- Advertisement -
14.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024

SEAT TARRACO

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Flamurmbajtësja e stilit të ri të kompanisë nga Martorell, tek e cila bëhet modeli kryesor i gamës, ky Suv iberik është një model për shtatë persona me bagazhet përkatëse. Komod për udhëtime të gjata, vetëm pak i ngadaltë në rimarrjen e shpejtësisë

2.0 TDI XCELLENCE

ÇMIMI – 36.865 €

MOTORI – L4 turbo-diesel 1.968 cm3

FUQIA MAKS. – 110 kW (150 kf)

KONSUMI – I homologuar 4,9 litra/100 km

Real 6,4 litra/100 km

EMETIME CO2 – I homologuar 129 g/km

Real 181 g/km

Nëse makinat do të shiteshin bazuar në hapësirën që mund të shkelet, modeli i ri Seat Tarrace do të rezultonte me një çmim për metër katror vërtetë për t’u pasur zili. Gjithashtu, e realizuar me materiale të shkëlqyera dhe një bazë të fortë. Modeli i tretë Suv i kompanisë spanjolle pas modeleve Arona dhe Ateca mund të përshkruhet kështu: ka hapësirë në bord me shumicë, një raport të mirë përmbajtje/çmim dhe është e realizuar mirë. Të gjitha këto të përbashkëta me modelet me të njëjtën platformë, Skoda Kodiaq dhe Volkswagen Tiguan Allspace, duke e bërë kështu përzgjedhjen mes të trejave një luftë midis zemrës dhe mendjes: nga dashamirësia për një markë apo tjetrën deri tek përllogaritja e detajuar e çmimit final për motorizime dhe pajime të njëjta. Në këtë kontekst të fundit, Seat hidhet në sulm, me një shifër hyrje tunduese (29.975 euro për 1.5 TSI Style) krahasuar me pajimin në seri, e cila ndër të tjera përfshin fenerë full Led, klimatizator automatik me tre zona, Virtual cockpit dhe frenim automatik emergjence për të gjitha konfigurimet.

HAPËSIRA NUK MUNGON

Për versionin e provës shifra rritet, sepse motori është 2.0 TDI prej 150 kf dhe konfigurimi është ai top i gamës Xcellence (36.865 euro), me të cilin shtohen një numër i konsiderueshëm aksesorësh: nga rregullatori aktiv i shpejtësisë tek infotainment prej 8 inç, nga dera e pasme automatike tek rrotat prej 19 inç. Por faktikisht, thelbi mbetet i njëjtë. Modeli Tarraco është i pajisur me një kabinë me shumë hapësirë dhe praktike. Është e mundur të udhëtojnë pesë veta me një komoditet të lartë (mund të merret si referencë hapësira e pasme për gjunjët) dhe një sasi e konsiderueshme bagazhesh (595 litra efektive). Në rast nevoje, mund të përdoret varianti i shtatë vendeve: 815 euro më tepër për të përfituar dy sedilje të zhdukura në bagazh, të cilat bëhen funksionale menjëherë duke tërhequr një litar. Në këtë rast, hapësira gjatësore në dispozicion të dy pasagjerëve është ndër më të mëdhatë e kategorisë (shih përshkrimin në faqet në vijim), pavarësisht se mbetet një zgjidhje më e përshtatshme për fëmijët se të rriturit, gjithashtu mbetet diçka për ngarkimin (46 cm thellësi dhe një vëllim prej 175 litra). Gjithashtu, ndenjësja qendrore rrëshqet para dhe prapa 18 centimetra dhe sedilja e parë ana e pasagjerit paloset përpara, duke liruar në këtë mënyrë 2,8 metra në gjatësi për ngarkesat e rëndësishme.

MË TEPËR RACIONALE SE ME STIL

Konceptuar në Martorell, por e prodhuar në Wolfsburg, modeli Tarraco paraqet një cilësi të lartë konstruktive dhe shumë racionalitet. Me fjalë të tjera, nëse jeni në kërkim të zgjidhjeve futuristike të cilat të mahnisin, kjo nuk është makina për ju. Kroskoti paraqet një dizajn tradicional, me të vetmin dallim të pranisë së Virtual cockpit për të mbajtur nën kontroll situatën pa i hequr sytë nga rruga. Mungesa e efekteve speciale, megjithatë, ndikon në favor të funksionalitetit, sepse gjithçka është pikërisht aty ku duhet të ishte dhe asnjë element nuk sakrifikohet në favor të dizajnit, apo duke ulur efiçencën.

Ata që janë para shijojnë një pozicion drejtimi të lartë dhe dominuese, por jo nga ajo e cila është e zakontë për një automjet komercial. Ata që rrinë prapa trajtohen thuajse më mirë: përveç se mund të lëvizin lehtësisht këmbët, mund të zgjedhin një temperaturë të ndryshme nga zona e parë dhe të kenë në dispozicion dy tavolina në stil aeronautik, paraqitja estetike e të cilave mund të përmirësohet, por dobia e të cilave, sidomos në rastin e fëmijëve, është e padiskutueshme.

Udhëtimi është komod, pra, edhe falë një izolimi (janë vetëm disa fëshfërima në shpejtësi autostrade) dhe me suspensionet të cilat i absorbojnë më së miri parregullsitë e asfaltit, pavarësisht rrotave opsionale prej 20 inç. Të cilat nga ana e tyre kontribuojnë për të dhënë mbështetje në kthesë, me një rrokullisje të lehtë të pranishme, por kurrë e bezdisshme. Pesha prej 1.8 ton menaxhohen me lehtësi nga sistemi i drejtimit, progresiv, i drejtpërdrejtë dhe i lehtë në shpejtësi të ulëta, duke mos e trembur impiantin frenues, i cili është i aftë për të ndaluar modelin në distancë të shkurtër pa e ndjerë lodhjen gjatë përdorimit më intensiv.

Motori 2.0 TDI prej 150 kf, nga ana e tij, e vë në lëvizje me lehtësi modelin Tarraco, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Gjithashtu, kambio manuale, me raportet e para relativisht të shkurtra, favorizon shkëputjet në trafik, mbështetur nga puna fluide dhe homogjene e njësisë turbodiesel; me raportin e pestë dhe të gjashtë, nga ana tjetër, i bëjnë disi shqetësuese rimarrjet e shpejtësisë. Tejet mbresëlënëse, nga ana e tyre konsumet, sidomos në qytet, ku përshkohen thuajse 15 km/litër, ndërsa mesatarja efektive llogaritet në 14,6 km/litër, për një udhëtim rreth 850 km pa ndaluar.

Platforma Mqb-A me hap të zgjatur në 279 cm është një pioniere e hapësirës, sidomos për atë të vendeve të pasme, duke qenë se garanton një hapësirë të konsiderueshme për këmbët. Poshtë, rreshti i tretë opsional i sediljeve (815 euro): tepër komod për fëmijët dhe e përshtatshme për të rriturit, por vetëm për udhëtime të shkurtra. Më djathtas, klimatizimi prapa (në seri)

HAPËSIRA DHE SHIKUESHMËRIA

Modeli Tarraco ofron një hapësirë të konsiderueshme në çdo pjesë të kabinës, sidomos prapa. Gjithashtu në rastin që zgjidhet rreshti i tretë i sediljeve, hapësira për gjunjët është më e lartë se mesatarja e modeleve të tjera Suv me shtatë vende, me limitimin e vetëm të lartësisë, ku është disa centimetra më pak se më të mirat e kategorisë: një i rritur me shtatlartësi mesatare prek tavanin me kokë. Shumë mirë edhe në frontin e shikueshmërisë me një perceptim të mirë të pengesave.

