- Advertisement -
20.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

JEEP GLADIATOR

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

GLADIATORI ЁSHTЁ KTHYER

Në gamën e konstruktorit amerikan, rishfaqet një makinë pick-up, e menduar për të përballuar seksione ekstreme rruge ose tërhequr varkën në qetësi të plotë, modeli Gladiator do të mbërrijë në Europë në vitin 2020

ADN e njëjtë me modelin Wrangler, hapësirë e pasme e përsosur për të ngarkuar motoçikleta, cilësi fuoristrade të klasit të parë (duke konsideruar bazën fillestare, është për t’u vënë dora në zjarr), me një emër jashtë përdorimit që nga vitet ’70, ofron teknologji të gjeneratës së fundit. Këto janë përbërësit e Jeep Gladiatorit të ri, të prezantuar në fund të nëntorit në Sallonin e Los Anxhelos, duke nxitur sfidën mes modeleve pick-up. Në ç’mënyrë? Duke përzier frymën autentike të markës Jeep me formën dhe substancën e një makine të dizenjuar normalisht për përdorim profesional.

Marrëdhënia me modelin Wrangler është e dukshme si në pamjen e jashtme, ashtu edhe në kabinë, por Gladiatori spikat për shkathtësi më të madhe në përdorimin e pjesës së pasme të karrocerisë, duke qenë se është në gjendje të transportojë deri në 725 kg. Por prirja e tij lifestyle, si një “djall” i vërtetë, fshihet në detaje: që nga dyert që hiqen, tek mbulesat prej kanavace apo të ngurta (por gjithmonë të heqshme), që edhe një herë e afrojnë me modelin tradicional Wrangler. E propozuar me pajimet Sport, Sport S, Overland dhe Rubicon, risia e markës Jeep, e ndërtuar në fabrikën e Toledos, në Ohio, do të mbërrijë në SHBA në gjysmën e dytë të vitit 2019, ndërsa në Europë vitin e ardhshëm.

Në karrocerinë e Gladiator mund të ngarkohen pa problem dy motoçikleta. Sipër: paneli i drejtimit merr fillesë nga zgjedhjet dhe stili i gjeneratës së fundit të modelit Wrangler. Anash, ekrani me prekje prej 8,4 inç, i cili lejon edhe kontrollin e menusë që lidhet me drejtimin fuoristradë

Aftësitë off-road, të pashmangshme për një model me grilë me shtatë të ndara, garantohen nga dy sistemet e traksionit Command-Trac dhe Rock-Trac, nga akset e gjeneratës së tretë Dana 44, nga bllokimi elektrik i akseve të përparmë dhe të pasëm TruLock, nga diferenciali me rrëshqitje të kufizuar Tracc-Lock, si dhe nga boshti stabilizues me çaktivizim elektronik. Me fjalë të tjera, edhe Gladiatori, ashtu si modeli të cilin plotëson, i ka të gjitha letrat në rregull për të përballuar shkëmbinjtë mizorë të Rubikon Trail.

DIESEL EDHE PЁR SHBA

Për sa i takon Adas, modeli pick-up Jeep është i pajisur me sisteme të tilla si monitorimi i këndeve të errët dhe sinjalizimi i qarkullimit të tërthortë, me kamerë të përparme për ecje në rrugët më të vështira, me kamerë të pasme ParkView, me pajisjen cruise-control, si dhe kontrollin elektronik të qëndrueshmërisë, me pajisje kundra uturimës, të kalibruar për nevojat e veta specifike. Duke kaluar tek motorët, gama do të përfshijë atë me benzinë Pentastar V6, 3.6 litra, me 285 kf dhe 352 Nm të momentit përdredhës, shoqëruar në seri me kambio manuale me gjashtë marshe, ose opsional me kambio automatike me tetë marshe, si dhe motorin EcoDiesel V6, 3.0 litra (260 kf dhe moment përdredhës 600 Nm). Ky i fundit, i cili në SHBA do të jetë i disponueshëm duke filluar nga viti 2020, do të ofrohet ekskluzivisht i kombinuar me kambion automatike me tetë marshe.

IMAGJINOJENI PA DYER NЁ MES TЁ NATYRЁS: NJЁ SIMBOL I VЁRTETЁ LIRIE MBI KATЁR RROTA

Previous articleSFIDË PUSHTETIT
Next articleRANGE ROVER EVOQUE
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...