- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

BMW X5

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Udhëtim midis shpirtrave të ndryshëm të modelit Suv, i cili, prej origjinës harmonizon praninë e rrotave të larta dhe kënaqësinë e drejtimit. Pavarësisht, se këtë herë, i është dhënë përparësi nevojës për komfort. Dhe një prirje ndaj off-road të jashtëzakonshme

XDRIVE30D MSPORT

ÇMIMI – 81.400 €

MOTORI – L6 turbo-diesel 2.993 cm3

FUQIA MAKS. – 195 kW (265 kf)

KONSUMI  I homologuar 6,2 litra/100 km

Real 8,7 litra/100 km

EMETIME COI homologuar 162 g/km

Real 231 g/km

Të gjithë e kanë një shpirt të errët. Një natyrë të hollë dhe të fshehtë, mbase jo anti-etike, por me siguri shumë e ndryshme nga ajo që masat shohin. Një fenomen që gjendet shpesh tek njerëzit, por ndonjëherë e gjejmë edhe tek automobilat. Për shembull, vetë modeli BMW X5, që sot paraqitet nën petkun e hollë të asaj bote off-road, e cila për çështje principi, pak kujt do t’i interesonte, rreth njëzet vite më parë vendosi t’i dhurojë botës vetë konceptin e një modeli Suv me performanca të larta. Atëherë, për të bërë një vlerësim të kësaj gjenerate të katërt, mënyra më  e mirë është nisja e një udhëtimi. Dhe jo vetëm me shkëlqimin e modelit të provës. Më mirë të shtojmë edhe një model të dytë X5, më të errët në karroceri dhe në vetë shpirt: përshkrimi do të gjendet në faqet në vijim, duke e bërë protagoniste të një devijimi jashtë asfalti të menduar për të sprovuar paketën e saj off-road dhe efiçencën e gomave të veçanta General Grabber AT3 të vendosura në disqe prej 20 inç. Një itinerar jashtë piste i realizuar ndërkohë që motra më e butë shëtiste nëpër rrugët gjarpëruese.

NËN SIMBOLIN E LUKSIT

Treqind e më tepër kilometrat që ndajnë malet dhe luginat kanë përbërë bango provën ideale për t’u ambientuar me idenë, e cila vazhdon të valëvitet menjëherë nëpër mendje, që modeli i ri X5 është mbi të gjitha një model perfekt për udhëtime të pafundme në autostradë. Talent ky i lindur në sajë të faktorëve të shumtë: një pozicion drejtim më dominues, i vendosur mirë dhe me një ergonomi të padiskutueshme, falë edhe pranisë (si opsionale) të sediljet Confort; një kompromis i pranueshëm midis komandave virtuale dhe fizike, me këto të  fundit të shpërndara me kujdes midis kroskotit dhe panelit qendror. Gjithashtu, luksi i përgjithshëm i brendshëm, vërtetë të kompletuar në çdo aspekt. Vlerësim, ky i fundit, më tepër i vlefshëm tek ekzemplari i provës, i cili është pajisur me një sasi të konsiderueshme opsionalesh, shumica e të cilave janë të përmbledhura në dy paketa vërtetë të kushtueshme. Të emërtuara First class dhe Innovation, të dyja së bashku me një peshë prej 15 mijë eurosh: një filozofi kjo e makropaketave, e cila ishte riprezantuar disa vite më parë me vetë modelin i8.

Shoqëruar nga një aftësi, ajo për t’i bërë kilometrat të rrëshqasin, e cila lind nga takimi midis dy botëve të vjetrës dhe të resë, në kontekstin automobilistik: nga një anë gjithçka që nevojitet për të shpalosur modernen, duke filluar nga drejtimi i asistuar, e shkëlqyer për sa i përket cilësive dhe funksionimit, nga ana tjetër gjejmë ndjesitë tradicionale që mund të përcaktohen thuajse mekanike. I referohemi një njësie gjashtë cilindra me një funksionim të rregullt, shoqëruar nga një ZF me tetë e cila duket thuajse inekzistente me ndryshime raportesh të rrjedhshme dhe aspak të ndjeshme, gjithashtu një shasi që e bën të butë dhe të këndshëm ndërveprimin midis asfaltit dhe kurrizit të drejtuesit dhe pasagjerëve.