Tek kroskoti riparaqiten si racionaliteti ashtu edhe shumëllojshmëria e materialeve, të pranishme edhe tek modelet Skoda dhe Volkswagen.

  1. Virtual cockpit me panel prej 10,3 inç është në seri; poshtë, majtas, konfigurimet e ndryshme të mundshme.
  2. Navigatori Plus prej 8 inç (720 euro) ka të shtuar hartat evropiane dhe ndërlidhjen Apple, Android dhe MirrorLink.
  3. Karikim wireless për telefonin (205 euro), pranë dy portave Usb, Aux dhe 12V.
  4. Përzgjedhësi i modaliteteve të drejtimit Eco, Normal, Sport dhe Individual.

 

TEKNIKA

NJË EMIGRANTE SPANJOLLE NË GJERMANI

Modeli Tarraco është i realizuar në të njëjtën platformë të modeleve Skoda Kodiaq dhe Volkswagen Tiguan Allspace, pra Mqb në variantin e zgjatur, e cila ka një hap 279 cm, rreth 10 centimetra më tepër se platforma standarde. Veçantia qëndron në faktin se Suv-i spanjoll prodhohet në stabilimentin VW në Wolfsburg, ndryshe nga Tiguan me hap të gjatë i cili realizohet në Puebla, në Meksikë, apo të Kodiaq të realizuar në fabrikën çeke në Kvasiny. Me modelet e tjera të grupit, Tarraco ka të përbashkët skemat e suspensionit (MacPhersom para, multilink prapa, me mundësinë e aplikimit të amortizatorëve me kontroll elektronik) dhe të powertrain të ndryshme, nga motorët TSI dhe TDI deri tek transmisioni: kambio mekanike me gjashtë raporte ose një Dsg me friksion të dyfishtë dhe rrota të para aktive apo traksion integral të përhershëm 4Drive, i cili bazohet tel zgjidhja e mirënjohur të friksionit multidisk me menaxhim elektronik Haldex.

CILËSIA

E KA NË GJAK

Të qenit pjesë e grupit Volkswagen dhe fabrikimi në Gjermani janë kushte të mira për realizimin cilësor të modelit Tarraco. Model i cili, në fakt, pasqyron standardin e modeleve si Kodiaq apo Tiguan, me një shtrirje të mirë të bojës, përkujdesje tek bashkimet e karrocerisë dhe detaje funksionale perfekte, duke filluar nga guarnicionet e dyerve, të cilat përshijnë edhe një kurriz tek pragu për ta mbajtur të pastër hapësirën e aksesit, gjithashtu edhe me komandat të pozicionuara mirë dhe të lehta në përdorim. Edhe në pjesën e brendshme materialet dhe montimet janë të kënaqshme, gjë që është e zakontë për modelet me rrënjë në Wolfsburg. Pra, regjistrohen vetëm gabime minimale në ndonjë vend, si mbështetja jo shumë e rregullt e një inserti plastik në pjesën e poshtme të instrumenteve dhe pjesa e pasme e mbështetëseve sediljeve të para disi më e ulët.

BAGAZHI

PARAQITET MIRË ME SHTATË VENDE

Kapaciteti i ngarkimit është një prej cilësive të cilave spikatin tek modeli Tarraco, për rrjedhojë është realizuar krahasimi me atë të katër modeleve Suv me shtatë vende. Si në rastin e modeleve Skoda dhe VW, apo Seat të cilat kanë një kapacitet të konsiderueshëm: me pesë sedilje të vendosura janë të disponueshme 436 deri 595 litra, në varësi të pozicionimit të sediljes qendrore të lëvizshme. Me sediljet e rreshtit të tretë të vendosura, modeli Tarraco ofron akoma hapësirë për ndonjë çantë: janë të disponueshme 175 litra dhe një thellësi të shfrytëzueshme prej 46 cm, kundrejt 29 të Nissan X-Trail dhe 37 të Peugeot 5008, ndërsa modelet me platforma të ngjashme janë të njëjta në volum dhe hapësirë të shfrytëzueshme. Për sa i përket prakticitetit të përdorimit të bagazhit, mbështetëset e pasme ofrojnë një ndarje 40-20-40 dhe është e pranishme mundësia e palosjes së sediljes së parë duke përfituar një gjatësi ngarkimi prej 2,8 metra. Së fundmi, tejet praktike dera e pasme me hapje dhe mbyllje automatike me lëvizjen e këmbës, të ofruar në seri.

