- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

MJAFT ME RUTINЁN

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Shtatë vjet pas debutimit, Zoe po i nënshtrohet një remake-u, që gërsheton ristilimin me ndërrimin e gjeneratës. Pak ndërhyrje estetike, por risi të rëndësishme teknike, me një hap përpara si në cilësi ashtu edhe në autonomi

Kur Renault Zoe hyri në skenë në vitin 2012, tregu i emisioneve zero ishte pak a shumë një risi tek makinat. Sot, shtatë vjet nga basti me të cilin Aleanca Renault-Nissan, shpërqendroi të interesuarit e sektorit, panorama rreth makinës së vogël elektrike, nuk mund të ishte më e ndryshme sa kaq. Edhe kërcënuese gjithashtu. Gati, në fakt, ekziston një bollëk modelesh të reja me bateri, të gjitha me çmime të përballueshme, të cilat mezi presin të thyejnë dyshen Renault Zoe-Nissan Leaf, në krye të shitjeve europiane për segmentin që bën pjesë. Me pak fjalë: është koha për të riorganizuar mbrojtjen.

MOS E QUANI “LIFTING FYTYRE”

Modeli i ri Zoe, i cila do të prezantohet në muajin qershor (dhe të hyjë në prodhim pak a shumë në të njëjtën kohë), dhe që do të dalë në treg gjatë vjeshtës, do të jetë një zgjidhje mes ristilimit dhe një gjenerate të dytë: shumë risi të rëndësishme teknike për ta kthyer atë në makinë bazë, dhe pak ndërhyrje estetike për ta quajtur gjeneratë të dytë. Ky version i modelit Zoe “një pikë pesë”, sipas informacioneve më të fundit, pararend me të paktën dy vjet, serinë e dytë të vërtetë, me të cilën edhe konotacionet fizike do të ndryshojnë dukshëm. Por ndryshimi i ritmit në aspektin teknik, megjithatë, tashmë po ndodh.

Pika e parë: duket, ndonëse nuk është konfirmuar ende, se modeli mund të adoptojë një motor elektrik të ri (në tre variante fuqie: 90, 110 dhe 135 kf). Më e rëndësishme, megjithatë, është vendosja e mundshme e një baterie të pahasur më parë, e cila premton kohë më të shpejtë karikimi dhe autonomi më të madhe krahasuar me 300 km e përditësimit të fundit (thuhet se do të prekë kufijtë e 400 km në ciklin Wltp, duke lënë pas modelin Peugeot e-208 me 340 km). Paketa aktuale e joneve të litiumit ka një kapacitet prej 41 kWh dhe mund të rikarikohet 80% në një orë dhe dyzet minuta. E reja, si ajo e bashkëkombases tjetër, do të japë mundësinë e karikimit në rrymë të vazhdueshme, pa kaluar përmes konvertuesit Dc/Dc (dhe gjithashtu do të jetë më pak e shtrenjtë për t’u realizuar). Një nga elementët kryesorë të projektit, megjithatë, nuk do të dalë nga skena: platforma. Zoe “1.5” do të vazhdojë të realizohet mbi atë aktuale, sepse duket e mundshme që për shkak të kostove dhe kohës në dispozicion, debutimi i platformës  modulare Cmf-B (ajo e modelit të ri Clio) të modifikuar për makinë elektrike, do t’i besohet  gjeneratës së dytë. Prej aty, arkitektura e re do të bëhet standard për të gjitha makinat Ev të Aleancës Renault-Nissan-Mitsubishi, duke lejuar një ulje të kostove me disa dhjetëra përqindje.

NJЁ ARMЁ LUFTE E VЁRTETЁ TEKNOLOGJIKE

Ka edhe më shumë: si shumë prodhues të tjerë, edhe Renault duket se dëshiron të përdorë modelin e saj elektrik si armë lufte teknologjike. Në disa foto spiunazhi, të vjedhura muajt e fundit, në këtë drejtim, Zoe ishte e pajisur me radar në parakolpin e përparmë, një shenjë kjo e qartë në vetvete, por që, nëse lidhet me informacionin mbi konkurrentët kryesorë, si Volkswagen dhe Peugeot, bëhet një tregues i qartë i pranisë së platformës së asistuar të nivelit 2.

Risi të rëndësishme priten gjithashtu në kabinë, normale kjo, duke pasur parasysh hapat gjigantë të elektronikës së konsumit dhe, rrjedhimisht, të furnizuesve të industrisë së makinave. Pra, pritet debutimi i kabinës së re Smart, e cila u prezantua tek Clio në Sallonin Gjenevës, me ekran vertikal 9.3 inç në qendër të panelit dhe kuadri i instrumenteve dixhitale. Elektrifikim, automatizim, ndërlidhje: ja ku shfaqet sërish trioja e pandashme.

KONKURRENCA MES VERSIONEVE ELEKTRIKE

TRIDHJETЁ MIJЁ EURO (PAK A SHUMЁ), ME EMISIONE ZERO Periudha dyvjeçare 2019-20 premton të jetë ajo në të cilën do të rishkruhet renditja europiane e makinave elektrike më të shitura. Renault Zoe dhe Nissan Leaf, të cilat vitet e fundit kanë kryesuar pothuajse pa rivalë (BMW i3 i përket një tjetër kategorie çmimesh), do të përballen për herë të parë me një seri modelesh me emisione zero, më në fund me çmim të përballueshëm (nëse premtimet do të mbahen, çmimet do të jenë rreth 25-30 mijë euro) dhe me autonomi të arsyeshme. Për francezen e vogël, konkurrentja më e frikshme padyshim do të jetë bashkëkombësja Peugeot e-208 (1), e cila premton një autonomi 340 km në ciklin e ri të homologimit Wltp. Nga një prej brinjëve të saj, do të marrë jetë modeli elektrik i modelit të ri Opel Corsa (3), që pritet të dalë në treg nga fundi i këtij viti dhe fillimi i vitit të ardhshëm. Një pretendente tjetër, mëse e besueshme për fron, do të jetë varianti standard i Volkswagen I.D. (5), që në Wolfsburg dëshirojnë ta shesin me të njëjtin çmim si Golf TDI. Kujdes duhet pasur edhe tek disa modele të papritura, si p.sh. Honda Urban Ev (2), e cila do të ketë përmasa më urbane sesa të tjerat, dhe Mini electric (4), makina e parë e vërtetë e gjeneratës së re me bateri, e grupit BMW.

Previous articleNISSAN MICRA
Next articleKTHIM NË TË ARDHMEN
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...