GJITHÇKA VARET NGA SUSTAT

Në sajë të suspensioneve pneumatike, të cilat, ashtu si gjithë elementët e kësaj kategorie, nuk arrijnë të bashkojnë dy të kundërta. Pra, ajo që përfitohet në komfort, humbet, të paktën pjesërisht në drejtim të manovrueshmërisë. E thënë më saktë, e gjitha, faktikisht, modeli i provës has shumë vështirësi për të përmbushur famën që shoqëron çdo BMW (pra çdo X5) në rastin kur kthesat bëhen më të shumta në numër në raport me pjesët e drejta. Rezultati: nëpër itinerarin e përshkruar, ndjesia e drejtimit e bën këtë model më tepër të krahasueshëm me një model Range Rover Sport dhe jo me konkurrenten e përhershme, Porsche Cayenne.

Prania e rrotave të pasme drejtuese ndihmon, për më tepër, duke marrë në konsideratë përfitimet dhe çmimin jo të tepruar, bavarezët mund të mendojnë t’i kalojnë si opsion serie. Megjithatë, janë të pamjaftueshme për të eliminuar rrokullisjen e vazhdueshme dhe të bëjnë më pak të ndjeshme peshën gjatë lëvizjes prej rreth 2,4 ton. Gjithsesi, shpirti i origjinës, me shumë mundësi nuk ka humbur akoma: bëhet fjalë për thjeshtë një konfigurim ndryshe të modelit.  Për shembull, zbulohet që është përsëri aty, thjeshtë duke kombinuar sustat më të thjeshta tradicionale (të cilat janë ato të pranishme në seri) me boshtet kundër përdredhjes, të pranishme këto të fundit në listën e aksesorëve. Një mënyrë për ta bërë përsëri të ndjeshme shijen “sporty”.

HAPËSIRA DHE SHIKUESHMËRIA

Hapësira e brendshme është e shpërndarë me bollëk, si në zonën e parë ashtu edhe prapa. Në rreshtin e dytë, udhëtohet më së miri me tre persona, pa praninë e limitimeve të zakonshme. E vetmja që e vuan është atmosfera, e cila humbet pak nga ekskluziviteti dhe fama e një modeli të kësaj kategorie.

INFOTAINMENT

Me këtë version të fundit 7.0 të software, iDrive realizon një hap përpara në kontekstin e plotësisë, duke arritur në nivele të njëjta me më të vlerësuarin midis rivalëve: Mmi të Audi. Pikërisht sepse bëhet fjalë të një tërësie të pajisur me gjithçka, është vërtetë e pashpjegueshme përse vazhdon të mos jetë i disponueshëm Android Auto, një mungesë e cila deri në njëfarë pike mund të anashkalohet duke përdorur MirrorLink. Megjithatë përdoruesit Apple mund të mbështeten edhe tek një version wireless të CarPlay. Tejet i arrirë edhe app për smartphone me anë të së cilës mund të  kontrollohen parametra të shumtë (për shembull, autonomia e mbetur) edhe të ekzekutohen veprime të ndryshme: gjetja e automjetit, hapja apo mbyllja e dyerve, ndezja e klimatizatorit, janë vetëm disa që mund të përmendim. Së fundmi, më skenografikja: duke përdorur vetë kamerat që gjatë manovrave paraqesin hapësirën përreth, është e mundur që në rast makine të parkuar të shikohet çfarë po ndodh përqark.

OFF-ROAD

MË TEPËR PROGRES JASHTË ASFALTIT

Është e pranishme në listën e aksesorëve, në raport të njëjtë me çfarëdo lloj aksesori tjetër. Emërtimi i kësaj pakete është xOffroad. Kushton 3.000 euro dhe mund të porositet vetëm së bashku me suspensionet pneumatike (2.150 euro, 1.280 për variantin MSport). Përveç përmbajtjeve specifike të përshkruara në faqen pranë, në nivelin mekanik kjo paketë parashikon diferencialin e pasëm autobllokues. Efekti praktik është i ndjeshëm, sepse modeli është i aftë të eksplorojë në horizontet e një modeli Suv, i cili, për shkak të historisë apo të kategorisë, është ndër më të vendosurat për t’u orientuar drejt asfaltit. Me këto aftësi dhe me gomat e duhura, modeli X5 ka treguar se është i aftë të ndërmarrë aventura edhe në situata më të vështira, siç edhe tregoi pas testeve të ndërmarra. Më pas vlerësimet janë bërë në mënyrë disi më shkencore: vlerësimet i gjeni më poshtë.

PJERRËSI ANËSORE

E kalon pa shumë vështirësi pjerrësinë  anësore me një kënd prej 30°, me ekranin e modelit që shënon 24° efektive. Rrotat bllokohen në mënyrë precize me kapje të shkurtra nga ana e frenave. Jo po aq edhe shkëlqyer lëvizja prapa: kërkon një fuqi më të lartë, por më pas arrin të ngjitet në ushtrim.

RAMPA NË NGJITJE

Mungesa e ridotos nuk e shqetëson aspak dhe e tregon traksioni i shkëlqyer që arrin të tregojë gjatë nisjes nga vendi. Kur arrin në majën e rampave më të vështira, shpalosen disa limitime gjeometrike: prek me pjesën fundore për shkak të një këndi të jashtëm jo shumë të favorshëm.

RAMPA NË ZBRITJE

Gomat e specializuara arrijnë të shpalosin një aderencë të kënaqshme pavarësisht se pesha e këtij modeli BMW është më se e konsiderueshme. Për pjesën tjetër mendon Hdc: sapo përcaktohet regjimi, merr përsipër menaxhimin e frenave për ta mbajtur konstant.

TRASE

Duke e kaluar në pjesën më pak të vështirë, kalon në limitin e fërkimit të pjesëve anësore dhe të pasme, pa e dëmtuar pjesën e poshtme. Asnjë problem për sa i përket traksionit: me pak përshpejtim dhe arrihet të realizohet dalja nga traseja.

TWIST

Ndërthurja e zgjuar midis mekanikës dhe elektronikës del garante në drejtim të traksionit, me një model X5 që përparon pa asnjë pasiguri. Asgjë për të mbajtur shënim nga pikëpamja e këndeve të hyrjes, të daljes dhe të jashtme: modeli e kalon pengesën me shumë qetësi.

TRIAL

Edhe në këtë rast modeli bavarez Suv shpalos cilësi tepër të larta, me një kapacitet të lartë për menaxhimin e traksionit dhe asnjë limitim të veçantë për sa i përket zgjatjes së suspensioneve. Megjithatë, mbeten limitet e këndit të gungës, tashmë të përmendura edhe në ushtrimet e tjera.

KATËR MODALITETE

Salla e komandimit për ta menaxhuar më së miri sjelljen jashtë rruge gjendet mbi panelin qendror, menjëherë pas levës së kambios, dhe është i përbërë nga një buton (me të cilin aktivizohet Hill descent control) dhe dy bilancierë: ajo e majta shërben për të zgjedhur midis katër modaliteteve të drejtimit të dedikuara në mënyrë specifike për terrene off-road, ndërsa ajo djathtas mundëson përzgjedhjen e lartësisë nga toka të karrocerisë. Parametër, ky i fundit, i cili modifikohet edhe nga modalitete të ndryshme drejtimi. Më poshtë, do të shpjegojmë në detaje cilat janë ndryshimet midis gjithsecilës prej tyre.

XSNOW

Siç sugjeron vetë emri, është ajo që nevojitet në rast aderence të ulët dhe parashikon një konfigurim të veçantë për pedalin e gazit dhe një strategji të ndryshme për kambion. E gjitha kjo për ta bërë sa më të butë të jetë e mundur dhe progresive gjenerimin e fuqisë dhe momentit përdredhës. Lartësia nga toka nuk ndryshon krahasuar me modalitetet e tjera normale të drejtimit.

XSAND

Krahas modifikimit të konfigurimit të kambios dhe të pedalit të gazit, shtohet edhe bllokimi i  diferencialit të pasëm, rritja e lartësisë nga toka me 20 mm, një konfigurim specifik për korsën e suspensioneve dhe një modalitet të ndryshëm të ndërhyrjes së kontrollit elektronik të qëndrueshmërisë.

XGRAVEL

Ky është modaliteti i cili shfaqet në momentin kur shtypet butoni apo zhvendoset bilancieri. Dedikuar për rrugët e bardha (gravel, në anglisht do të thotë zhavorr) dhe më në përgjithësi, për situatat më pak kërkuese, parashikon një rritje prej 20 mm të lartësisë nga toka dhe një kalibrim specifik të suspensioneve për të përthithur më mirë parregullsitë.

XROCKS

Këtu kambio ka tendencë të kalojë në raportin pasardhës me një numër xhirosh më të lartë, diferenciali prapa bllokohet dhe lartësia nga toka rritet me deri 40 mm. Rregullimet e shasisë janë specifike dhe kontrolli elektronik i qëndrueshmërisë është i çaktivizuar. Provat në Vairano janë realizuar në këtë modalitet.

BAGAZHI

Pedana e poshtme tashmë është si një firmë për modelin X5. Hapja (dhe mbyllja) e saj janë të motorizuara dhe mund të vendoset nëse dëshiron ta hapësh apo jo në mënyrë të pavarur nga dera e pasme. Pasi është e hapur, prania e saj mund të rezultojë shqetësuese, në rastet kur kërkohet të arrihen zonat më të thella të bagazhit. Për sa i përket pjesës tjetër, ashtu si në modele të tjera Suv, kapaciteti është i përshtatshëm por disi larg nivelit prej 645 litra të deklaruar nga kompania. Nivel i lartë edhe cilësia e realizimit.

PROVA DINAMIKE

Duke pasur parasysh reputacionin (e merituar) që për vite me radhë, ka patur të bëjë me cilësitë rrugore të modeleve BMW, sjellja e modelit X5 është e habitshme. Krahasuar me pritshmëritë, në fakt, është paksa poshtë: siguria nuk vihet në diskutim (dhe kjo është gjëja më e rëndësishme), por mungon diçka shtesë, që zakonisht karakterizon krijesat e Mynihut. Këtu pesha ndihet, rrotullimi gjithashtu, dhe kësisoj zhdërvjelltësia e pëson. Në kambion e dyfishtë të korsisë në asfalt të lagur, për shembull, elektronika frenon shumë rrotën e përparme të jashtme, duke kufizuar në masë të madhe aftësinë e makinës për të ndryshuar drejtimin. Edhe në aspektin e ruajtjes së korsisë, mund të pretendohej më shumë grip, i cili gjithsesi mbetet në nivele interesante, por jo shumë të ndryshme nga ato të makinave konkurrente Suv. Ndryshimi është i dukshëm nëse krahasohet me Porsche Cayenne, e cila shënon 1.05 g.

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Siç është normale në një makinë Suv të kësaj madhësie, pozicioni i drejtimit është i lartë (72 cm nga toka). Komandat janë të vendosura shumë mirë dhe sediljet janë Comfort, një opsion që e bën makinën X5 të përsosur për t’u përshtatur me shtatin e drejtuesit.

KOMANDA DHE INSTRUMENTE

Edhe këtu është i pranishëm kursi i ri i BMW, i pasur dhe i rregullt, e cila u prezantua në dhjetor tek Seria 8. Live cockpit është një hap i mirë përpara në aspektin e integrimit mes instrumenteve dhe sistemit infotainment.

INFOTAINMENT

Tani iDrive është në gjendje t’i japë kuptim marrëdhënies midis filozofisë origjinale të dorezës tek paneli i drejtimit dhe komponentit me prekje, i cili është një shtesë relativisht e kohëve të fundit (2015).

KLIMATIZATORI

Impianti në katër zona është më i rafinuari që mund të imagjinohet. Tek maina që u testua, kuadri plotësohet nga sediljet e klimatiazuara dhe parfumuesi, i aftë të shpërndajë dy esenca të ndryshme sipas zgjedhjes.

SHIKUESHMЁRIA

Pasi është krijuar ideja e madhësisë së kolonave mbajtëse (në kuptimin e vërtetë të fjalës) përfitohet një pozicion dominant. Të dhënat grafike të kamerave 360° janë më të mirat sot në treg.

CILËSIA E MONTIMIT

Mirë pjesa e jashtme dhe akoma më mirë ajo e brendshme, ku gjithçka është realizuar me kujdes dhe cilësi, që janë të domosdoshme për t’i dhënë kuptim idesë që modeli X5 është pjesë e klasës së lartë automobilistike.

AKSESORЁT

Bazik, impostimi i zakonshëm i makinës premium gjermane, me shumë aksesorë në seri dhe po aq sipas kërkesës. Dy paketa (shumë të shtrenjta) opsionale plotësojnë atë çfarë pritet nga një makinë e tillë.

PAJISJET E SIGURISЁ

Jemi në nivelet më të larta dhe referenca është, sigurisht, për një mori pajisjesh elektronike të gatshme për të ndërhyrë në rast shpërqendrimi dhe që gjithashtu kanë vlerën (jo aq të përhapur) që të mos hyjnë në funksionim pa arsye.

