- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

“PARKINGU I HISTORISË” DHE NJË PLATFORMË ONLINE PËR MJETET HISTORIKE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Klas, shije, pasion, detaje shumë tërheqëse, modele klasike dhe histori! Ambientet e jashtme të Kryeministrisë u shndërruan në “parkingun më të vjetër” në Shqipëri, ku u ekspozuan modele të vjetra të automjeteve dhe motomjeteve dhe koleksionistë të pasionuar paraqitën për publikun mjetet e tyre që i ruajnë me fanatizëm.

Më 24 prill 2019, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së bashku me projektin e saj, “Retro”, organizuan “Retropublik” në ambientet e COD (Center for Openness and Dialogue) në Kryeministri. Një dëgjesë mbi propozimet për përcaktimin e rregullave, plotësimin dhe përmirësimin e akteve ligjore për mjetet me interes historik. Në këtë aktivitet ishin të ftuar koleksionistë dhe të pasionuar pas mjeteve historike, klube e shoqata, restaurues, përfaqësues nga biznese në fushën e automobilizmit, specialistë dhe përfaqësues politikash e shërbimesh të transportit rrugor.

Aktiviteti ishte shoqëruar me një ekspozitë, ku mbi 30 automjete dhe motomjete historike qëndruan në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve. Gjatë takimit u diskutuan çështje dhe problematika me interes si: identifikimi dhe regjistrimi i mjeteve të vjetra dhe historike, njehsimi dhe plotësimi i dokumentacioneve, homologimi, taksat e mundshme, si dhe u shkëmbyen eksperienca mes pjesëmarrësve, stafit organizator dhe specialistëve të fushës. Pasioni për mjetet historike dhe dëshira për të krijuar dhe për të dokumentuar një kulturë të automobilizmit në Shqipëri ishte edhe pika që bashkoi të gjithë grupet e interesit atë ditë.

Po çfarë është “Retro.al”?

Është projekti më i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e konceptuar si një platformë online në Shqipëri dedikuar të pasionuarve pas mjeteve historike. Një koleksion virtual ku ndahet përkushtimi, pasioni dhe dashuria për mjetet historike, vlera arti, teknologji e dizajn, mjeshtëri dhe krijimtari e paharrueshme. Një projekt i shumëpritur dhe shumëkërkuar nga mjeshtrit, restauruesit dhe koleksionuesit e çiklomotorëve dhe automjeteve të hershme dhe me interes historik. “Retro” lindi me synimin për t’i dhënë jetë trashëgimisë dhe për të ekspozuar sa më shumë mjete me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësi për këtë aktivitet pasionant.

Dëshironi një targë të veçantë me ngjyra dhe karaktere të personalizuara si një suvenir? Tani kjo është e mundur falë shërbimit më të ri online: “Targat Suvenir”, e mundësuar nga DPSHTRR dhe “Retro”. “Tashmë kushdo mund të porosisë online në faqen zyrtare ‘ëëë.retro.al’ dhe të personalizojë ‘Targën Suvenir’ sipas dëshirës, duke zgjedhur ngjyrën, formën dhe karakteret. Këto targa mund të përdoren për dedikime, personalizime, shoëroom, zyrë, shtëpi, etj., dhe nuk janë për qarkullim të përditshëm. Tarifa e këtij shërbimi është 1,500 lekë dhe të ardhurat shkojnë për projektet e ‘Retro’ dhe aktivitetet me mjete historike”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

Gjithashtu, për të shmangur mundësinë e informalitetit lidhur me shërbimin e përzgjedhjes së targave të veçanta, DPSHTRR ka vendosur të ofrojë aplikimin online për ata që janë të pasionuar pas këtyre targave. Për herë të parë, bëhet i mundur rezervimi online për targat me seri të veçanta. Aplikimi bëhet në http://rezervim.dpshtrr.gov.al/#/booking.

“Ky shërbim është klasifikuar në dy drejtime:

1. Për automjetet ofrohen dy kategori të ndryshme targash të veçanta:

a) Kategoria e Parë përfshin të gjitha targat, tre numërorët e të cilave janë të njëjtë, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre, si edhe dy-tre numërorët 001 dhe 007 që kanë kërkesat më të larta.

Shembull: ‘111, 222, 999 dhe 001, 007’. Tarifa është 30.000 lekë plus tarifat standarde të shërbimit të regjistrimit të automjetit.

b) Kategoria e Dytë përfshin të gjitha targat, tre numërorët e të cilave fillojnë me dy zero, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre (përveç 001 dhe 007).

Shembull: ‘002, 006, 009’. Tarifa është 20.000 lekë plus tarifat standarde të shërbimit të regjistrimit të automjetit.

2. Për motomjetet ofrohet një kategori e veçantë: Kategoria e vetme përfshin të gjitha targat, tre numërorët e të cilave janë të njëjtë, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre.

Shembull: ‘111, 222, 999’. Tarifa është 10,000 lekë plus tarifat standarde të shërbimit të regjistrimit të motomjetit.

Për të gjitha kategoritë, përveç vlerës së shërbimit, do të aplikohet edhe vlera prej 7,700 lekë që përfshin tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet. Ndërsa, kjo vlerë për motomjetet është 6,700 lekë. Për automjetet nuk përfshihen tarifa RBS, kalim pronësie ose ndryshim formati targe nga drejtkëndëshe në katrore. Të gjithë aplikantët e këtij shërbimi do të kenë prioritet në kryerjen e procedurave, pa pritur në radhë”, bëhet e ditur në njoftimin më të fundit të DPSHTRR.

DPSHTRR njofton më tej edhe rregullat e aplikimit për regjistrimin online, dhe se rezervon plotësisht të drejtën që të pezullojë rezervime që kryhen nga persona që dyshohet se luajnë rolin e sekserëve ose që shtojnë tarifa të paautorizuara mbi këtë shërbim publik, duke u ndaluar atyre njëkohësisht aksesin përgjithmonë në sistem për keqpërdorim të shërbimit. “Aplikuesi, në momentin e marrjes së shërbimit pranë DRSHTRR-ve, duhet të jetë ose zotëruesi i mjetit ose person i autorizuar nga subjekti biznes, enti leasing, koncesionar apo agjenci shërbimesh. … Në çdo rast kur një rezervim nuk rezulton në kryerjen e shërbimit për mosparaqitjen e qytetarit/subjektit brenda afatit, targa rikthehet automatikisht në sistem për t’u rishitur përmes rezervimeve të reja. Pas plotësimit me sukses të aplikimit online, qytetari/subjekti ka një dritare kohore me afat të kufizuar që do të informohet me email, me detajet e komunikimit për paraqitjen pranë sportelit të zgjedhur të drejtorisë rajonale për të kryer pagesën e shërbimit dhe targimin e mjetit”, njofton DPSHTRR. Dy nisma për t’u vlerësuar!

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...