- Advertisement -
20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

RANGE ROVER EVOQUE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Sukses të jashtëzakonshëm falë dizajnit: pra nuk rrezikon dhe evolon në kontekst të vazhdimësisë. Arredimi i brendshëm është mbretëror, komforti në një progres të ndjeshëm. Pesha e konsiderueshme, ndërkohë, ndikon drejtpërdrejtë në tablonë dinamike.

Gjatë kohëzgjatjes së shtatëdhjetë viteve të saj, Land Rover ka realizuar tre lëvizje, të cilat pa dyshim, përfaqësojnë po të njëjtin numër gurësh kilometrik të historisë së automobilit. Në vitin 1948, me Land Rover seria e parë, i ka dhënë një impuls eksplorimeve në rrugë tokësore dhe ka bërë të aksesueshme vendet më të paarritshme të tokës. Në vitin 1970, me Range Rover, i ka transformuar fuoristradat e egra në sallone të pranuara nga nivelet më të lartë, deri tek vetë Mbretëresha Elizabeta. Në vitin 2010, së fundmi, ka krijuar një model që zë me një titull të mirë një nga hapësirat më prestigjoze në murin e markës angleze, falë suksesit të jashtëzakonshëm komercial: një Land Rover në katër, sot, është një Evoque. Pa i rënë shumë rrotull, vetë merita e këtij rezultati është padiskutim e dizajnit. Na lejoni një koment të shkurtër mbi këtë temë: në vitet 2011, pak para debutimit europian, nuk kishte ndodhur kurrë, as duke ngarë ndër modelet më ekzotike sportive, që të ndalonin aq shumë njerëz kurioz për të admiruar nga afër modelin e parë Suv kompakt me paraqitje prej coupé. Sportive, por në të njëjtën kohë elegante. E projektuar në të ardhmen me linja largpamëse, por menjëherë e pajtueshme me vlerat e markës angleze. Joshëse në veçanti për sytë e femrave, por edhe për ato të meshkujve.

Pra, të duhet të vesh dorë mbi një model të tillë për të krijuar një trashëgimtar është vërtetë diçka për të lënë pa gjumë. Nevojitet një gjakftohtësi e lartë dhe një nivel projektimi i lartë. Megjithatë, pavarësisht se e vetmja trashëgimi e serisë se parë janë çernierat tek dyert, gjenerata e dytë e Evoque arrin të paraqitet totalisht e rinovuar, por në të njëjtën kohë duke i qëndruar besnike konceptit të origjinës.

Pas përfundimit të xhiros përqark modelit për të admiruar çdo detaj stilistik, doreza e zhdukur shfaqet nga panelet për të dhënë akses në botën e re. Sapo futesh brenda, mjafton të rregullosh timonin dhe sediljen për të rigjetur pozicionin e drejtimit të mëparshëm: ndenjëse e lartë, por jo e tepërt, bllok i timonit që zhvendoset në  drejtim gjatësor për disa centimetra, për të mundësuar t’i mundësuar trupit të shtrijë gati plotësisht këmbët, edhe duke i mbajtur krahët e përthyera. E përkryer. Nëse mbyll sytë, padiskutim e di që je në një Evoque, por sapo i rihap, kupton se koha ka kaluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Si në rastin e pjesës së jashtme, vendosa e kroskotit është e njëjtë me më parë. Por bëhet fjalë vetëm për një përshtypje. Tërësia është më e rregullt dhe lineare, falë dy ekraneve prej 10 inç të sistemit touch pro duo, të cilët kanë eliminuar butonat fizikë. Në përgjithësi dominon një ndjesi e një pasurimi më të lartë, falë materialeve të çmuar të pranishëm kudo dhe të disa finesave funksionale: ekrani qendror i cili ngrihet disa centimetra nga bazamenti i tij për një shikueshmëri më të mirë, dy dorezat për të menaxhuar klimatizatorin (më mirë kështu se touch) të mbështetur në ekran. Në panelin qendror lulëzon edhe një levë  e kambios me tipare tradicionale e cila zëvendëson rrotullën e madhe të zhdukshme, sikur kërkon të rikthejë vëmendjen  tek drejtuesi. I cili para syve gjen tashmë panelin virtual të  pa mungueshëm në proçesin e dixhitalizimit të modelit Evoque. Megjithatë, në këtë rast, gjejmë disa rezerva në drejtim të funksionalitetit: për ndryshimin e paraqitjes së ekranit, nga harta e zmadhuar tek instrumentet rrethore, duhet praktikisht të navigohet në brendësi të menusë dhe të bëhet vendosja çdo herë e ekranit, proçes ky jo shumë praktik gjatë udhëtimit. Shtypja e një butoni të vetëm, siç ndodh në të gjithë modelet e grupit VË, do kishte qenë shumë më praktike. Gjithashtu, duke mbajtur në konsideratë statusin e këtij modeli, një tjetër vërejtje duhet bërë për komandat e volumit të audios dhe të pasqyrave që nuk janë të ndriçuara.