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

I pozicioneshëm për të gjitha prerjet dhe shijet personale, falë lëvizjeve të mëdha të bllokut të timonit dhe të sediljes në çdo drejtim. Rregullimet manuale janë lehtësisht të aksesueshme edhe me portë të mbyllur.

KOMANDA DHE INSTRUMENTE

Krahas racionalitetit të këndshëm me të cilin janë shpërndarë komandat kryesore të dukshme mirë, gjejmë prakticitetin e Virtual cockpit (në seri tek e gjithë gama), i cili siguron drejtimet e zakonshme pa shpërqendruar.

INFOTAINMENT

Impianti Plus është i pasur me funksione (instrumente off-road, sportive, eco trainer) dhe ofron përshtatshmëri të plotë me smartphone: Apple, Android dhe MirrorLink. Ekrani touch është reaktiv, por me limitimet e zakonshme për sa i përket humbjes së vëmendjes.

KLIMATIZATORI

Kabina është e madhe dhe i nevojitet një klimatizim i përshtatshëm: për të cilin mendon një impiant automatik me tre zona (në seri), me rregullime të pasme të temperaturës. Fluks i mirë ajrimi për një impiant lehtësisht të menaxhueshëm.

SHIKUESHMËRIA

Kolona e parë e majtë nuk përbën një pengesë të madhe. E mirë edhe prapa apo në rreshtin e tretë, me një fushë shikimi të përshtatshme. Sensorë dhe kamera në seri, me porosi mund të merret edhe kamera 360° për të përmirësuar akoma më tepër gjërat.

CILËSIA E MONTIMIT

Cilësia dhe bollëku i bashkimeve është e njëjtë me ato të modeleve të tjera si Skoda dhe VW. Vlerësohet në mënyrë të veçantë përkujdesja me të cilën janë realizuar elementë si mbajtëset e sendeve të veshura dhe guarnicionet.

AKSESORËT

Modeli Tarraco është i mirë pajisur duke filluar nga konfigurimi bazë Style. Varianti top i gamës Xcellence shkon akoma më tej duke ofruar pajime të shumta për komfortin dhe funksionalitetin. Shoqëruar nga një marzh i lartë personalizimi.

PAJISJET E SIGURISË

Frenimi automatik është i disponueshëm në seri. Paketa Safe driving (510 euro) shton sinjalizimin e këndeve të errët dhe të qarkullimit të tërthortë të pasëm dhe asistencën para përplasjes dhe të përmbysjes, me zhbllokim të dyerve dhe thirrje emergjence.

ASISTENCA NË DREJTIM

Tek varianti Xcellence është i disponueshëm në seri rregullatori aktiv i shpejtësisë dhe sistemi i parkimit automatik. Versionet me kambio mund të jenë të pajisura me sistemin që merr drejtimin e makinës gjatë lëvizjes në kolonë.

HAPËSIRA

Një nga pikat e forta të modelit Tarraco: hapësira e shumtë në çdo drejtim. Në veçanti, zona e pasme, është shumë e madhe sidomos për këmbët e pasagjerëve. Edhe hapësira e pasme është e madhe sidomos në drejtim gjatësor.

BAGAZHI

Derë elektrike, hapet duke përdorur këmbën. Hapësirë e pajisur mirë, me vendosje praktike dhe mbi të gjitha e madhe: nga 436 deri 595 në varësi të rrëshqitjes së ndenjëses qendrore. Me shtatë persona 175 litra janë më se të mjaftueshme.

