AutoClub

MASERATI 80 VJET MË PARË, FITORJA NË “TARGA FLORIO”

Kush e ndjek në vijimësi këtë rubrikë do të ketë vënë re një zhytje në thellësi të viteve. Historia që po tregojmë në fakt zë fill në vitin 1939, por lidhet saktësisht  me temën që është trajtuar në dy javët e fundit. Sepse, protagonist është makina Maserati Tipo 6CM dhe ka lindur në atë territor, në Emilia Romagna, aty ku disa dhjetra vjet më vonë, do të pagëzohej si “Motor Valley. Atje është zhvilluar javën e kaluar “Motor Valley Fest”, ndërsa po ashtu atje është organizuar edicioni i tretë i “Motor 1 Days”. Për këtë arsye lidhja me këtë vend është e fortë dhe shkaku është përvjetori i fitores së automobilit njëvendësh italian në Targa Florio në vitin 1939. (Garë automobilistike në terren të hapur që zhvillohet në Siçili).

Fruti i punës së Ernesto Maseratit

Janë kohët epike të automobilizmit, kur spikatin më tepër shpikjet dhe talenti, intuita dhe risku se sa kalkulimet, sinergjia apo qëllimet e marketingut. Dhe kjo mrekulli e mekanikës doli nga mendja dhe duart e njërit prej themeluesve të Tridentes, Ernesto Maserati, i cili filloi të punonte për njëvendëshen Tipo 6CM që në vitin 1935.

Motor i mbingarkuar

Motori është me 6 cilindra i linjës së mbingarkuar me kompresor vëllimor, me dy boshte me gunga në testato, që vihen në lëvizje nga një ringritje e ingranazheve dhe me dy valvola për çdo cilindër. Fuqia është 175 kf. Por, më tepër se sa motori, arma fituese është telajo: strukturë me mbështetëse paralele, ndërsa suspacioni i përparëm paraqet balestra dhe zbarrë të përdredhur të aplikuara në mënyrë që të rregullojnë tensionin e balestrës në bazë të karakteristikave të pistës së garës.

Një projekt fitues

Përsa i pëket karrocerisë, duhet thënë se ka pasur përmirësime të ndryshme me kalimin e kohës, gjë që çoi në një supermaci thuajse absolute në 1938, kur Tipo 6CM mundi të frikshmet E.R.A. britanike, si dhe të famshmen Alfetta di Alfa Romeo, në një mori garash në cirkuitet më të rëndësishme europiane si me automobilë zyrtarë të markave prodhuese, ashtu edhe ato që i besoheshin Gentlemen Drivers. Mbi të gjitha janë tre edicione rresht të Targa Florio-s të fituara nga kjo makinë: 1937, 1938 dhe 1939.

Me 140 km në orë

Duke iu kthyer motivit të festimeve, ashtu siç kemi shkruar më lart, ky lidhet me vitin 1939 dhe më saktësisht me datën 14 maj. Luigi Villoresi kaloi i pari finishin në Palermo, në Cirkuitin Parco della Favorita. Villoresi regjistroi edhe xhiron më të shpejtë të garës me kohën 2 min e 24 sekonda me shpejtësi mesatare 141,908 km/orë. Në podium si fitues të vendit të dytë dhe të tretë u ngjitën respektivisht Piero Taruffi dhe Guido Franco Barbieri, edhe ata po me Maserati Tipo 6CM. Ishte ky një rezultat historik për  Casa del Tridente, me tre suksese radhazi me 6CM, por që u ndoq edhe në 1940 me Maserati Tipo 4CL, të drejtuar gjithmonë nga Luigi Villoresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *