- Advertisement -
18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

JEEP CHEROKEE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Duke vajtur përtej paraqitjeve: ajo që ndryshon nuk është vetëm “vështrimi”. Modeli amerikan crossover tashmë është i mbushur me sisteme asistence në drejtim dhe infotainment, ndër të tjera të përfshira në çmim. Progres për sa i përket komfortit, disa rënie të vogla në cilësinë e montimit

2.2 MJT II LIMITED

ÇMIMI – 46.500 €

MOTORI – L4 turbo-diesel 2.174 cm3

FUQIA MAKS. – 143 kW (194 kf)

KONSUMI – I homologuar 16,4 km/l

Real 13,2 km/l

EMETIME CO2 – I homologuar 161 g/km

Real 200 g/km

 

Treguesi i rinovimit nuk matet nga paraqitja e jashtme, por nga ajo që gjendet në brendësi. Dhe për këtë arsye, Cherokee, tashmë e arritur në ristilimin e mesit të karrierës, në mënyrë analoge me një smartphone paraqet një përditësim rrënjësor të hardware dhe software, i cili ka ndikim më të lartë se ndryshimet e mëdha estetike. Për sa i përket këtij aspekti të fundit, ky model Suv e kishte realizuar këtë shndërrim në vitin 2013, me kalimin nga seria e katërt në të pestën: një fuoristradë kuadratike e cila emeton nga çdo por i saj kromozomet Jeep, ishte shndërruar në një crossover të rrumbullakosur. Në këtë variant është përsëri kështu, por me ndonjë rregullim të vogël që e rrit akoma më tepër harmoninë e përgjithshme: pra, janë eliminuar fenerët e parë të hollë duke u zëvendësuar nga grupe optike më të gjera dhe përfshirëse. Gjithashtu, prapa, tashmë mbajtësja e targës ngjitet nga goditje pritësja duke kaluar më lart tek porta e pasme. Ndërkohë, në brendësi, dizajni i kroskotit mbetet praktikisht po i njëjti. Por edhe në këtë rast disa modifikime të lehta e bëjnë më të këndshëm kombinimin e përgjithshëm: bëhet fjalë për detajet e zeza me shkëlqim për kornizat e shfryrësve, të kroskotit dhe të zonës së kambios.

INJEKTIM AKSESORËSH

Substanca e vërtetë e modelit Cherokee qëndron tek injektimi i konsiderueshëm i sistemeve teknologjike, të cilat rezultojnë akoma më të vlefshme nëse merret në konsideratë që ofrohen në seri në të gjithë gamën dhe që çmimi i modelit mbetet në të njëjtin nivel me versionin bazë. Për më tepër, duke rezultuar më i përshtatshëm në rastin e disa kombinimeve motorësh, transmisionesh dhe konfigurimesh. Pra, le të prezantojmë një radhë gjatë asistencës në drejtim: nga frenimi automatik i emergjencës tek monitorimi i këndeve të errët kontroll të trafikut prapa, nga ruajtja e korsisë tek rregullimi i shpejtësisë, i cili duke filluar nga konfigurimi Limited i provës është i disponueshëm në versionin aktiv. Së fundmi nuk mund të mungonte, duke qenë se është i pranishëm në të gjitha modelet e fundit Jeep, impianti multimedial Uconnect i gjeneratës së katër me radio DAB dhe lidhjet Apple CarPlay dhe Android Auto, në versionin bazë prej 7 inç në modelin hyrës Longitude dhe në versionin prej 8,4 inç me navigim për konfigurimin Business dhe më lart.

Pra, ndjesia me Cherokee, mbetet po ajo e mirënjohura, por me ndërgjegjshmërinë e pasjes në duar të një makine më praktike dhe të sigurt në profilin teknologjik. Sepse, pikërisht ky është realiteti i sotëm, cilësia e komfortit në kabinë matet edhe duke menaxhuar telefonin personal përmes ekranit kryesor të modelit apo duke pasur garancinë e një syri të dytë vigjilent mbi rrugë, krahas atij të drejtuesit, për të shmangur situata të pakëndshme të hasura gjatë drejtimit.

KABINË MIKPRITËSE

Për ata që nuk e njohin modelin Cherokee, ja çfarë duhet mësuar. Gjithmonë për të qëndruar në aspektin e rehatisë së brendshme, hapësira është e kënaqshme. Modeli amerikan Suv është i pajisur me një kabinë relativisht të madhe, me një hapësirë të mirë edhe për pasagjerët prapa, shoqëruar nga një bagazh me kapacitet të lartë (450 litra) dhe praktik, sepse ndenjësja e pasme është e rrëshqitshme dhe e fraksionueshme.

Drejtuesi është i pajisur me një pozicion dominues, me sedijen që mbetet gjithmonë disi e lartë edhe duke e ulur deri në fund dhe komandat kryesore janë të shpërndara në mënyrë racionale. Impakti i parë, siç përmendëm, është më i këndshëm se më parë për arsye se detajet e zeza me shkëlqim e bëjnë më elegant dhe të këndshëm imazhin e përgjithshëm. Megjithatë struktura mbetet ajo e njohura dhe në kontekstin e cilësisë, janë të pranishme disa detaje që stonojnë disi. Për shembull, bëhet fjalë për xhepat anësore për pijet, të cilave iu mungon shtresa e poshtme mbrojtëse, për copën e brendshme ekonomike të pafiksuar në brendësi të kutisë qendrore, të plastikave të ngurta të gjithë pjesës së poshtme të kabinës, të cilat stonojnë disi. Megjithatë, aty ku vështrimi hidhet zakonisht, ambienti është i përkujdesur, duke filluar nga veshja e mirë e pjesës së sipërme të kroskotit dhe nga veshja e lëkurës e sediljeve.

ZHURMA TË PAKTA NË AUTOSTRADË

Një nga cilësitë e mira të modelit Cherokee, gjatë sjelljes në rrugë vazhdon të mbetet komforti. I cili në këtë versionin e fundit duket të jetë përmirësuar sidomos për sa i përket përthithjes së suspensioneve. Kalibrimi është i butë, por jo i lëshuar, gjithashtu paraqesin një aftësi të mirë në përballimin e çdo lloj parregullsie. Kësaj cilësie i shtohet edhe izolimi i mirë i kabinës, i një niveli të lartë, sidomos gjatë përshkimit të itinerareve në autostrada, ndërsa motori ka një zhurmë relativisht të ndjeshme, sidomos gjatë përshpejtimit dhe në regjim minimal.

Njësia 2.2 turbodiesel është praktikisht e njëjta me versionin e mëparshëm, por i përshtatur me normat e ndotjes (tani janë të pranishëm dy katalizatorë Scr dhe AdBlue: përshkrimi në faqet në vijim), i pajisur me një disponibilitet të lartë momenti përdredhës: 450 Nm, të cilat duken më të dobishme se 194 kf, duke qenë se janë pikërisht ato që favorizojnë elasticitetin e punimit të motorit që e bën drejtimin më të këndshëm. Pra, varianti Multijet, tërheq mirë dhe në këtë rast është i mbështetur edhe nga kambio automatike, e cila me sasinë e raporteve të ofruara (nëntë) arrin të japë gjithmonë regjimin e duhur në momentin e duhur. E këndshme gjithashtu, logjika e funksionimit të transmisionit në mesin e kthesave, qofshin ato rrethrrotullime qyteti apo kthesa më të shpejta, sepse ruan gjithmonë një raport të ulët dhe nuk ka kurrë atë ndjesinë e pakëndshme sikur po përshkohen në marsh neutral.

VETËM DY PËR KURSIM

Për sa u përket transmisionit, modeli Cherokee i provës është një variant me vetëm dy rrota aktive, zgjedhje kjo e disponueshme vetëm për konfigurimet Longitude dhe Limited. Sigurisht, traksioni integral është i aplikueshëm për të gjithë gamën (në tre variante teknike: përshkruar në faqet në vijim), por për ata të cilët nuk e kanë të nevojshme është i disponueshëm varianti me rrota të para aktive që është një zgjedhje që mundëson një kursim të mirë. Menjëherë 1.300 euro, që është edhe diferenca midis 4×2 dhe 4×4 në konfigurim të njëjtë, dhe në kontekstin afatgjatë edhe tek pika e karburantit, me konsume më të ulëta për shkak të tërheqjeve më të ulëta mekanike. Përfitimet merren më tepër me versionin tashmë të lançuar, për shembull në autostradë, ku modeli Cherokee me traksion integral dhe të njëjtin motor (në versionin 2015) përshkonte 12,1 km/litër dhe ai aktual shënon 12,7 km/litër. Në ciklin urban, ndërkohë përshkueshmëria është e njëjtë (12,1 km/litër), ndërsa në mesatare fitohen disa qindra metra: 13,2 km/litër në vend të 13.

