- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

McLAREN SENNA

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Me njëvendëshen e kompanisë angleze, kampioni brazilian ka fituar 3 herë kampionatin botëror të Formula 1. Në Woking vendosën t’i dedikojnë veturën e tyre më ekstra me të cilën u bë një provë në Estoril

Kjo makinë i është kushtuar pilotit brazilian me të njëjtin emër, që fitoi 3 herë titullin Botëror të Formula 1. Te ajo gjithçka është e dedikuar, duke filluar nga motori, që është një version akoma  më i fuqishëm se variantet tetë cilindra me të cilët janë pajisur modelet e tjera McLaren: vëllimi 4 litra, biturbo, 800 kf dhe momenti përdredhës 800 Nm. Mirëpo puna më e veçantë është kryer mbi shasinë, në pikëpamje të aerodinamikës dhe kontrollit të peshës dhe kjo është ajo që e bën unike modelin McLaren Senna. Amortizatorët përdorin një sistem hidraulik që lejon të mbahet baraspesha, të kontrollohet rrotullimi dhe të ndryshojë lartësia nga toka (pa susta ose boshte mekanikë). Frenat prej karboqeramike Brembo janë ndërtuar sipas së njëjtës teknologji të F1. Përmendim kalimthi aerodinamikën: midis fluksit të ajrit që rrjedh sipër automobilit dhe atij që përkëdhel pjesën e poshtme të tij, Senna duhet të mbajë 800 kg ngarkesë vertikale për shpejtësi 250 km/orë. Bilanci, që është shumë i rëndësishëm kur shifrat kapin këto vlera, mbahet elektronikisht duke ndryshuar në kohë reale pjerrësinë e krahut të pasëm të madh dhe të elementëve aerodinamik të vendosur në kanalet e ajrit.

NJË MOMENT I SHKËLQYER

V8 është fantastike. Ndihet të fërgëllojë pas shpatullave, me tingullin e saj të amplifikuar nga tubi i ushqimit që ndodhet mbi krye. Momenti rrotullues është i tmerrshëm, thuajse konstant deri në 6.700 xhiro/min, para seancës finale, shumë të keqe madje të tërbuar, që përnjëherë e çon deri në nivelin e 8.000 xhiro/min. Mbetemi të ngjitur pas ndenjëses deri në ingranimin e gjashtë e më pas të shtatë. Në fund të vijës së drejtë të bokseve pothuajse kapen 280 km/h, për t’u shkëputur pas shenjës së 200 metrave. E ndodhur nën trysninë e ngarkesës aerodinamike dhe aerofrenit (gjatë frenimit krahu i pasëm pjerrët me 18 gradë) makina Senna është e qëndrueshme dhe efikase. Pedali duhet shtypur fort, thuajse si në rastin e një makine garash GT3, por kjo jep frute duke arritur në një ngadalësim të jashtëzakonshëm (aq sa teknikët flasin për një 2g). Vjen ngjitja dhe më pas nisja drejt pjesës më të rrahur të cirkuitit. Përdorim korsinë e tretë dhe të katërt, më rrallë të dytën, sepse motori ka prodhuar aq shumë moment rrotullues saqë bëhet i tepërt, madje nganjëherë dhe kundërproduktiv (ky është momenti kur mund të destabilizohet struktura). Por Senna bën më shumë përshtypje në kthesat e forta, atje ku është më vështirë. Ju e ndjeni që është kapur fort pas asfaltit, qëndron e sigurt mbi rrota, e saktë dhe e mprehtë. Problemi është që ta kuptosh gjer ku e ka kufirin. Duket se po i japim pak si fort dhe këtë e ndien edhe pjesa e qafës, por me sa duket ka ende mundësi.

Senna është ndërtuar e tëra prej materialesh kompozite. Konstruktorët janë treguar maniakë pas lehtësisë së mjetit. Krahu i madh i pasëm p.sh. peshon vetëm 4.9 kg. Ndenjëset e përgatitura me një membranë të bukur karboni peshojnë vetëm 3.4 kg. Në pozicionin për gara, struktura ulet me 36 mm.

Sipas traditës së McLaren timoni është i thjeshtë, pra në të nuk instalohet asnjë buton komande. Paneli përbri sediljes së drejtuesit është i integruar dhe zhvendoset bashkë me të. Komandat e tjera, përfshirë edhe butonin e ndezjes së motorit, ndodhen në tavan ku gjenden edhe dorezat elektrike të hapjes së dyerve.

 

SENNA

Të dhëna teknike

Motori

  • V8 turbobenzinë
  • Cilindrata 3.994 cm3
  • Fuqia maksimale 597 kW (800 kf) në 7.250 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 800 Nm nga 5.500 në 6.700 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat prapa
  • Kambio automatike me 7 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 335 km/h
  • 0-100 km/h 2,8 s
  • 0-200 km/h 6,8 s
  • 0-300 km/h 18,8 s
  • Konsumi mesatar 8,0 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 267 cm
  • Gjatësia 474 cm

Gjerësia 196 cm

Lartësia 123 cm

  • Pesha 1.198 kg

Çmimi

  • 850.000 €
Previous articleSkoda Scala
Next articleHarley-Davidson FXDR 114
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...