- Advertisement -
18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

FRAGMENTE NGA QASHQAI

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Tek koncepti IMq ndërthuret vizioni i ardhshëm stilistik i kompanisë japoneze dhe disa tipare të gjeneratës së ardhshme të modelit që shpiku makinat crossover. Ja cilat

Ёshtë befasues mendimi se, brenda një viti e gjysmë, koncepti IMq mund të bëhet Nissan Qashqai i ardhshëm, pra një nga modelet më në zë të këtij fillim shekulli: ai që, për ta kuptuar më mirë, në vitin 2006, shpiku zhanerin e makinave crossover, duke u ndjekur më pas nga kompanitë e tjera. Këtu qëndron e gjitha: Nissan hapi rrugën dhe mbeti për vite me radhë padrone e atij segmenti, derisa, padyshim, konkurrenca filloi të rritej. Në vitin 2013, hodhi në treg gjeneratën e dytë, e cila rezultoi më pak revolucionare se e para, por gjithsesi fituese në treg. Tani kompania japoneze shikon përpara dhe ka nisur një plan të thelluar për rinovimin e gamës, i cili do të nisë nga stili.

Me pak fjalë, dëshiron të kthejë faqe, duke u përpjekur të propozojë modele gjithnjë e më origjinale dhe me ndikim, të cilat do të sigurojnë vazhdimësinë e rezultateve edhe në të ardhmen. Një gjë të tillë e tregon prezantimi i modeleve koncept, të tilla si IMs (në Sallonin e Detroit), dhe padyshim modeli Imq.

PAK MЁ SHUMЁ I “PACIPЁ”

Natyrisht, gjenerata e ardhshme e segmentit C crosover, nuk mund të jetë aq e “pacipë” sa ky model koncept: padyshim, do të humbasë dyert si kanata dollapi, disqet 22 inç (me goma gjysmë të rrëshqitshme), çatinë kulmore, pasqyrat virtuale, pajimet e brendshme futuriste dhe të tjera zgjedhje ekstreme, tipike të makinave të sallonit. Por, gjithsesi diçka do të mbetet. Këtë e konfirmon Matthew Weaver, drejtor i dizajnit të Nissan Europe: “Kam besim se do mund të ruajmë shumë nga koncepti, tek modeli që do të prodhojmë”. Një gjë të tillë e thotë dikush që i njeh shumë mirë makinat me rrota të larta të kompanisë, dhe që ka punuar pikërisht tek prototipi i makinës së parë Qashqai, në vitin 2004.

Sidoqoftë, për të imagjinuar të ardhmen, duhet të dijmë se si të lexojmë mes rreshtave: ne u  përpoqëm ta bëjmë, siç mund të shikohet nga rikonstruksioni në këto faqe. Madhësia, para së gjithash, mund të jetë më e madhe se Qashqai aktual. Pothuajse me siguri, nuk do të arrijë gjatësinë 4.56 m të konceptit, por modeli standard mund të fitojë akoma rreth 10 centimetra në gjatësi, duke kaluar nga 4.39 m në rreth 4.50 m (në këtë rast, pothuajse do të barazohej me Volkswagen Tiguan). Vetë Weaver e konfirmon një gjë të tillë në mënyrë indirekte, duke vënë në dukje se, tashmë, çdo ndryshimi gjenerate, i korrespondon rritje përmasash,  një tendencë pra, që ndoshta do të përfshijë gjeneratat e ardhshme të Juke dhe X-Trail.

Sidoqoftë, është stili që spikat: modeli koncept IMq duket të jetë një hap i vërtetë drejt së  ardhmes, falë dizajnit të mprehtë dhe dinamik, të krijuar nga skaje të mprehta dhe supe të fuqishme, me një përzierje të këndshme mes relieveve të ulëta dhe vëllimeve të plota, pa harruar përdorimin e përsëritur të formës bumerang, jo vetëm tek fenerët. Më tej, jashtë disa ipografive tipike të prototipit, mbetet ndjesia se modelet e ardhshme të Nissan, të paktën në gamën e modeleve crossover, mund të marrin një rrugë me ton stilistik pak më sportiv dhe tërheqës modeli off-road, duke u afruar kësisoj me zonën premium. Një gjë të tillë e konfirmojnë disa elementë, si xhamat e pjerrët (edhe pse pjerrtësia nuk do të jetë aq e madhe në fazën e prodhimit) dhe linja e lartë e rripit, e cila dhuron personalitet. Por edhe pjesa e përparme dhe ajo fundore e modelit koncept, lënë të kuptohet, së bashku me lartësinë spikatëse nga toka, se modelit të ardhshëm do t’i ofrohen disa centimetra më shumë, për t’u përshtatur edhe larg asfaltit.

Kabina e gjerë dhe mikpritëse, pa dyshim do të jetë një nga objektivat kryesore të makinës që do të prodhohet. Përveç hapit mjaft të gjatë, në fakt, IMq propozon një shtrirje të pasme të reduktuar deri në kockë (ndërsa ajo e përparme nuk është edhe aq e shkurtër). Një kuriozitet i prototipit: përgjatë gjithë pjesës së poshtme, ndodhet një fashë kontrasti prej plastike, e realizuar tërësisht me dorë: “Një sfidë e bukur”, zbulon projektuesi, “sidomos tek pjesët e xhuntove”.

PЁRMASAT RRITEN

Forma, megjithatë, nuk përbën qëllim në vetvete. Dhe nëse kjo është e vërtetë sot, do të jetë akoma më shumë nesër, sepse llojet e reja të motorëve, do t’u lejojnë projektuesve liri më të madhe manovrimi, madje edhe për sa i përket kabinës. Edhe nga këndvështrimi teknologjik, IMq, është pioniere, duke shfaqur, nën karroceri, evolimin e sistemit e-Power, tashmë në shitje në formë të thjeshtuar në modelet Note dhe Serena në Japoni, dhe në pritje në Europë në vitin 2022. Si funksionon? Tek Imq, është konfiguruar si sistem hibrid: pikat e tij të forta janë motori turbobenzinë 1.5, që thjesht karikon baterinë (dhe për këtë arsye nuk është i lidhur me rrotat), si dhe dy njësitë elektrike, një për secilin aks, të cilat ofrojnë traksion integral, pa qenë nevoja e transmisionit. Ky mekanizëm, pa funksionalitetin plug-in, jep (për sa i përket pjesës elektrike), plot 340 kf dhe moment përdredhës 700 Nm, duke përfaqësuar një zgjidhje ekologjike të mëtejshme për kompaninë, e cila tashmë ofron një model të suksesshëm, të plotë elektrik, atë Leaf. Por IMq gjithashtu shikon përpara edhe për sa i takon drejtimit autonom: me një version eksperimental të sistemit të asistencës ProPilot, në fakt, është në gjendje të ndihmojë drejtuesin në rrugët urbane dhe autostrada, duke interpretuar të dhënat e sinjaleve rrugore dhe trafikut, të transmetuara nga rrjeti i sensorëve, radari dhe kamerat e makinës.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...