SUSPENSIONE TË DENJA PËR RANGE

Le të nisim një vlerësim, me versionin paraardhës Evoque si pikë referimi. Gjenden menjëherë detaje të përbashkëta sapo sheh tek pasqyra e brendshme, me shikueshmërinë prapa përsëri pak të limituar për shkak të përmasave të vogla të xhamit prapa. Megjithatë, gjërat janë përmirësuar, për më tepër, tashmë është e pranishme pasqyra dixhitale që tashmë zgjeron shikueshmërinë. Ndjesia e parë  gjatë parregullsive të rrugës, është një përthithje e shkëlqyer e suspensioneve, gati në nivelin e një grupi pneumatik. Komoditet ky i papritur për një model Evoque. Faktikisht, duke kontrolluar nëpër shifrat e qendrës së provave, komfirmohet që rritja cilësore, për këtë kontekst, është e konsiderueshme dhe menjëherë e ndjeshme. Me shumë mundësi suspensionet adaptive (opsionale) bëjnë pjesën e tyre. Mbetet të përmendet se shkronjat kubike që formojnë shkrimin Range Rover janë më se të përshtatshme është për modelin më të vogël. Edhe pse tek puna e amortizatorëve duhet shtuar edhe një izolim akustik tejet i përkujdesur, me përjashtim të fëshfërimave të zakonshme aerodinamike në shpejtësi të larta.

Për cilësinë  e lartë të udhëtimit kontribuojnë edhe motori dhe kambio, në rastin konkret njësia dy litra Ingenium prej 180 kf dhe kambio me nëntë marshe të prezantuara gjatë karrierës së serisë pararendëse, midis viteve 2014 dhe 2015. Hapi përpara ishte kryer tashmë deri në atë kohë, me motorin turbodiesel shumë më tepër silencioz, homogjen dhe më pak të etur krahasuar me 2.2 Td4/Sd4, me transmisionin më të rregullt dhe pa pasiguri në ndryshimet e raporteve krahasuar me versionin origjinal me gjashtë raporte. Megjithatë, këtu është e pranishme risia e mild hybrid prej 48 V (për të cilin flasim më në detaje në faqet në vijim) për t’i dhënë suport, të paktën në linjën teorike, konsumit dhe rimarrjes së shpejtësisë. Në realitet, i vetmi ndryshim i ndjeshëm është motori që fiket kur je akoma në lëvizje, nën nivelin 17 km/h. Ndërkohë, për sa i përket përmirësimeve në rimarrjen e shpejtësisë – e cila është gjithsesi aspekt për t’u vlerësuar – apo në kontekstin e përshkueshmërisë (mesatarisht 12 km/litër) nuk është se ka. Në qytet për më tepër, ku pritej të kishte një rënie të konsumit për shkak të pranisë së njësisë 48 V, ai është rritur.

Edhe sjellja e Evoque pasqyron atë të mëparshmen. Me një timon të lehtë dhe mjaft të drejtpërdrejtë, pavarësisht se jo të jashtëzakonshëm në përgjigje, modeli më kompakt i gamës Range duket dinamike dhe e manovrueshme, të paktën në shikim të parë. Megjithatë, gjatë rritjes së ritmit të drejtimit fillojnë të shfaqen limitet e diktuara nga një bllok shasie dhe karrocerie të projektuara për komfortin dhe nga një peshë shumë e lartë: gati 2100 kg në kushtet e provës, pavarësisht, përdorimit të platformës së optimizuar, të cilat me shumë vështirësi pranohen tek Velar.

