- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

“ACA KARTING SLALOM 2019”, DY FITUESIT NË “FIA MOTORSPORT GAMES”

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Klubi i Automobilit të Shqipërisë zhvilloi më 15 gusht për herë të parë në vendin tonë garën “ACA Karting Slalom 2019”. Një disiplinë pak e njohur për publikun e gjerë, por që të apasionuarit pas motor sportit e dinë që shumë prej pilotëve profesionistë përfshirë edhe ata të F1, e kanë nisur karrierën si pilotë kartingu. Potenciali i kësaj kategorie motor sporti për tu rritur në Shqipëri është i madh, duke parë edhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet të parë të 24 garuesve, 19 djem dhe 5 vajza. Kjo disiplinë po rritet ndjeshëm kohët e fundit, ku djem dhe vajza 14-16 vjeç drejtojnë kartet me një shpejtësi të kontrolluar ndërmjet pengesave të ndryshme të krijuara me stafeta.  

GARA

Në garën që u zhvillua në pistën e Expocity, fillimisht të rinjtë u njohën me pistën dhe mënyrën se si do të realizonin ushtrimet. Më pas, të gjithë bënë nga një xhiro testuese duke u orientuar nga asistentët e garës. Të rinjtë ndiqnin me emocion garën e gjithsecilit, ndërsa nuk humbisnin asnjë moment për të dokumentuar me foto dhe video pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet. Një garë e konceptuar në dy kategori, djem dhe vajza të moshës 14-16 vjeç dhe nën 14 vjeç ku të gjithë kishin mundësinë e dy xhirove. Gjithsecilit i llogaritej koha e xhiros si edhe saktësia gjatë ushtrimeve duke nxjerrë më pas edhe kohën totale që vlente për renditjen e përgjithshme. Për femra, në disiplinën 14-16 vjeç morën pjesë vetëm dy, Alexia Karaguni që u rendit e para me 158.43 kundrejt Aretisa Gjika me 159.18, duke fituar me vetëm një sekondë diferencë. Në grupin nën 14 vjeç, në vend të parë u rendit Sindi Balla me kohën 122.05 e ndjekur nga Ines Stermasi dhe Enesta Karaguni. Për djem në disiplinën 14-16 vjeç, në vend të parë u rendit Kristofor Mjeshtri me kohën totale 86.73 sekonda, i ndjekur nga Abi Muharremi me kohën 92.77 dhe në vend të tretë u pozicionua Marlind Veizati me 104.53 sekonda. Në grupin nën 14 vjeç i pari u pozicionua Aniel Prenga me kohën 88.87.

FIA MOTORSPORT GAMES

Dy fituesit, Alexia Karaguni për femra dhe Kristofor Mjeshtri për djem do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Ndërkombëtar “FIA Motorsport Games” që do të zhvillojë edicionin e parë të tij këtë vit më 31 tetor deri më 3 nëntor në Romë. Disa muaj më parë, FIA lançoi rregulloren e këtij kompeticioni të ri që në edicionin e parë do të zhvillojë gara në gjashtë disiplina: GT, Touring Car, Formula 4, Drifting, Karting Slalom dhe Digital Motorsport. E veçanta e këtij eventi është se pjesëmarrësit do të garojnë aty për të përfaqësuar shtetet e tyre. Rregulli për sa i përket disiplinës Karting Slalom është për pjesëmarrjen 14-16 vjeç. Në këtë mënyrë, pavarësisht kohëve më të mira që mund të realizonin, djemtë ose vajzat nën 14 vjeç në garën e organizuar nga Klubi i Automobilit të Shqipërisë, nuk mund të fitonin të drejtën për të përfaqësuar vendin tonë në “FIA Motorsport Games”. Kriteri i moshës është i padiskutueshëm në kampionatin e organizuar nga FIA. Djemtë dhe vajzat nën 14 vjeç morën pjesë në “ACA Karting Slalom 2019” vetëm për sa i përket renditjes në Shqipëri.

ACA i uron suksese dy fituesve në përfaqësimin e tyre të flamurit kuqezi për herë të parë në një kampionat kaq të rëndësishëm ndërkombëtar si “FIA Motorsport Games”. Gjithashtu, Auto Club Albania do të vazhdojë të sjellë risi për sa i përket garave në disiplina të ndryshme të motor sportit duke u krijuar mundësinë të rinjve dhe profesionistëve që të marrin pjesë në to dhe më pas të përfaqësojnë Shqipërinë apo veten në kompeticionet e ndryshme ndërkombëtare të organizuara nga FIA.

   

     

                             

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...