- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

HAMILTON DREJT TITULLIT, VERSTAPPEN THYEN MONOTONINË

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Red Bull thyen hegjemoninë e Mercedes pas nëntë garash. Për herë të parë këtë sezon anglezi nuk ngjitet në podium, ndërsa holandezi dhuron spektakël në garën e fundit në Austri    

Gjashtë fitore në tetë gara. Çfarë mund të thuash më shumë për këtë Mercedes? Për më tepër, çfarë mund të thuash më shumë për Luis Hamilton që ka siguruar fitoren e 79-të në karrierë dhe është në rrugën e duhur drejt titullit të 6-të kampion të Formula 1? Gara e Francës ishte një manifestim i superioritetit teknik të Mercedes që dominoi në provat e lira, në kualifikuese dhe në garë. W10 e Hamilton dhe Valtteri Bottas nuk i dha asnjë shans rivalëve, ndërsa ata që u rehatuan në divan dhe ndoqën garën në TV, shpresuan për të parë pak aksion. Por, në fakt ndoqën vetëm Charles Leclerc që sulmoi Bottas në fazën finale për vendin e dytë, por që nuk ia arriti qëllimit.

GARA E FRANCËS

Hamilton kontrolloi gjithçka nga fillimi dhe deri në fund, pa u surprizuar nga Bottas, i vetmi duel që mund ta kishte bërë garën më interesante. Ferrari është ngjitur në podium me Leclerc që i jep më shumë moral pilotit se sa tifozëve të “kokëkuqes”, diçka më mirë se Verstappen i Red Bull që u rendit i katërti, ndërsa Sebastian Vettel e mbylli në vend të pestë. Për Seb, pika që i dha shumë avantazh në xhiron e shpejtë ishte montimi i gomave të buta në fazën finale. Por, në këtë moment, Ferrari vetëm mund të shpresojë që të shqetësojë Mercedesin në aspektin e motorit, pasi në pistë humbet shumë terren. Gjithçka e thjeshtë për Mercedes që në start me Hamilton që nuk kishte probleme duke u mbështetur nga mbrapa krahëve edhe nga Bottas. Pas tyre Leclerc dhe Verstappen ruajnë pozicionet me ferraristin që mbrohet mirë, edhe pse holandezi e sulmon pas kthesës së dytë. Në xhiron e gjashtë, Vettel arrin të kalojë Norris. Në pjesën e parë të garës ka pak emocione me Rikardo dhe Magnussen që në xhiron e 17-të hyjnë në pit-stop për të montuar gomat e forta. Pas 20-të xhirove ishte radha e dy McLaren dhe në të 21-ën Verstappen me Red Bull. Ndërsa, Ferrari i kërkoi Vettel që të qëndronte në pistë për të kaluar holandezin e Red Bullit. Në xhiron e 24-t dhe 25-të hyjnë në pit stop dy Mercedesët, Bottas i pari dhe më pas Hamilton. Më në fund edhe radha e Vettel në xhiron e 25-të, por që kur rihyri në pistë, e pa veten pak sekonda mbrapa Verstappen dhe nisi sulmin për vendin e 4-t. Por, pozicionet nuk ndryshuan deri në fund.