KAMERAT KA KUDO SY

Ja një demonstrim për si mund përdoren kamerat në një mënyrë inteligjente. Ose me saktë, në dy: e para ka të bëjë me zonën e pasme, në rast se shikueshmëria është penguar nga sende të mëdha brenda në bagazh. Një kamera e vendosur në brendësi të antenës në tavan i transmeton pamjet pasqyrës, e cila transformohet në një ekran dixhital prej 9,5 inç me një rezolucion 1.600×320 pixel. Mjafton të aktivizohet leva e caktuar për anti verbimin manual për të kaluar nga pamja normale e pasqyrës tek ajo dixhitale. E cila jo vetëm që i siguron fushëpamje të lirë pavarësisht ngarkesës në bagazh, por dyfishon gjerësinë e fushëpamjes (nga 25° në 50°), në mënyrë që të mund të dallohen edhe automjetet në këndin e errët. I vetmi limitim janë reflektimet që mund të krijohen në kushte të caktuara ndriçimi, si në agim apo muzg. Pasqyra e quajtur Clearsight është në seri tek konfigurimet top (First Edition, HSE, R-Dynamic HSE), në të kundërt kushton 422 euro. Sistemi i dytë, i emërtuar Clearsight Ground Vieë, është akoma më tepër revolucionar. Cilësia e tij është shfaqja, përmes ekranit prej 10 inç në panelin qendror, atë që gjendet poshtë rrotave të para, si të ishte kofano transparente. Për realizimin e kësaj pëdoren dy kamerat e vendosura poshtë pasqyrave të jashtme dhe ajo ballore tek grila, të cilat së bashku gjenerojnë një pamje virtuale 180 gradë të terrenit poshtë. Bëhet fjalë për një zgjidhje me inspirim të ndjeshëm ndaj off road, ku në disa itinerare, për të kaluar një pengesë, është thelbësore të njihet deri në milimetra pozicionin ekzakt të rrotave të para. Në rastin e Evoque, më së shumti, mund të jetë e dobishme thjeshtë për të mos dëmtuar rrotat prej 21 inç nëpër trotuare.

PREMIUM NË GJITHÇKA DHE PËR GJITHÇKA

Modeli Evoque ka inauguruar kategorinë e  modeleve Suv kompakte të luksit dhe modeli i ri e përmbush më së miri këtë rol. Si jashtë ashtu edhe brenda, niveli i ekzekutimit është realisht shumë i lartë, duke filluar nga boja, e cila është e shkëlqyer dhe nuk ka asnjë parregullsi, deri tek mbështetja e paneleve të karrocerisë, tek të cilat xhokot janë shumë të vegjël dhe uniforme. Të plota, gjithmonë në modelet Range, guarnicionet e dyerve dhe të kofanos, për të shmangur hyrjen e pluhurit dhe të baltës në kabinë dhe në bllokun e timonit. Brenda dominon lëkura, me të cilën janë të veshura sediljet dhe pjesa ballore e kroskotit. Edhe këtu montimi është i përkujdesur, me parregullsi minimale. Vlerësohen edhe komandat, në veçanti ato mbi timon, gjithashtu edhe bagazhi është konceptuar me përkujdesje dhe i pajisur me kapëse, ganxha dhe shirita për të siguruar ngarkesën.

