mbajnë mend. Pozicioni i drejtimit është relativisht i lartë (58 centimetra nga toka), duke ofruar një shikueshmëri të mirë dhe të plotë, përgjigjja është më se e mjaftueshme për përdorim në qytet, por nëse bëjmë një parakalim në rrugë ndërurbane, katër cilindërshja nuk është e ngathët, përkundrazi, duke u favorizuar edhe nga pesha e lehtë (1.115 kg – pesha e makinës nën kushtet e testimit). Surpriza më e bukur është se, krahasuar me modelin e fundit Panda, cilësitë janë përmirësuar, është më e shpejtë dhe spikat në përshpejtim. Jep më të mirën edhe në marshin e katërt e të pestë, dhe marshet e larta mund të mbahen për kohë të gjatë, për shkak se raportimi është ai i duhuri, për të shfrytëzuar të gjithë fuqinë në dispozicion. Nga ana tjetër, e gjitha kjo, e ka një çmim të vogël për t’u paguar, shtimi i lehtë i konsumit në rrugët ndërqytetase. Asgjë për t’u shqetësuar, Panda qëndron në të njëjtin nivel me konkurrentët.

ÇDO GJЁ BЁHET ME SMARTPHONE

Për sa i përket ndërlidhjes dhe sistemit multimedial, Panda ka bërë një hap dukshëm përpara dhe mbështetet në një koncept të njohur tashmë, thënë më mirë në padobishmërinë e një sistemi të integruar kompleks dhe të kushtueshëm. Në fund të fundit, pjesa më e madhe prej nesh udhëton duke pasur në xhep aparatin smartphone, me të cilin komunikon, dëgjon muzikë apo lundron në rrjet. Për këtë arsye, ishte e rëndësishme, që të dy sistemet, ai i bordit dhe aparati smartphone (iPhone apo Android qoftë), të integroheshin me njëri-tjetrin. Ja ku mbërrin Panda Uconnect, një aplikacion pa pagesë, i cili me anë të Bluetooth-it, ndërvepron me komandat dhe sistemin audio në bord. Ai nuk është i përsosur, veçanërisht tek EcoDrive (që redukton konsumin në drejtim), por ju lejon të përzgjidhni aplikacionet në celular, në mënyrë të sigurt dhe të thjeshtë, natyrisht duke përjashtuar të gjithë ato aplikacione që mund t’ju shpërqendrojnë.

TË DHËNAT TEKNIKE

Motori

  • Cilindrata 1.242 cm3
  • 4 cilindra në linjë
  • Fuqia maksimale 51 kW (69 kf) në 5.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës 102 Nm në 3.000 xhiro/min

Trasmisioni

  • Rrota të para aktive
  • Kambio manuale me 5 marshe

 Përmasat dhe pesha

  • Hapi 230 cm • Gjat. 365 cm • Gjer. 164 cm • Lart. 155 cm
  • Pesha 940 kg

SHPEJTЁSIA

MAKSIMALE (në të IV)

REGJIMI 5.950 xhiro/min

KONSUMI NË D

Shpejtësia në km/h  km/litër

90

100

130

KONSUMI MESATAR

Përshkueshmëria dhe autonomia     km/litër      km

URBANE

NDËRURBANE

AUTOSTRADË

MESATARJA REALE

MESATARJA E HOMOLOGUAR

PËRSHPEJTIMI

Shpejtësia në km/h  Koha në sekonda

400 METRA NGA VENDI

SHPEJTËSIA E DALJES (km/h)

1 KILOMETЁR NGA VENDI

SHPEJTЁSIA E DALJES (km/h)

PËRSHPEJTIMI NË IV/V

Shpejtësia në km/h     Koha në sekonda

FRENIMI

Hapësira e frenimit dhe ngadalësimi

km/h  Kushtet  metra  g

ME NGARKESЁ MINIMALE

ME NGARKESЁ MINIMALE

NЁ ASFALT TЁ THATЁ + ZHAVORR

NЁ ASFALT TЁ LAGUR + AKULL

KOMFORTI AKUSTIK

km/h Kushtet  dB (A)

50 NЁ ASFALT

50 NЁ ASFALT DRENAZHUES

50 NЁZHAVORR

PËRSHPEJTIM MAKSIMAL

TË DHËNAT STATIKE

PESHA (kg) 1.115

GOMAT GOODYEAR EFF. GRIP

HAPËSIRA E BAGAZHIT (l)

ANË POZITIVE

Prakticitet. Kabinë funksionale dhe praktike, sipas traditave të modelit.

Multimedia. Midis aplikacioneve dhe asistencës, integrimi mes aparateve smartphone dhe makinës është i suksesshëm.

ANË NEGATIVE

Hapësira në frenim. Sidomos në terren të lagësht dhe të çrregullt, Fiat-i i vogël nuk shkëlqen.

Konsumi. Pak më i lartë se në të kaluarën: përshkueshmëria mesatare është ulur me rreth 6%.

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

KOMANDA DHE INSTRUMENTE

AUDIO DHE NAVIGATORI

KLIMATIZATORI

SHIKUESHMËRIA

CILËSIA E MONTIMIT

AKSESORЁT

PAJISJET E SIGURISЁ

HAPËSIRA

BAGAZHI

KOMFORTI

MOTORI

PЁSHPEJTIMI

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

KAMBIO

TIMONI

FRENAT

NЁ RRUGË

KONSUMI

ÇMIMI

GARANCIA

Legjenda

(vlen për të gjitha tabelat e provës):

E pamjaftueshme

Kaluese

  • ••

Mesatare

  • •••

E mirë

  • ••••

Optimale

Vlen ½ yll

  • ••••

E shkëlqyer

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...