- Advertisement -
18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

AKCIZË PËR GAZIN

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2017, drejtuesit e makinave me gaz do të paguajnë më shumë për karburantin. Paketa e re fiskale, e miratuar pak ditë më parë, sjell ndryshime për dy taksa: për makinat që përdorin impiantin e gazit dhe për makinat e luksit.
Qeveria miratoi paketën e re fiskale që parashikon zbatimin e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret në makina, në masën 13 lekë për litër. Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm që shitet në pikat e karburantit dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar.
Në relacionin e paketës fiskale, argumentohet se zbatimi i akcizës për gazin e lëngshëm për automjete, në nivelin 13 lekë/litër, bëhet për t’u afruar me standardet e BE-së dhe të vendeve të rajonit që e taksojnë këtë produkt, si dhe për të rritur sigurinë në tregun e gazit. Deri më sot, gazi i lëngshëm për automjetet është përjashtuar nga akciza, por në të gjitha vendet e Evropës ai taksohet si produkt energjetik, pra njëlloj si nafta dhe benzina. Sipas të dhënave nga paketa fiskale, llogaritet se importi vjetor i këtij produkti është 25 mijë ton në vit. Ndryshimi i akcizës, duke përfshirë edhe TVSH-në, pritet të ndikojë në rritjen e çmimit të gazit me 15 lekë/litër. Aktualisht, çmimi i shitjes së gazit për automjetet është 45 deri në 50 lekë/litër. Efekti në të ardhurat buxhetore pritet të jetë 0.5 miliard lekë nga akciza dhe 0.1 miliard lekë nga TVSH-ja. Pra efekti total në të ardhura vlerësohet në plus 0.6 miliard lekë.
Akciza për gazin e lëngshëm do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2017. Në thelb, politika e rritjes së çmimit të gazit që tregtohet në pikat e karburantit synon të mos lejojë blerjen e tij në pika të palicencuara që nuk garantojnë sigurinë e bombolave të gazit dhe mund të shkaktojnë shpërthimin e tyre nëpër banesa. Pra, në një farë mënyre, do të disiplinohet një proces kaotik i mbushjes së bombolave të gazit, i cili është bërë shkak për aksidente të shumta. Çmimi për konsumatorin familjar nuk do të rritet dhe as nuk do të konkurrohet gazi nga produkte si nafta dhe benzina, pasi çmimi i gazit do të vijojë të jetë dyfish më pak. Kjo nuk do të ndikojë tek drejtuesit e mjeteve të makinave me gaz, sepse çmimi i autogazit është shumë më i lirë ngaqë nuk është ngarkuar me taksa të shumta, si nafta apo benzina.
Një tjetër arsye është formalizimi i tregut. Nuk ka ende ndonjë studim të mirëfilltë mbi nivelin e ndotjes që shkaktojnë karburante të ndryshme, por mund ta marrim të mirëqenë faktin se gazi ndot më pak. Sipas argumentimit të Ministrisë së Industrisë, vendosja e akcizës pritet të ndihmojë në disiplinimin e kushteve të tregtimit të gazit të lëngët për qëllime familjare, në përputhje me standardet teknike.
Çmimet e larta të karburanteve në vend i kanë detyruar shumë shqiptarë që në automjetin e tyre të instalojnë impiant gazi, pasi ky produkt ka çmim shumë më të leverdisshëm. Sa të sigurta janë këto instalime në serviset shqiptare që operojnë pa licencë, kjo nuk dihet, pasi nuk ka pasur kritere të përcaktuara. Për të instaluar një impiant gazi në makinë, sot duhet të marrësh miratimin e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në çdo qark. Ky instalim nuk mund të bëhet në të gjitha llojet e automjeteve. Por e gjitha kjo është një procedurë, ndërsa kontrolli teknik dhe siguria që garantohet, mbetet në dorë të pikave të serviseve që e ofrojnë këtë shërbim. Deri më tani, këto servise kanë operuar në një treg të parregulluar dhe të pa monitoruar, prandaj edhe qeveria u detyrua të plotësojë kuadrin ligjor. Afërsisht numërohen rreth 20 mijë makina që operojnë në Shqipëri me impiant gazi; ato janë importuar të tilla ose janë ndryshuar në serviset brenda vendit.
Miratimi i ligjit për akcizat nga Këshilli i Ministrave, që zyrtarizon qëndrimin e qeverisë për të rritur akcizën për gazin e lëngshëm për furnizimin e automjeteve me 13 lekë për litër, pritet të sjellë edhe një rritje të çmimit të gazit me të cilin furnizohen automjetet nga 60 lekë/litër që është sot në 75 lekë/litër, nëse llogaritet dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Sipas direktivës së BE-së, akciza për gazin e lëngshëm zbatohet si në tabelën e mëposhtme:

Untitled

Duke tatuar afro 100 mijë ton gaz që përdoret në vit për automjetet, buxheti i shtetit do të përfitojë 5.4 milionë dollarë nga akciza dhe 1.07 milionë dollarë nga TVSH-ja e zbatuar në shitjen e këtij produkti.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...