ASISTENCA NЁ DREJTIM

Me paktën Driving assistant plus (që në këtë rast është pjesë e klasit të parë), arrihet një asistencë drejtimi e nivelit 2 me rëndësi të madhe: komoditeti dhe siguria shkojnë dorë për dore.

HAPËSIRA

Përmasat e trupit të makinës dhe impostimi i përgjithshëm luajnë në favor dhe rezultat i kësaj është hapësira e fituar. Përpara, me siguri, por edhe mbrapa, udhëtimi tre veta nuk përbën utopinë me të cilën jemi mësuar.

BAGAZHI

Edhe këtu nuk ka vend për ankesa, sepse ka shumë të mira në dispozicion. Karakteristikë – dhe me thënë të vërtetën jo fort e përshtatshme – pedana, gjë që e bën të vështirë arritjen tek zona e ngarkesës.

KOMFORTI

Heshtja është e admirueshme dhe ajo zhurmë e vogël që ndihet ka tone të buta. E nivelit të lartë është edhe aftësia për të filtruar problemet e asfaltit. Në përgjithësi, një makinë cruiser e nivelit shumë të lartë.

MOTORI

Mes kuajve fuqi dhe Newtonmetrave, gjashtë cilindërshi konfirmon për herë të disatë se është ai i duhuri. I butë dhe i vendosur, progresiv dhe i zellshëm: edhe në këtë rast arrin të bashkojë të kundërtat.

PЁRSHPEJTIMI

Pavarësisht nga madhësia, modeli X5 përshpejton gjithmonë me gatishmëri, pa më të voglin ngurim dhe kambjo automatike i fut marshet lehtësisht njëra pas tjetrës. Kohët e treguara e konfirmojnë më së miri një gjë të tillë.

RIMARRJA E SHPEJTЁSISЁ

Motor elastik dhe i disponueshëm, pa dyshimin më të vogël. Por, për ta bërë çdo gjë formalitet, mendon kambio: kur kërkohet gjithçka, kick-down është vërtet e menjëhershme dhe jep një gjallëri të këndshme.

KAMBIO

Sa për motorin, pak surpriza. Teoria flet për kambion e zakonshme ZF me tetë marshe. Praktika konfirmon cilësitë e njohura dhe të shkëlqyera: ndërrim marshesh i shpejtë dhe i pakthyeshëm. Vështirë të kërkohet më shumë.

TIMONI

Kalimi i gjeneratave e ka bërë makinën X5 pak më borgjeze dhe sistemi i drejtimit e reflekton mirë këtë gjë. Komanda është thjesht një komandë e mirë, por nga një BMW pritet diçka më intriguese.

FRENAT

Frenimi nuk ka të sharë dhe as aftësia për t’i rezistuar lodhjes, aq më shumë, duke marrë parasysh peshën në lojë. Nga ana tjetër, frenon gjatë, kur bëhet fjalë për rrugë me aderencë të ndryshme  në të dy anët.

SJELLJA DINAMIKE

Cilësitë bazë janë. Këtë herë, megjithatë, projektuesit nga Mynihu duket se janë shqetësuar më shumë për sigurinë (Esp në lagështi është shumë invaziv) dhe komforin se sa për kënaqësinë e drejtimit në vetvete.

KONSUMI

I kënaqshmëm në përgjithësi: duke konsideruar peshën në lojë, aerodinamikën dhe sasinë jo të vogël të kf-ve, do të ishte iluzion po të pretendohej më shumë. Autonomia është spikatëse, falë serbatorit që mban 80 litra.

 

ANË POZITIVE

Cilësia e jetës në kabinë. Mes impostimit të përgjithshëm, pajimeve dhe pajisjeve elektronike, e tëra është e një niveli të lartë.

Cruise control e nivelit të lartë. Çfarë u tha më sipër dhe një mekanikë cilësore, e bëjnë të palodhshme.

ANË NEGATIVE

Sjellja e pajisjes Esp në asfalt të lagur. Në emergjencë, kontrolli elektronik i qëndrueshmërisë ndërhyn në mënyrë me të vërtetë spikatëse.

Android Auto. Tek modelet BMW vazhdon të mungojë dhe kjo është një gjë e vështirë për t’u shpjeguar.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...