- Advertisement -
7.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

BAST I FITUAR

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Zgjedhja e Sergio Marchionne për t’u përqendruar tek Sauber për rikthimin e Alfa Romeos në Cirkuit, i ka dhënë tashmë frytet e veta: skuadra ka bërë një hap të madh cilësor, të cilin duhet ta  konfirmojë në vitin 2019

Kishte të drejtë, Sergio Marchionne, kur, në fund të vitit 2017, vendosi të përqendrohet tek Sauber për rikthimin e Alfa Romeo në Formula 1. Një operacion që ngjalli dyshime dhe ironi, sidomos mes simpatizantëve të Alfa-s, disa prej të cilëve u ndjenë “të tradhëtuar” nga një zgjedhje që dukej thjesht marketing: dikush madje transformoi akronimin historik të markës në Anonima Lombarda Fabbrica Adesivi.

Gjërat, megjithatë, vajtën ndryshe, duke treguar se menaxheri kishte absolutisht të drejtë. Alfa Sauber, në vitin 2018, bëri një kërcim cilësor të papritur. E abonuar tek dy vendet e fundit të klasifikimit, e renditur e dhjeta në dhjetë skuadrat e Botërorit të Konstruktorëve në dy vitet e mëparshme, me vetëm dy dhe pesë pikë, këtë vit u ngjit në vendin e tetë, përpara Toro Rosso dhe Williams, duke i bërë të mundur pilotëve të saj, Marcus Ericsson dhe, mbi të gjitha, Charles Leclerc, të hynin shpesh në dhjetë më të mirët në klasifikim dhe nganjëherë madje “të luftonin” me emrat e mëdhenj si Ferrari dhe Red Bull.

Jo vetëm kaq: Leclerc, në sezonin e tij të parë të F1, ra në sy aq shumë sa fitoi vendin e titullarit në Maranello për Botërorin që fillon më 17 mars në Australi. Alfa Romeo Racing arriti luksin që për sezonin e ri 2019 të kontraktojë një ish-kampion bote si Kimi Raikkonen, një drejtor teknik kalibri, ish-ferraristin Simone Resta (kreu i projektuesve te Ferrari) dhe një pilot italian, Antonio Giovinazzi, i pari që risjell rregullisht ngjyrat e flamurit italian që nga koha e Jarno Trulli dhe Vitantonio Liuzzi (të larguar që në fund të Botërorit të vitit 2011).

NJЁ NDJESI KREJT TJETЁR

“Menjëherë pas shpalljes së partneritetit me Alfa Romeon”, tregon, Frédéric Vasseur, drejtori i ekipit Alfa Romeo Racing (me përvojë në F1, me skuadrën Renault)”, situata ndryshoi krejtësisht, nga e zezë në të bardhë, edhe për sa i përket perceptimit nga jashtë”.

Tek e fundit, mjafton të bësh një xhiro në pistën e stërvitjes në Monza për ta kuptuar: vendet e rezervuara për ekipin, më parë të lëna disi pas dore nga shumica, për Çmimin e Madh të Italisë 2018, u rishfaqën të mbushura papritmas me VIP-a, të tillë si ish-pilotët Jean Alesi, Felipe Massa dhe Jacques Villeneuve, si dhe që nga shtypi kombëtar, zakonisht i vendosur ekskluzivisht pranë Ferrarit. “Nga java në javë”, vazhdon Vasseur, “numri i CV-ve të marra është rritur dhjetëfish dhe atmosfera ka ndryshuar: më parë ishim skuderia Sauber që luftonte për të mbijetuar, pa pasur ndonjë projekt, më pas u bëmë Alfa Sauber, mbajtës të një programi afatgjatë; më parë luftonim për të qenë në gjendje të punësonim dikë, tani gjendemi në vështirësi për të përzgjedhur kërkesat. Një gjë e tillë ka krijuar një ndjesi të mirë në ekip, duke i dhënë motivime atyre që e ndjenin se po bëheshin pjesë e një historie të rëndësishme, e një marke e cila ka fituar Kampionatin e Parë Botëror të Formula 1”.

Sigurisht, kalimi nga Renault tek Sauber, në mes të sezonit 2017 (pas largimit të Monisha Kalterborn) nuk duhet të ketë qenë i lehtë për Vasseur: nga një skuderi e madhe në një skuadër të vogël në fund të renditjes. “Por ka pika kontakti midis dy realiteteve, “thotë drejtori i ekipit”, sepse Renault F.1 është bazuar në Enstone, në Britani, jo në Francë, dhe ka njerëz që punojnë atje prej njëzet e pesë vjetësh, pavarësisht ndryshimeve të emrit (Benetton, Renault, Lotus, prapë Renault, etj.), ashtu si ndodh në Hinwil (lokalitet zviceran, ku ka selinë Sauber): ndjesia është e njëjtë, ndjesia e një ekipi gare dhe jo ajo e një kompanie të madhe, siç mund të ndihet tek Renault».