 

MUNDËSI BLERJE

KURSIM DERI 6.800 EURO

KLIENTË  PRIVAT

Konfigurimi bazë Longitude ofron në seri disqe prej 17 inç, klimatizator automatik bi-zonë, sistem keyless, fenerë full Led, sensorë parkimi. Gjithashtu, një ofertë e kompletuar e pajimeve të sigurisë ku përfshihen rregullimi i shpejtësisë, sistemet kundër përplasjes me frenim emergjence, ruajtjen e korsisë dhe monitorimin e këndeve të errët. Çmimi është 43.000 euro, por në momentin e lançimit zbret në 36.200 euro, falë një ulje prej 6.800 euro për kthim apo heqje të një modeli të përdorur. Pa një model të përdorur, kursimi zbret në 3.300 euro. Me financimin me normë interesi prej 4,99% paradhënia është 43% dhe 36 këste nga 200 Euro.

(vlera me TVSH të përfshirë)

ARVAL

Qira afatgjatë

Paradhënie

36 këste mujore nga

Kushtet: janë të përfshira sigurimi i plotë (Tpl, zjarr dhe vjedhje, Kasko), mirëmbajtja periodike dhe jo periodike, ndihma në rrugë, asistenca 24 orë në 24 dhe taksa e pronësisë, shoqëruar nga tërheqja e modelit të përdorur dhe dorëzimi në shtëpi. Nuk parashikohen limite në kilometrazh.

LEASYS

Qira afatgjatë

Paradhënie

36 këste mujore nga

Kushtet: janë të përfshira sigurimi i plotë (Tpl, zjarr dhe vjedhje, Kasko), mirëmbajtja periodike dhe jo periodike, ndihma në rrugë, asistenca 24 orë në 24, taksa e pronësisë, menaxhimi i gjobave/dëmeve dhe infomobiliteti I-Care. Limiti është 90.000 kilometra në tre vite.

KLIENTË BIZNES

Kompania mbështetet tek versioni Business me traksion integral, që parashikon në seri pajime specifike si pasqyrat elektrike multifunksionale, sediljet e para me rregullime elektrike, fshirëset e xhamave me sensorë shiu, porta e pasme me aktivizim automatik dhe sistemi infotainment me navigator dhe ekran prej 8,4 inç. Ky konfigurim kushton 1.000 euro më shumë krahasuar me variantin Longitude, pavarësisht se vlera e pajimeve i kalon 1.400 euro. Gjithashtu, tek e gjithë gama Cherokee ofrohet një bonus kompanie prej 9.100 euro për të gjithë subjektet me TVSH, kompanitë individuale dhe studiot profesionale, prej 10.100 euro për shoqëritë, administrata publike dhe kompanitë e sigurimit.

(vlera pa TVSH)

ARVAL

Qira afatgjatë

Paradhënie

36 këste mujore nga

Kushtet: janë të përfshira sigurimi i plotë (Tpl, zjarr dhe vjedhje, Kasko), mirëmbajtja periodike dhe jo periodike, ndihma në rrugë, asistenca 24 orë në 24 dhe taksa e pronësisë, shoqëruar nga tërheqja e modelit të përdorur dhe dorëzimi në shtëpi. Limiti është 60.000 kilometra në tre vite.

LEASYS

Qira afatgjatë

Paradhënie

36 këste mujore nga

Kushtet: janë të përfshira sigurimi i plotë (Tpl, zjarr dhe vjedhje, Kasko), mirëmbajtja periodike dhe jo periodike, ndihma në rrugë, asistenca 24 orë në 24, taksa e pronësisë, menaxhimi i gjobave/dëmeve dhe infomobiliteti I-Care. Limiti është 60.000 kilometra në tre vite.