TEKNIKA/SISTEM I ZGJUAR

Modeli i ri Evoque është një nga ekzemplarët e parë të elektrifikimit të shpërndarë në (thuajse) të gjithë gamën. Nëse merret në konsideratë versioni hyrës prej 150 kf me rrota të para aktive dhe kambio manuale, faktikisht sistemi mild hybrid prej 48 volt është në seri në të gjitha variantet dhe në 2020 do të mbërrijë edhe hibridi plug-in, i shoqëruar nga një njësi turbobenzine prej 1.5 litra me tre cilindra. Në këtë rast, hibridi “i lehtë” është i bazuar në një motogjenerator të vënë në punë me rrip (Bsg, ose Belt starter generator), i cili zëvendëson alternatorin normal: gjatë ngadalësimit rikuperon një pjesë të energjisë duke gjeneruar rrymë e cila magazinohet në një bateri me jone litiumi të vendosur poshtë pozicionit të drejtimit dhe që gjatë përshpejtimit, e ripërdor duke lehtësuar detyrën e motorit me djegie të brendshme dhe gjeneruar deri 140 Nm moment përdredhës. Gjithashtu, duke u afruar në afërsi të semaforëve, motori shuhet sapo shpejtësia e mjetit zbret nën 17 km/h, për tu ndezur me pas shpejt dhe qetësisht sapo të tërhiqet nga rripi i gjeneratorit. Sipas kompanisë, është e mundur të ulet konsumi deri në 6% dhe  reduktohen emetimet e CO2 deri në tetë gramë në ciklin e homologimit Nedc, akoma i vlefshëm për përllogaritjen e emetimeve të dioksidit të karbonit. Sistemi 4×4 përfshin një xhunto me çift konik i cili mund të shkëpusë boshtin e transmisionit kur nuk nevojitet traksioni në rrotat e pasme, duke reduktuar humbjet e fuqisë; falë veprimit të lehtë të frenave, pastaj nëpër kthesa mund të limitohet nënkthimi, duke përmirësuar sjelljen në rrugë. Struktura e shasisë është e re: hapi është e rritur me 20 mm dhe fortësia është më tepër se 13% krahasuar me modelin e vjetër. Platforma është projektuar prej fillimit për të mbajtur poshtë saj bateritë si të versionit mild si ato plug in dhe përkujdesje konstruktive të  rritur: xhokot midis paneleve të karrocerisë janë reduktuar prej 42%.

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Thuajse e ngjashme me më parë, pra shumë i mirë. Pozicioni i drejtimit, pavarësisht se është i ngritur, është i njëjtë me atë të një veture. Rregullimet e sediljes (elektrike me 14 pozicione) janë të shumta dhe selektive; është e pamundur të mos gjendet vendosja e duhur.

KROSKOTI DHE KOMANDAT

Një fuzion i këndshëm midis materialeve të çmuara dhe linjave të thjeshta. Paneli i komandimit evoluon nën simbolin e vazhdimësisë, me kalimin nga komandat fizike tek ato touch, pa lënë pas dore funksionalitetin.

INSTRUMENTET

Të kompletuara dhe të lexueshme mirë. Paneli dixhital përfaqëson një rast të humbur: kalimi nga një layout tek tjetri është kompleks. Një buton i vetëm për të ndryshuar paraqitjen, si përdoret nga të tjerë, do ta kishte zgjidhur situatën.

INFOTAINMENT

Hap përpara krahasuar me impiantin e mëparshëm, për sa i përket intuitivitetit të përdorimit dhe të plotësisë së funksioneve. Përshtatje e plotë për telefonat Apple apo android, por komandat zanore janë akoma të prerjes klasike.

KLIMATIZATORI

Vlerësohet fakti se për ta komanduar janë dy rrotulla fizike të cilat dalin nga ekrani i dytë touch, zgjidhje praktike anti-shpërqëndrim. Njësia bi-zonë e realizon më së miri detyrën e tij në të gjitha zonat e kabinës.

SHIKUESHMËRIA

Mbetet gjithmonë fatura që duhet të paguajë për shkak të dizajnit të veçantë. Shikueshmëria e pasme përmirësohet disi por mbetet e limituar për shkak të xhamit prapa të ulët. Disi penguese në anën e majtë kolona anësore dhe pasqyra.

CILËSIA E MONTIMIT

Bollëku i materialeve mbetet po në të njëjtat nivele të kënaqshme të gjeneratës së mëparshme. Gjithashtu edhe përdorimi i tyre duket se është i vlefshëm, për rrjedhojë cilësia e perceptuar është më e lartë.

AKSESORËT

Ky version nuk ka gjë mangët: First Edition përfshin gjithçka mund të dëshirohet dhe akoma më tepër, në çdo këndvështrim. Megjitatë duhet përmendur, që ofrohet me një çmim që e vendos disi në kontradiktë me Velar.

PAJISJET E SIGURISË/ADAS

I pranishëm spektri i plotë i sistemeve të asistencës, nga frenimi automatik tek sinjalizimi i këndeve të errët me monitorim të trafikut prapa, duke kaluar nga ruajtja e trajektores dhe cruise control aktiv.