KOMFORTI

Përthithje e mirë e përgjithshme e suspensioneve, edhe ajo e aksit të pasëm e cila, zakonisht është zona më e penalizuar. E njëjta gjë mund të thuhet për silenciozitetin, tejet të mirë por me disa fëshfërima në autostradë.

MOTORI

Motori 2.0 TDI rezulton më se i përshtatshëm për detyrën e ngarkuar, pavarësisht një fuqie dhe momenti përdredhës (150 kf dhe 340 Nm) pak më i ulët se kategoria. Punim i rrjedhshëm dhe i rrjedhshëm, pa ndonjë luhatje të ndjeshme.

PËRSHPEJTIMI

Kur motori dhe kambio shfrytëzohen maksimalisht, arrijnë të prodhojnë performanca më se të kënaqshme: me pak se 10 sekonda në përshpejtimin e shkurtër, shifër më e mirë se modele si Skoda apo VW me të njëjtin motor (por me traksion 4×4).

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Me kambion manuale dhe një marsh të gjashtë të gjatë, është e dukshme se drejtuesi duhet të punojë disi gjatë rimarrjeve të shpejtësisë: motori 2.0 TDI duhet të mbahet në regjimin e duhur, pra nevojiten ndryshime të shpeshta.

KAMBIO

Për ata që akoma e pëlqejnë këtë kategori, do të kenë në dispozicion një transmision me ndërrime të lehta dhe të mirë orientuara, mjaftueshëm të shpejta në varësi të situatës. Hapësira midis raporteve është ajo e duhura: raporte të para të shkurtra, me të gjashtin të gjatë për udhëtime.

TIMONI

Kalibrim i mirë për këtë model: i lehtë në shpejtësi të ulëta, duke e rritur ngarkesën e tij proporcionalisht me kushtet e drejtimit. Përgjigje shumë e mirë dhe tejet i gatshëm.

FRENAT

Një impiant më se i përshtatshëm për peshën e makinës, i aftë të garantojë hapësira ndalimi shumë të përmbajtura dhe një stabilitet të mirë në terrenet me aderencë të ndryshme. Një paraqitje e mirë edhe në provat e lodhjes, tek të cilat nuk shënon luhatje.

SJELLJA DINAMIKE

Pavarësisht kategorisë, modeli Tarraco është një model i shkathët dhe i këndshëm edhe për sa i përket këtij profili. Qëndrueshmëria është e lartë, pavarësisht se ndërhyrja e Esp është aq e ndjeshme sa të komprometojë manovrueshmërinë, gjatë ndryshimit të korsisë në asfalt të lagur.

KONSUMI

Në grupin e modeleve Suv me përmasa dhe fuqi të njëjtë, modeli spanjoll pozicionohet në mesin e tyre. Provat shënuan një konsum mesatar prej 6.8 litra /100 km, një vlerë disi e kënaqshme. Me një serbator prej 58 litra nga i cili garantohet një autonomi prej 850 km.

 

ANË POZITIVE

Hapësira. Një model Suv i përshtatshëm për ata që kërkojnë hapësirë, si për personat ashtu edhe për bagazhet. Për më tepër është edhe komode për të udhëtuar.

Pajimi. Oferta e serisë është e pasur, edhe në rastin e versioneve bazë, sidomos në raport me çmimin.

ANË NEGATIVE

Esp në asfalt të lagur. Ndërhyrje disi i e ashpër, sidomos gjatë ndërrimit të dyfishtë të korsisë në asfalt të lagur, ku ndikon në drejtimin.

Rimarrja e shpejtësisë. Nuk është shumë një problem i momentit përdredhës, më tepër se e një marshi të gjashtë të gjatë, i cili penalizon rimarrjet e shpejtësisë.

Previous articleTOYOTA COROLLA
Next articleKAMPIONATI GO-KART 2018
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...