- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024

SUBARU FORESTER

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Përshtatja e skemës Sgp përkthehet në rritje të hapësirës së brendshme, komfortit dhe manovrueshmërisë. Sistemi EyeSight është i përditësuar gjithashtu me funksione të njohjes së fytyrës

E studiuar me kujdes dhe e fuqishme, Subaru Forester përfaqëson triumfin e funksionalitetit mbi formën. Megjithatë edhe kësaj radhe nuk largohet nga formula pragmatike dhe konkrete që e bëri të famshme dhe nuk lë pas dore propozimin e risive të rëndësishme: përveç përditësimeve estetike për sa i përket grilës dhe fenerëve të përparmë dhe të pasëm, në fakt, gjenerata e pestë e makinës Suv, ndërron faqe me përshtatjen e platformës Subaro global platform (Sgp), të cilën e ndan me modelet Impreza dhe XV. E zhvilluar me qëllim përmirësimin e komfortit dhe sigurisë, arkitektura propozon, përballë një gjatësie pak a shumë të pandryshuar, një hap më të gjatë me 3.5 centimetra, i cili favorizon hapësirën për këmbët e atyre që ulen mbrapa. Nga pikëpamja e drejtimit, Forester premton përmirësim në manovrueshmëri, nivel të lartë cilësor në ecje dhe natyrisht konsum të reduktuar. Asistenca në drejtim mbetet prerogativë e sistemit EyeSight. Paketa, e ofruar në seri (e cila përfshin frenimin automatik të emergjencës, paralajmërimin e pavullnetshëm të ndërrimit të korsisë dhe pajisjen cruise control së përshtatur), është përditësuar me funksionin e ri DriverFocus, i cili përdor një software për njohjen e fytyrës, duke monitoruar në këtë mënyrë vëmendjen dhe lodhjen e drejtuesit. Ajo shërben gjithashtu edhe për memorizimin e rregullimit të sediljeve, pasqyrave dhe preferencave për ajrin e kondicionuar: mjafton të hysh në kabinë dhe makina do të skanojë fytyrën e drejtuesit, duke përshtatur në mënyrë automatike impostimet dhe parametrat.

NË PRITJE TË VERSIONIT HIBRID

Në Tokio, u provuan disa ekzemplarë para-prodhimit, të pajisur me dy motorë të ndryshëm. Ekzemplari i parë kishte motor me aspirim 2.5 litra, 182 kf, të kombinuar me kambio me variacion të vazhdueshëm. Megjithëse nuk shfaqej eksploziv në aspektin e përshpejtimit, motori i përshtatej detyrës dhe përbën një zgjidhje ideale për udhëtime të gjata me ngarkesë të plotë, apo për të përmbushur shijet e atyre që kërkojnë entuziazëm në drejtim. Ky version, megjithatë, nuk do të mbërrijë në Itali. Vetëm hibridi mild do të jetë i disponueshëm në tregun italian. Ai do të arrijë nga fundi i vitit. Bazuar tek versioni 2.0 e-Boxer, gjithmonë i kombinuar me kambio Cvt, ka një motor që gjeneron 144 kf, me konsum të deklaruar 18 km/litër dhe spikat për shpërndarjen fluide, si dhe për mungesën e zhurmës në përgjithësi. Në rrugë, modeli i ri Forester, përfiton nga suspensionet e rishikuara dhe traksioni integral i kolauduar, pika më e fortë e Shtëpisë, duke u dalluar për vetëpërmbajtje, reagim të shpejtë dhe saktësi të admirueshme në kthesa. Me i lehtë dhe i shkathët se gjenerata e mëparshme, modeli suv japonez gjithashtu spikat edhe për mirë kalibrimin e ngarkesës në timon.

2.5 PREMIUM

Të dhëna teknike

Motori

• B4 benzinë

• Cilindrata 2.498 cm3

• Fuqia maksimale 136 kW (185 kf) në 5.800 xhiro/min

• Momenti përdredhës maksimal 239 Nm në 4.400 xhiro/min

Transmisioni

• Traksion integral

• Kambio me variacion të vazhdueshëm

Performanca

• Shpejtësia maksimale 210 km/h

• 0-100 km/h 9,6 s

• Përshkueshmëria mesatare 14,4 km/l

Përmasat dhe pesha

• Hapi 267 cm

• Gjatësia 463 cm

  Gjerësia 182 cm

  Lartësia 173 cm

• Pesha 1.625 kg

Çmimi

• i papërcaktuar

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...