 

TË DHËNA TEKNIKE

Motori

  • Montuar përpara tërthorazi, diesel
  • 4 cilindra në linjë
  • Diametri i pistonit 83,8 mm
  • Korsa 99,0 mm
  • Cilindrata 2.174 cm3
  • Fuqia maks. 143 kW (194 kf) në 3.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maks. 450 Nm në 2.000 xhiro/min
  • Bllok cilindrash gize, testata prej aliazhi të lehtë
  • 2 boshte ekuilibrimi
  • 2 boshte me gunga në testatë, 4 valvula për cilindër (zinxhir)
  • Injeksion i drejtpërdrejtë common rail, turbo dhe intercooler
  • Dy katalizatorë Scr për NOx

Transmisioni

  • Rrota të para aktive
  • Kambio automatike me 6 marshe

Gomat

  • Michelin Primacy 3

225/55R18 98V

  • Kit riparimi

Karroceria

  • Shasi çeliku, 2 vëllime, 5 dyer, 5 vende
  • Aksi i parë MacPherson, sustë helikoidale, bosht stabilizues
  • Aksi i pasmë multilink me tre leva e gjysmë, sustë helikoidale, bosht stabilizues
  • Amortizatorë hidraulik
  • Frena me disk, para autoventilues, Abs dhe Esp
  • Sistem drejtimi me kremaljerë, asistencë elektrike
  • Serbatori 60 litra

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 271 cm
  • Karrexhata para 159 cm, prapa 160 cm
  • Gjatësia 462 cm – Gjerësia 186 cm – Lartësia 167 cm
  • Pesha n.a. e plotë 2.290 kg – e rimorkiueshme 2.370 kg
  • Bagazhi nga 448 deri 1.267 litra

Prodhuar në

  • Toledo, Ohio (SHBA)

 

TEKNIKA

MULTIJET MË I PASTËR

Cherokee është e pajisur me motor diesel prej 2.2 litra i pranishëm në serinë e mëparshme, por i përditësuar me shtimin e një turbo të re të integruar në kolektorin e shkarkimit, i cili mundëson rritjen e efiçencës të sistemit kundërndotjes. Ky i fundit është modifikuar për të respektuar normat Euro 6d-Temp dhe tani krahas katalizatorit antioksidues dhe filtrit antipartikular, përfshin tani dy katalizatorë Scr për oksidet e azotit. I pari është i integruar tek Dpf (për rrjedhojë është emërtuar Sdpf ose Scr on filtër). Për të funksionuar përdor agjentin reduktues AdBlue, i cili gjendet në një serbator prej 15,7 litra dhe futet në përdorim nga një donator, ndërsa i dyti nuk ka nevojë dhe plotëson trajtimin. Për sa i përket sistemeve 4×4 janë të disponueshme tre opsione të cilat shoqërojnë versionin e thjeshtë me traksion në rrotat e para të modelit të provës. Më e plota, tek versioni Trailhawk, parashikon edhe reduktorët, bllokimin e diferencialit prapa dhe kontrollin e shpejtësisë në zbritje. Të gjitha parashikojnë Selec-terrain, një rrotull (në foton poshtë) e cila mundëson përzgjedhjen e modaliteteve të ndryshme të menaxhimit të traksionit 4×4, të motorit dhe të kambios për të përballur më së miri kushtet e terrenit.

JASHTË ASFALTIT

PARAQITET MË SË MIRI

Në pritje të Trailhawk, versionit më të orientuar për terrenet jashtë asfaltit, i cili do të jetë i disponueshëm në vitin 2019, u testua në pistën off-road të Vairano një model Cherokee Overland me sistem traksioni 4×4 Active Drive II. Bëhet fjalë për sistemin e traksionit më të kompletuar: kushton 1.000 euro më tepër krahasuar Active Drive I dhe ka të shtuar reduktorin dhe Hill descent control. Me këtë paketë teknike, ky model Jeep rezultoi i përshtatshëm për të përballuar me lehtësi terrenet e lehta off-road. Sigurisht, Wrangler është tërësisht ndryshe dhe për modelin Cherokee nuk është objektiv i drejtpërdrejtë off-road i pastër. Por duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një sport utility, aftësitë e këtij modeli shënojnë shifra mbi mesataren e klasës.

