- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

Skoda Scala

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
SKODA QË NUK E PRISNIT

Kompania çeke nuk kishte pasur kurrë një makinë sportive, dy vëllimshe, e tipit Golf, me përjashtim të meteorit të modelit Rapid. Modeli i ri do të ofrojë hapësirë dhe teknologji. Dhe nga platforma e tij Mqb A0 do të lindë një bashkim i ri

Skoda nuk humbi aspak kohë. Ende nuk kemi parë thellësisht konceptin e Vision RS (lart, në ngjyrë të bardhë), që do t’i paraprijë një modeli të ardhshëm me dy vëllime të segmentit C, dhe modeli i serisë do të materializohet brenda këtij fundviti (megjithëse lançimi pritet të bëhet në gjysmën e parë të vitit 2019). Ne u përpoqëm të parashikojmë aspektin e tij përfundimtar (në të djathtë, në ngjyrë blu). Në Mlada Boleslav, shtëpia e kompanisë çeke, gjithçka ishte bërë gati: koncepti mbërriti gati për t’u ekspozuar në vitrinë, me makinën e kompletuar krejtësisht. Një përpikmëri dhe saktësi e denjë për emrin e serisë: Scala, që do të thotë drejtim i ri, gjë që i referohet edhe emërtimit të fundit të markës. Modeli do të pozicionohet midis modeleve Fabia dhe Octavia, duke zëvendësuar pjesërisht modelin Rapid, i cili fillimisht u krijua për shitje në tregjet në zhvillim dhe pastaj u soll në Europë. Ende nuk dihet gjithçka: megjithatë, dimë se versioni standard nuk do të largohet shumë nga koncepti, edhe pse nuk do të përfshijë elementet racing (të garave).

NJË PLATFORMË ELASTIKE

Pak kohë pas modelit Scala do të mbërrijë edhe një model tjetër kompakt crossover. Ende nuk e dimë emrin e tij, por është zhvilluar sipas të njëjtës platforme: ky është Mqb A0, nga modelet e segmentit të grupit B, si Audi A1, Seat Ibiza dhe Volkswagen Polo. Këtu është ndjekur një operacion interesant: është shfrytëzuar një bazë e Mqb-së sipas nesh jo e kushtueshme, me qëllimin për të krijuar dy makina të cilat, të paktën sipas parashikimit të programeve, do të nxjerrin fitime të rëndësishme. Në të vërtetë, Skoda që ju nuk e prisnit është me pesë dyer. Një makinë me qoshe, e tipit Golf dhe Leon, paksa ‘jashtë formulave të propozuara nga konstruktori bohemian’. Për të kuptuar pse, duhet të kthehemi pas në verën e kaluar, kur në selinë çeke mund të admironim konceptin e parë të sedanit dhe dizajnin e crossover-it. Që atëherë, makina me dy vëllime tregonte karakteristikat e spikatura të evolucionit të sotëm, sidomos në madhësinë dhe tendencën e bishtit. Kështu nisi edhe fillimi i një tendence të re stilistike, e cila përfshin edhe pjesën e brendshme të makinës. Pyetja e vërtetë është: pse të prodhohet një version me dy vëllime, i cili do t’i duhet të konkurrojë me kushërinjtë e grupit të vet? Mund ta gjejmë përgjigjen duke vëzhguar prirjen e tregut europian dhe ndikimin e segmentit C: makinat e tipit hatchback përfaqësojnë një pjesë që pritet të bjerë në vitin 2019, por megjithatë e qëndrueshme. Megjithatë, ndoshta arsyeja e vërtetë prapa zgjedhjes së kompanisë çeke, qëndron pikërisht në ofertën e dyfishtë të modeleve të reja C: sedani, në fakt, do të tërheqë më tepër audiencën mashkullore, siç bëri në kohën e vet Mercedes A-Class; ndërsa crossover-i është popullor me çdo kategori të popullsisë dhe gjithnjë i kërkuar. Kjo është e padiskutueshme.