HAPËSIRA

Nuk shënohen shndërrime: brendësia ofron në thelb të njëjtat centimetra me më parë, me hapësirë më se të mjaftueshme në çdo drejtim për katër persona. Vendi qendror, zakonisht kërkon durim dhe pak sakrificë.

BAGAZHI

Në këtë zë, të paktën formalisht, përmirësimi është vërtetë i ulët. Bëhet fjalë për rreth njëzet litra, asgjë më tepër, por një total prej 341 litra përfaqëson minimumin e mundshëm për një Suv me këto përmasa. Praktik edhe fraksionimi i sediljeve.

KOMFORTI

Falë suspensioneve adaptive, modeli i ri Evoque hedh një hap të konsiderueshëm përpara në kontekstin e përthithjes së parregullsive, që tashmë kanë një spektër akoma më të gjerë. Gjithashtu, niveli i zhurmave është në nivele vërtetë të kënaqshme.

MOTORI

Një njësi dy litra diesel pikat e forta të të cilit janë momenti i konsiderueshëm (430 Nm) dhe elasticiteti. I rrjedhshëm dhe i këndshëm në punë, gjithashtu i heshtur për sa i përket zhurmës, gjë që tregon një punë të mirë me izolimin akustik.

PËRSHPEJTIMI

Performanca në të njëjtat nivele me ato të versionit fillestar. Duke marrë në konsideratë peshën e konsiderueshme që duhet të vihet në lëvizje nga 180 kf, modeli Evoque shënon shifra shumë të mira kur veprohet disi mbi pedalin e gazit.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Sasia e konsiderueshme e momentit përdredhës e përballon më së miri peshë, e mbështetur edhe nga një farë shpejtësie e kambios për të futur raportin e duhur në çdo situatë. Në këtë mënyrë rimarrjet e shpejtësisë së modelit janë gjithmonë të përpikta.

KAMBIO

Me një shumicë të tillë raportesh, shigjeta e matësit të xhirove gjendet gjithmonë në pikën e duhur. Ndryshimet e raporteve janë të rrjedhshme, më tepër se në të shkuarën. Megjithatë, shënohen përsëri disa vonesa në ndërrime në rimarrjet e shpejtësisë në regjime të ulëta.

TIMONI

I lehtë dhe relativisht i drejtpërdrejtë, kontribuon për të transmetuar një ndjesi shkathtësie dhe dinamizmi. Shpalos një preçizion të lartë, por lë vend për pakënaqësi për sa i përket ndjeshmërisë, gjithashtu kur nevojiten rrotullime të shpejta në krahun e kundërt, rezulton i ngadaltë.

FRENAT

Impianti rezulton i dimensionuar sipas nevojës: garanton një kapje të mirë, një rezistencë të besueshme ndaj përdorimit intensiv dhe hapësira ndalimi tejet të përmbajtura. Edhe në terrenet e çrregullta, shpeshherë zonë kritike për elektronikën.

SJELLJA DINAMIKE

Në marshet e para shfaqet e shkathët, por sapo ritmi rritet dalin në pah limitet e peshës së lart dhe të gomave all season. E gjitha kjo në dëm të manovrueshmërisë, edhe pse jo në dëm të qëndrueshmërisë.

KONSUMI

Pavarësish konceptit mild hybrid, përshkueshmëritë janë të përafërta me ato të serisë së mëparshme me të njëjtin motor: mesatarisht 12 km/litër. As në zona urbane nuk shënohen përmirësime. Shumë e lartë autonomia.

ANË POZITIVE

Komforti. Hap i konsiderueshëm përpara për sa i përket përthithjes së suspensioneve. Gjithashtu vlen të vlerësohet edhe udhëtimi relativisht i heshtur.

Cilësia. Evoque është e montuar mirë dhe e realizuar me materiale tejet cilësore. Ambient premium.

ANËT NEGATIVE

Sjellja dinamike. Dy mijë e njëqind kilogramë janë vërtetë të tepër. Për këtë arsye Esp detyrohet të punojë më tepër se duhet. Dhe jo gjithmonë ka sukses..

Bagazhi. Valixhet duhen përgatitur me racionalitet: volumi total shënon shifra disi modeste.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...