Një lartësi nga toka prej 201 mm (51 mm më tepër se varianti Cherokee me rrota të para aktive) dhe një kënd i poshtëm prej 22° i kanë mundësuar këtij modeli të lëvizë me lehtësi përgjatë gjithë itinerarit Trial. Terren i pashtruar, gunga, gropa dhe situatat e përdredhjes nuk kanë përbërë problem për Cherokee, i cili përkundrazi, gjatë humbjeve të aderencës me rrotat e larguara nga toka, ka shpalosur një shpejtësi përgjigje të lartë dhe efiçencë në shpërndarjen e aderencës tek ato të kapura me terrenin. E njëjta gjë mund të thuhet për rampën në ngjitje, përsëri të pashtruar dhe të mbushur me gropa dhe gunga. Modeli u testua vetëm në pjesën me pjerrësi më të ulët (25%), për shkak të gomave tërësisht për rrugë, të cilat nuk do të garantonin kapjen e nevojshme për kalimin e rampave më të pjerrëta, por edhe në këtë rast është e kënaqshme ndërhyrja e saktë dhe precize e sistemit për të siguruar sasinë e duhur të momentit përdredhës. Gjë e cila i ka mundësuar modelit Cherokee të ngjitet pa ndonjë problem. Gjatë zbritjes, ndihmon Hill descent control, i rregullueshëm nga 1 deri 9 km/h: i aktivizueshëm vetëm me reduktorët në punë, duke ndihmuar për të mbajtur automjetin në linjë. Së fundmi, këndet e brendshëm dhe të jashtëm relativisht të vegjël (19 dhe 20°) nuk kanë lejuar të përballojë trashenë e provës, si në rastin e modelit Wrangler të provuar më parë.

PJERËSI ANËSORE

Tek rampa në 30%, modeli mbetet i kapur me tokën dhe ofron një ndjesi stabiliteti.

RAMPA NË NGJITJE

E kalon provën në tokë deri në 25%, sistemi është i shpejtë për shpërndarjen e momentit përdredhës gjatë humbjes së aderencës.

RAMPA NË ZBRITJE

Sistemi ndihmës, i cili punon vetëm me reduktorë të aktivizuar, është i rregullt në ndërhyrje.

TWIST

Sistemi i traksionit integral rezulton relativisht i mirë gjatë shpërndarjes së momentit përdredhës.

TRIAL

Lartësia nga toka dhe korsa a amortizatorëve është e përshtatshme për të lëvizur me lehtësi nëpër gropa dhe gunga.

TRASE

Këndet e hyrjes dhe të daljes nuk e kanë lejuar të përballojë këtë test disi specifik.

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Rregullimet janë të shumta, timoni dhe sedilja (elektrike) mund të rregullohen në dy akse. Pozicioni i drejtimit mbetet gjithsesi disi i lartë krahasuar me bllokun e timonit, i cili rezulton disi i pjerrët.

KOMANDA DHE INSTRUMENTE

Funksionet janë të shumta (16 butona në timon), por të mirë identifikuara dhe të arritshme. Grafika e qartë e instrumenteve, të cilës i shtohet edhe një ekran i gjerë prej 7 inç, lehtëson leximin e informacioneve të bordit.

INFOTAINMENT

Në këtë model Cherokee është i pranishëm (në seri) Uconnect prej 8,4 inç i gjeneratës së fundit, i lehtë në përdorim dhe i pasur me funksione: duke filluar nga navigimi tek radio dixhitale, deri tek lidhja me telefonat Apple apo Android.

KLIMATIZATORI

Njësia automatike bi-zonë menaxhohet si përmes butonave fizike, ashtu edhe përmes ekranit touch të infotainment. Sasia e ajrit rezulton e përshtatshme për kabinën dhe shfryrësit garantojnë flukse homogjene, po ashtu edhe për zonën e pasme.

SHIKUESHMËRIA

Perceptohet mirë fillimi dhe fundi i këtij modeli, për më tepër është ndihma e sensorëve dhe e kamerës. Shikueshmëria e pasme pengohet disi nga mbështetëset e kokës jo të integruara në sedilje. Pengon disi pasqyra e majtë.

CILËSIA E MONTIMIT

Tapiceria prej lëkure dhe veshja e pjesës së sipërme të kroskotit janë tepër të këndshme në paraqitje. Megjithatë kombinimi i përgjithshëm nuk është aq premium sa do të dëshirohej: plastika të forta për të gjithë pjesën e poshtme, mungesë shtrese të poshtme.

AKSESORËT

Duke filluar nga versioni bazë, modeli Cherokee është vërtetë i mirë pajisur. Varianti Limited, që bën pjesë në gjysmën e sipërme të gamës, paraqet një ofertë serie më se të kompletuar, që të bën të mos kërkosh asgjë më tepër. Raport i mirë çmim/opsione.

PAJISJET E SIGURISË

E plotësuar edhe në këtë kontekst, me frenimin automatik të pranishëm në seri tek të gjitha konfigurimet, shoqëruar nga asistenca gjatë ndryshimit të korsisë dhe sinjalizimi i këndeve të errët me monitorim të trafikut prapa.