E ULËT DHE E BOLLSHME

Përmasat e Scala-s nuk do të ndryshojnë nga ato të Vision RS: kështu, gjatësia e saj është 4,35 metra dhe gjerësia 1 metër e 81 cm (Rapid është 1 metër e 71 cm). Lartësia prej 1 metër e 81 cm – e ngjashme me atë të Seat Leon – thekson natyrën e saj sportive, si dhe shumë estetike: pjesa e përparme për shembull, është e gjerë dhe e hollë, me një grilë të gjerë në qendër me shirita vertikale dhe grupe optike të mprehta; kapaku përshkruhet nga vija të shënjuara. Ky tipar nuk mungon as tek pjesët anësore të makinës, të cilat përshkruhen nga të njëjtat vijëzime që shtrihen në nivelin e bravës së derës. Bishti i makinës do të jetë mjaft origjinal, kryesisht falë dritares së prapme, të madhe e të pjerrët, ku në nivelin e dritave të pasme do të ketë një shirit të zi e të shndritshëm që i bashkon ato. Brenda makinës do të mundësohet një hapësirë e bollshme me pesë sedilje mjaft të rehatshme si dhe një bagazh i bollshëm (tek koncepti ishte 430 litra). Mjedisi i brendshëm do të jetë minimalist, sportiv, i mbizotëruar nga vija horizontale dhe në qendër do të ketë një monitor thuajse vertikal, që në përgjithësi do të jetë një element kyç në të ardhmen. Instrumentet dixhitale gjithashtu priten të përfshihen në listën e komandave që do të ofrohen. Pritet një gamë e gjerë zgjedhje motorësh: me benzinë, diesel, gaz natyral si dhe një plug-in hibrid, mbase në një format RS. Megjithatë, versioni elektrik nuk parashikohet si opsion.

 

CROSSOVER

PLOTËSOHEN KOMPAKTET

Duke u mbështetur në të njëjtën bazë teknike të modelit Scala, do të lindë edhe një crossover, i parashikuar nga koncepti Vision X. Kjo makinë e klasit “katër metra e 30”, duhet të prezantohet në garën e makinave të Gjenevës 2019 dhe të lançohet në vjeshtë. Si model, ajo do të pozicionohet pranë modelit Karoq, SUV-i multi-rol i markës, por gjithsesi do të përfaqësojë diçka ndryshe për ata që nuk duan të heqin dorë nga rrotat e larta. Në fakt, skema teknike do të thjeshtohet, me vetëm dy rrota aktive. Kjo gjë do të rezultojë edhe në  çmime më të përballueshme krahasuar me Karoq (i cili, ofron edhe traksion integral). Gjithsesi për nga madhësia dhe rehatia duhet të jenë të ngjashme. Shkurt pra, crossover-i  përmirëson ofertën e kompaktit Skoda High, por në një kuadër më pak të specializuar.

TË QËNDRUESHME

Në grafikun e modeleve që përbëjnë segmentin C (sedanet me dy dhe tre vëllime, një vëllime dhe SUV-et), paraqitet shitjet e vitit 2017 dhe vlerësimet – nga burimi Ihs-Markit – deri në vitin 2021. SUV-et janë në rritje, por minifurgonat dhe sedanet, megjithëse kanë pësuar rënie, do të mbajnë pozicione relative.

“C-TË” VLEJNË PLUS 40%

Në vitin 2017, në Evropën Perëndimore, shitjet e SUV-ve njëvolumëshe dhe sedanet e segmentit C, u rritën në 5.714.400 njësi që janë të barabarta me 40 % të kërkesës totale të automjeteve. Brenda kategorisë, vetëm modelet sedan me dy vëllime, të barabartë me 1.840.566 makina, përfaqësojnë 12.8 % të tregut në tërësi.

NJË FORMULË KONKRETE

Si me prototopin e parë, bishti i sedanit përfaqëson një nga elementet më interesante nga këndvështrimi stilistik. Një shembull i tillë është dritarja e pasme e pjerrët e cila për herë të parë do të përfshijë një model europian, me nënshkrimin Skoda në vend të logos.

NERVA TË ZBULUARA

Format e prodhimit të dy volumeve do të reflektojnë ato që janë treguar tashmë nga Vision RS. Kështu që do të shohim forma të theksuara dhe harqe rrotash të vijëzuara, si dhe volume të plota dhe të thella.

Në Paris Motor Show në tetor, u zbulua koncepti i Vision RS, me një theks të fortë garues dhe një powertrain hibrid me plug-in prej 245 kuaj fuqi. Një indikim i pranisë së mundshme të këtij motorizimi, ndoshta pikërisht në variantin RS, në gamën e ardhshme të modelit.

ËSHTË STILI I RI I MARKËS QË ME KALIMIN E KOHËS DO TË PËRHAPET NË TË GJITHË GAMËN E SAJ

Previous articleMercedes-Benz GLE
Next articleMcLAREN SENNA
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...