- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024

BMW SERIA 5

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Edicioni i shtatë për veturën gjermane, e cila shfaqet në treg plotësisht e rinovuar. Elegante dhe ultra-teknologjike, nivele ndër më të lartat për kënaqësinë në drejtim
530d xDrive Luxury
MOTORI – L6 turbodiesel 2.993 cm3
FUQIA MAKSIMALE – 195 kW (265 kf)
MOMENTI PËRDREDHËS – 620 Nm në 2.000 xhiro/min
TRAKSIONI – integral
KAMBIO – automatike me 8 marshe
0-100 km/h – 5,4 s
KONSUMI MESATAR – 20,0 km/l
PËRMASAT – gjat. 494 – gjer. 187 – lart. 148 cm
PESHA – 1.670 kg
ÇMIMI – 68.800 €

VETЁM tre centimetra më e gjatë, dy më e gjerë dhe një centimetër më shumë në hap, por format dhe zhvendosja e volumeve e dallojnë dukshëm nga modeli i mëparshëm. Në pjesën e përparme të modelit BMW Seria 5 bien në sy fenerët e rinj, LED të zgjatuar, të cilët mund të kombinohen me fenerët e largësisë me teknologji lazer. Kujdesi tek detajet, linja e kabinës dhe forma e pjesës së prapme, kanë mundësuar një përmirësim aerodinamik, i cili arrin nivele të reja përsosmërie. Brenda, atmosfera është ajo e zakonshmja: materiale të cilësisë së lartë, teknologji e arrirë, vëmendje edhe për detajin më të vogël. Me pak fjalë, nuk mungon asgjë. Bie në sy dizajni i kroskotit, në të cilin ndodhet ekrani me sistem të ri multimedial 10,3 inç, i cili padyshim kryen më shumë funksione, duke përfshirë edhe pamjen e makinës nga jashtë në 360 gradë, diçka vërtet spektakolare. Çfarë të thuash pastaj për ekranin head-up? Më i madh, ai jep në mënyrë të qartë të gjitha informacionet e nevojshme, duke përfshirë edhe ato të sistemit të navigimit. Motori me gjashtë cilindra vjen me disa kf shtesë (tani me 265 kf, shtatë më shumë) dhe një moment përdredhës të konsiderueshëm (620 Nm vlera maksimale, mes 2000 dhe 2500 xhiro/min). Me këtë sasi momenti përdredhës, versioni turbodiesel është motori i duhur për modelin e ri Seria 5. Në rrugë 530d xDrive është e shpejtë, e sigurt dhe e lehtë për t’u ngarë, pasi elektronika dhe traksioni integral evitojnë çdo humbje të mundshme aderence; veç kësaj, tani është në dispozicion edhe konfigurimi në katër rrota aktive, gjë që deri në serinë e mëparshme nuk përshtatej me traksionin integral. Për sa i përket konfigurimit, përveç varianteve të zakonshme (Comfort, Sport), tani mund të zgjidhet edhe konfigurimi Adaptive, i cili merr në konsideratë, veç mënyrës së drejtimit, edhe rrugën që përshkohet, në sajë të përdorimit inovativ të GPS-it dhe kamerës së përparme. Të shumëllojshme edhe risitë në fushën e asistencës gjatë drejtimit: pajisjes cruise-control i është shtuar edhe funksioni i parakalimit dhe kontrolli aktiv i trajektores punon deri në 210 km/h.

SMART – ELECTRIC DRIVE
Më shumë autonomi se më parë; së shpejti edhe opsioni i karikimit të shpejtë
fortwo
MOTORI – elektrik sinkron trefazor
FUQIA MAKSIMALE – 60 kW (81 kf)
MOMENTI PËRDREDHËS – 160 Nm
BATERIA – 17,6 kWh
AUTONOMIA – 160 km
0-100 km/h – 11,5 s
SHPEJTËSIA MAKSIMALE – 130 km/h
PËRMASAT – gjat. 269 – gjer. 166 – lart. 155 cm
TRAKSIONI – në rrotat e pasme
PESHA – 1.085 kg
ÇMIMI (tregues) – 22.000 €

NJIHET nga logo anësore dhe ngjyrat e përdorura (e bardhë – e gjelbër), tipike e makinave ekologjike. Brenda ka dy instrumente më shumë për nivelet dhe flukset e energjisë. Në timon, modeli i ri Smart EV ofron kënaqësi dhe komoditet, kjo falë motorit elektrik që jep maksimumin menjëherë, në një heshtje të përsosur. Performanca ideale për një citycar, por edhe në autostradë përgjigjja është e mirë. Në uljen e shpejtësisë, në sajë të radarit, makina optimizon frenin motor për rikuperimin e energjisë në varësi të distancës nga automjeti që ndodhet përpara.
Për të karikuar me 80% bateritë me jone litiumi (17.6 kWh) nga një prizë shtëpie nevojiten rreth katër orë. Por, me kolonat e veçanta dhe karikuesit e shpejtë (opsional i disponueshëm së shpejti), do të duhen 45 minuta. Autonomia është rreth 160 km (+10%). Versionet EV fortwo (përfshirë edhe versionin cabrio) dhe forfour do të mbërrijnë në treg në prill.

DIÇITURA:
Ekrani i sistemit multimedial tani është edhe me prekje dhe funksionon si një tablet modern. Por, ai mund të komandohet edhe me sistemin klasik iDrive, me zë si dhe me gjeste të thjeshta

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...