ASISTENCA NË DREJTIM

Nga versioni Limited dhe më lart, pa shtesë në çmim, janë të përfshira, rregullimi aktiv i shpejtësisë dhe sistemi i parkimit automatik në paralel dhe tërthorazi.

HAPËSIRA

Hapësirë e mjaftueshme për bërrylat dhe kokën, si para ashtu edhe prapa. Zona e pasme ofron një hapësirë të rregullt për këmbët, me limitimin e vetëm të pasagjerit të mesit i cili duhet të përballet me bllokut masiv të transmisionit.

BAGAZHI

Parafangot dhe subwoofer vjedhin disa centimetra në gjerësi, por bagazhi në përgjithësi është i madh dhe i mirë shfrytëzueshëm. Sedilja e pasme e rrëshqitshme dhe rrit prakticitetin. Disi jo në nivelin e duhur rrjeta për mbulimin e bagazheve.

KOMFORTI

Krahasuar me versionin e mëparshëm është përmirësuar aftësia përthithëse e suspensioneve, më efikase në të gjitha situatat dhe tejet e mirë. Megjithatë, përdoruesit duhet të përballen me një zhurmueshmëri të motorit në regjim minimal dhe gjatë përshpejtimit.

MOTORI

Meqenëse ishim tek zhurmueshmëria, njësia 2,2 litra gjeneron një moment përdredhës të konsiderueshëm (450 Nm) duke rezultuar në një tërheqje të fuqishme. Mungon marrja e xhirove, por ajo që nevojitet edhe e koncentruar në regjimet e mesme-të ulëta.

PËRSHPEJTIMI

Nuk shënohen ndryshime në krahasim me modelin pararendës me të njëjtin motor por me traksion 4×4. Pak më shumë se nëntë sekonda për të arritur nga 0 në 100 km/h dhe rreth tridhjetë sekonda për të përshkuar një kilometër.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Motori turbodiesel disponon shifrat e nevojshme për të siguruar gjithmonë rinisje të shkathëta. Momenti përdredhës i lartë ndihmon shumë dhe kjo gjë konfirmohet nga ndryshimet e vogla nga rimarrja e shpejtësisë me ngarkesë minimale dhe maksimale.

KAMBIO

Është përmirësuar logjika e funksionimit dhe disa nga pasiguritë e gjeneratave të mëparshme të versionit me nëntë marshe tashmë nuk janë më. E butë gjatë ndryshimeve të marsheve, pavarësisht se nuk është dhe aq e shpejtë.

TIMONI

Një komandë e mirë, e cila shpalos aftësitë e precizonit, gatishmërisë dhe progresionit. Nuk shkëlqen, megjithatë, për sa i përket cilësisë së informacioneve të transmetuara tek drejtuesi, për shkak të një përgjigje relativisht artificiale.

FRENAT

Pavarësisht një peshe prej afërsisht dy tonësh, hapësirat e ndalimit të garantuara nga impianti janë në nivele relativisht të ulëta, e njëjta situatë edhe në regjimet e larta dhe terrenet me aderencë të kompromentuar.

SJELLJA DINAMIKE

Cherokee shpalos një karakter sigurues dhe të parashikueshëm, si tregohet edhe nga testet e qëndrueshmërisë. Megjithatë, pesha dhe kalibrimi i butë i shasisë nuk e ndihmojnë në përcjelljen e një ndjesie shkathtësie.

KONSUMI

Traksioni në rrotat e para përmirëson përshkueshmëritë sidomos në autostrada, ku tërheqjet e sistemit 4×4 ndjehen: 7,8 litra/100 km në vend të 8,3 litra/100 km të versionit të mëparshëm me fuqi dhe traksion të njëjtë.

 

ANË POZITIVE

Pajimet. Ofertë serie mjaft e pasur duke filluar deri nga konfigurimi bazë, sidomos në kuadrin e sistemeve të asistencës në drejtim.

Rimarrja e shpejtësisë. Doza e lartë e momentit përdredhës siguron gjithmonë rinisje të shpejta. Këtë gjë e ndihmon më së miri edhe kambio.

ANË NEGATIVE

Pozicioni i drejtimit. Pavarësisht se sedilja rregullohet në lartësi, ndenjësja mbetet përsëri disi e lartë dhe timoni mbetet disi i pjerrët.

Cilësia e montimit. Mund të pritej një përkujdesje më e lartë ndaj atyre detajeve që zënë një farë peshe në modelet premium.

 

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...