SFIDAT E ARDHSHME

Pjesa e vështirë për Alfa Romeo Racing (siç do të quhet duke filluar nga sezoni i ri 2019), megjithatë, është duke ardhur. Sezoni i vitit 2019 duhet të konfirmojë rritjen e saj: madje mund të pritet edhe diçka më shumë, duke pasur parasysh forcimin e arritur me ardhjen e një kampioni si Raikkonen dhe Simone Resta si drejtues teknik. I lindur në Imola, pas përvojave të para te Minardi, inxhinieri ka kaluar tetëmbëdhjetë vjet tek Ferrari, deri sa u bë projektuesi kryesor: i zbarkuar tek Alfa Sauber qershorin e kaluar, ka pasur kohë të mbikqyrë projektin, pjesërisht të filluar, si ndodh në të gjitha ekipet, atë C38, makina një vendëshe për sezonin 2019, në përputhje me rregullat e reja aerodinamike, të cilat do të kenë një ndikim sidomos në pjesën e përparme të makinave.

Në kampionatin e Konstruktorëve, ekipi zviceran do të duhet të konkurrojë jo vetëm me skuderinë Toro Rosso, me motor Honda, por edhe me dy fisnike të rëna nga vakri, skuadrat McLaren dhe Williams, që vijnë pas zhgënjimesh të mëdha këto vite; por, në qoftë se gjërat shkojnë në rrugën e duhur, ajo mund të arrijë të sfidojë edhe Racing Point (ish-Force India), skuderinë amerikane Haas, e shtyrë nga motor Ferrari, dhe ndoshta edhe Renault, që arriti në një moment kyç të kthimit të saj në botën e Formula 1 në vitin 2016 dhe që më pas vazhdoi me rezultate jo të kënaqshme.

MЁ SHUMЁ SE NJЁ SPONSOR

Në këtë përpjekje, a mundet Alfa Romeo Racing të mbështetet edhe tek burimet teknike të një grupi të madh industrial si FCA? “Ky është hapi tjetër”, thotë Vasseur, “sepse ky i yni nuk është thjesht një sponsorizim, por një partneritet: kjo do të thotë që duhet të zhvillojmë një bashkëpunim të vërtetë, një shkëmbim nga i cili do të mund të përfitojnë të dyja palët. Nuk është e lehtë, por është një angazhim që kemi marrë”. Gjithashtu Sergio Marchionne, i cili e kishte rrahur këtë temë në kohën e prezantimit të projektit, ka thënë: “Alfa do të përfitojë nga ndarja teknologjike dhe njohuria strategjike e një partneri të tillë si Sauber dhe teknikët e saj do të jenë në dispozicion të ekipit”. Diçka që duhet të ende të ndodhë, por që duket shumë më tepër sesa thjesht një dëshirë.

 

NDRYSHIMET TEK FERRARI

NJЁ INXHINIER NЁ KRYE

Në këtë pikë, është i kotë hetimi i arsyeve të hendekut në krye të Ferrarit, që përfundimisht kontribuoi në humbjen e Sebastian Vettel në garën për titull të vitit 2018: Maranello ka kthyer faqe dhe ka nisur të shikojë drejt së ardhmes, e cila tani është e afërt. Kreu i ekipit i është besuar Mattia Binottos (djathtas në foto, ku është së bashku me Maurizio Arrivabene, të cilin zëvendësoi), duke zgjidhur konfliktet mes të dy menaxherëve, të cilat filluan pas ndarjes nga jeta të administratorit  të  FCA-së. Binotto, 49 vjeç, i lindur në Lozanë, por i arsimuar në Modena, ka qenë gjithmonë te Ferrari: ai ka nisur atje punë në vitin 1995, sapo kishte mbaruar masterin në inxhinieri makinash dhe i kaloi të gjitha pozicionet, duke punuar si fillim te ekipi provë, më pas duke u bërë kryeinxhinier garash (në vitin 2009) dhe përgjegjës motorësh dhe Kers, duke marrë në fund titullin e shefit teknik të skuadrës. Tani ai është drejtori i ekipit: i takoj atij përgjegjësia e drejtimit të skuadrës, jo vetëm drejtimit teknik, por edhe atij politik.

Kjo do të thotë se ai do të duhet të menaxhojë pilotët, duke përfshirë rivalitetin e mundshëm mes Sebastian Vettel dhe shokut të ri të skuadrës, Charles Leclerc; por, në të njëjtën kohë, ai do të thirret gjithashtu për të mbështetur pozitat e Ferrarit në lidhje me Liberty Media, pronar i Cirkuitit dhe ekipet e tjera. Një lojë ende e hapur, në qoftë se jo nga pikëpamja teknike (në fund, në vitit 2021, viti i skadimit të rregullores aktuale, pak gjëra do të ndryshojnë për motorët), nga ajo ekonomike: në lojë është përcaktimi i shpërndarjes së të drejtave televizive, të cilat deri tani kanë privilegjuar ekipe të tilla si Ferrari.

Previous articleSKODA KODIAQ RS
Next articleSFIDA NIS ME KONKURS
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...