- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024

MOS E QUANI KONCEPT

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Zyrtarisht është e tillë, por në të vërtetë, modeli e Prototype është shumë i ngjashëm me versionin e prodhimit, që në fakt, do të mbërrijë në treg në fund të vitit, duke sjellë në debutim një platformë të paparë me traksion elektrik

Sugjestionimet që ngjall modeli Honda e Prototype kanë shije retro, çështje formash, të pastra dhe minimaliste, pa linja të zhurmshme dhe të tepërta. Frymëzimi vjen nga modeli N360, makina e vogël kei dyvëllimshe, e prodhuar për tregun japonez në periudhën 1967-1972. Sidoqoftë, kujdes, mos u mashtroni nga citimet historike: nuk bëhet fjalë thjesht për revival. Një gjë të tillë e dëshmon një platformë e sofistikuar me traksion 100% elektrik, një dritare për të ardhmen e kompanisë. Dhe, pavarësisht nomenklaturës, ky model Honda as nuk mund të konsiderohet si një prototip në kuptimin e ngushtë të fjalës: në fakt, ajo do t’i japë jetë pa modifikime të mëdha një makine rreth katër metra të gjatë, e cila do të dalë duke filluar nga fundi i vitit dhe që do të hapë rrugën për të tjera modele me emisione zero.

PASQYRA E PASME NUK ЁSHTЁ MЁ

Synimet strategjike të lidhura ngushtë me konceptin EV të paraqitur në Sallonin e vitit 2017 në Frankfurt, nga të cilat e Prototype përfaqëson përmbushjen e plotë: në rrugën drejt linjave të montimit, tani gjejmë pesë dyer, siç dëshiron tregu, si dhe pasqyrat e pasme dixhitale. Kush e di nëse konfirmohen edhe gomat Michelin Pilot Sport 4, të madhësisë 205/45R17 në pjesën e përparme dhe 225/45R17 në atë të pasme.

Mungon emri përfundimtar dhe detajet mbi kredencialet teknike: megjithëse, ndër siguritë, mund të përmendim suspensionet e pavarura dhe motorin e lidhur me rrotat e pasme, të ushqyer nga një bateri e instaluar nën dysheme, për të mbajtur qendrën e gravitetit sa më të ulët të jetë e mundur.

Le të ndalojmë në pikën më të rëndësishme, që është autonomia: ajo do të arrijë në mbi 200 kilometra të homologuara në ciklin Wltp. Pak? Kjo varet nga këndvështrimi. Ai i projektuesve japonezë është se automjeti është i lindur kryesisht për lëvizje urbane, pra të shkurtra, që janë më të pajtueshme me infrastrukturën aktuale të karikimit. Për më tepër, me shtyllat e karikimit të shpejtë, është e mundur të ngarkohet 80% e baterisë në rreth gjysmë ore. Për të mos përmendur, një detaj jo të parëndësishëm, se një akumulator më i vogël lejon të mbajë peshën (pra, për rrjedhojë, të përmirësojë kënaqësinë në drejtim), përveç faktit që edhe lista e çmimeve duhet mbajtur nën kontroll.

JO MESAZHE

Fenerët janë Led. Krahasuar me konceptin 2017, janë eliminuar ekranet ballorë që shfaqnin mesazhet.

Kroskoti dallon nga pastërtia e linjave horizontale dhe rreshtin e ekraneve të dedikuara me instrumente me system infotainment të lidhur. Priza e karikimit është e fshehur nën një oblo të vendosur nën kofano, ndërsa dorezat e dyerve janë të integruara në karroceri. Fotoja e madhe: pasqyrat e pasme janë zëvendësuar me kamera të lidhura me ekranet e brendshme.

IED E TOMO CONCEPT

PROJEKTE TЁ REJA

Në Gjenevë është i pranishëm një tjetër propozim Honda, i cili megjithatë flet italisht. Bëhet fjalë për Tomo, një koncept elektrik, rezultat i një projekti teze, të zhvilluar nga 13 studentë të Ied të Torinos dhe realizuar në bashkëpunim me Honda Design. Shtëpia japoneze kishte kërkuar të punonte për idenë e një mjeti transporti të përshtatshëm për të rinjtë, me një horizont që tani e deri në vitin 2025. Kështu lindi Tomo (që në japonisht do të thotë “mik”), pak coupé dhe një pak mini pick-up, 3.99 metra e gjatë, 1.56 e lartë dhe me hap 2.69 metra. Pamja është urbane dhe country së bashku, për të theksuar prirjen e saj si utilitare dhe për kohë të lirë. Kabina është moderne, e pasuruar nga shumë teknologji, mes ekraneve dhe atij heed-up në xham. Qëllim i projektit: të tërheqë interesin e atyre që duan të gëzojnë makinën 360 gradë duke respektuar mjedisin.

Previous articleSUBARU FORESTER
Next articleSKODA KAMIQ
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...