GARA E AUSTRISË

Më në fund, pas nëntë garash thyhet hegjemonia e Mercedec-it. Max Versttapen me Aston Martin Red Bull dhuron spektakël në garën e fundit në Austri. Holandezit iu desh që të priste edhe disa orë pas përfundimit të garës që të konfirmohej fitues. Një parakalim i tij ndaj Leclerc në garën e 3-të nga fundi, u bë objekt i shqyrtimin nga komisarët e garës. Në fund, fitorja e Versttapen u konfirmua, ndërsa piloti i Red Bull theu hegjemoninë e Mercedesit që deri tani i kishte fituar të gjitha garat me Luis Hamilton dhe Valtteri Bottas. Nw start ishte rreshtimi më i ri në historinë e Formula 1, me Max Verstappen që nis sulmin në mënyrë graduale. Ndërsa, Vettel arrin të kalojë nga vendi i 9-të në të 6-in. I mbështetur nga 20 mijë holandezë që kishin ngjyrosur tribunat e pistës “Red Bull Ring”, Max nis tw vwrw nw zbatim planin. Fillimisht, ai kalon Lando Norris në xhiron e 6-të dhe më pas Raikkonen në të 9-ën. Në xhiron e 21-të nisin edhe ndalesat në pit stop, fillimisht me Bottasin dhe Vettelin që humbasin terren. Ndërsa, Hamilton që zëvendësoi “hundën” pasi e kishte dëmtuar për shkak të disa goditjeve të rënda gjatë frenimeve. Në xhiron e 50-të, Versttapen kaloi Max në xhiron e 50-të në kthesën e 3-të. E njëjta ku ai më pas kaloi Bottas në xhiron e 56-të. Dhe nga aty, diferenca me Leclerc nis të zvogëlohet, kjo për shkak edhe se gomat e Ferrarit ishin shumë të përdorura. Për të mbërritur në momentin që të gjithë e prisnin. Në kthesën e 3-të, Leclerc mbetet mbrapa pas një parakalimi të Versttapen. Vettel, në xhiron e parafundit kaloi Hamilton dhe përfundoi i 4-ti pas Bottas. Përsa i përket renditjes së përgjithshme, Hamilton është në krye me 197 pikë, i ndjekur nga Bottas me 166 dhe në vend të tretë është i pozicionuar Versttapen me 126 pikë. Gara e radhës do të zhvillohet më 14 korrik në Britaninë e Madhe.          

Ferrari: Vendim i gabuar,

por e respektojmë

Skuderia Ferrari ka mbetur e zhgënjyer nga gjyqtarët, të cilët vendosën që të konfirmojnë fitoren e Versttapen duke mos e penalizuar përsa i përket momentit të parakalimit të pilotët të Red Bull ndaj atij të “kokëkuqes”. Në një konferencë për shtyp menjëherë pas vendimit të gjyqtarëve, drejtori i Ferrarit, Mattia Binotto deklaroi: “Leclerc nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe u shty për të dalë nga pista. Duhet t’i lejojmë pilotët të luftojnë. Por, ne e kuptojmë se është një vendim i bërë në favor të sportit. Ne e respektojmë vendimin, por është i gabuar. Bravo Verstappen, bëri një garë fantastike si Leclerc, por nuk kemi se çfarë të themi më shumë. Nuk ka asnjë ndëshkim, kujdestarët kanë vendosur të mos ndërhyjnë. Por, Leclerc nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe Verstappen e shtyu atë”. I pyetur nga gazetarët në lidhje me një “luftë” të mundshme me FIA-s, Binotto përgjigjet: “Stili ynë nuk është që të rrihemi me grushte. Ju siguroj se prapa kuintave ne po punojmë shumë. Për zgjedhjen e gomave më vjen keq. Përsa i përket garave të ardhme, ka ende pista që na favorizojnë ne dhe të tjerët më pak. Do të luftojmë në garat e ardhshme me të njëjtën frymë”.

Verstappen: Ishte

një fitore zemre     

Max Verstappen nuk e nisi mirë garën e fundit në Austri, ndërsa për një moment mendoi se gjithçka u mbyll që në start. Por, me kalimin e xhirove arriti të parakalonte rivalët që kishte përpara dhe në fund e mbylli në vend të parë. Për fitoren e tij të parë këtë sezon, piloti holandez deklaroi: “Pas asaj nisje, mendova se gara përfundoi, por me kalimin e xhirova gjërat shkuan mirë dhe ia dolëm të parakalonim makinat që ishin përpara”. I pyetur për kontaktin me Leclerc, holandezi i Red Bull u përgjigj: “Ishte një betejë normale dhe besoj se konfirmimi i rezultatit nga FIA ishte vendimi i duhur. Ne luftuam me shpirt ndër dhëmbëve, por mendoj se nuk kishte asgjë të keqe në atë parakalim”. 

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...