- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

Hyundai i30 Fastback

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

“N” – JO SUV

Modeli i30 Fastback, deri tani i vetmi version coupé me pesë dyer i kategorisë C, ka përfituar përkujdesjen e divizionit sportiv: pra, e pajisur me vetëm më të mirën. Një sfidë e momentit

Koha e karrocerive tradicionale nuk ka mbaruar, përkundrazi. Ato vazhdojnë të kenë treg, pavarësisht mbipopullimit me modelet SUV. Thomas Bürkle, përgjegjës për stilin Europian te Hyundai, është i bindur për këtë gjatë prezantimit të i30 Fastback N; një objekt special, duke qënë se i referohemi të vetmit model coupé me 5 dyer të fashës C. Të paktën, deri në mbërritjen në treg të kushërirës Kia ProCeed, pak coupé dhe pak “shooting brake”. Modeli i30 Fastback N, motra e i30 N hatchback, përshkruhet duke filluar nga pjesa e pasme, është pikërisht aty ku edhe përqëndrohet unikaliteti i kësaj veture, tek pjerrësia e xhamit prapa dhe tek spoileri, i shndërruar tashmë në një shtesë të mirëfilltë aerodinamizmi. Edhe grilat “cascade” kanë pësuar një trajtim N, ndërkohë që disqet prej 18 inç shoqërohen me ndryshim të ngjyrës në pjesën fundore. Ky koncept vjen i rindërtuar edhe në interior ne nivele të një timoni të ri, qepjet e sediljeve dhe infotainment me veti te reja specifike. Me muskuj të vërtetë e të fortë, por, ato vijnë në versionin 2.0 T-GDi benzinë me 250 kf dhe 353 Nm moment përdredhës (378 me funksionin powerboost), 6 marshe, kambio manuale dhe një traksion në rrotat e para: i njëjti powertrain si në modelin i30 N, arrin një shpejtësi maksimale prej 250 km/h dhe ka një përshpejtim nga 0 në 100 në 6,4 sekonda, të cilat zbresin në 6.1 nëse keni paketën Performance. Përveç dërgimit të kf-ve në 275, ndër opsionet, prezantohen edhe gomat prej 19 inç me pincat e frenave të kuqe, diferencial elektrik, rrëshkitje e limituar dhe dopio shkarkim nga valvulat bypass. “Në segmentin C- observon Bürkle, – specifikisht e dizenjuar për të bërë përshtypje, thuajse si në filmat e animuar. Me modelin Fastback, dëshironim të krijonim diçka ndyshe, më të sofistikuar, të jetë e aftë të krijojë emocion. Në versionin N, një veturë speciale: është elegante dhe me ambicioze në këtë drejtim, qëndron ama një veturë praktike, e përshtatshme për një familje të vogël. Bagazhi (450 litra të deklaruara) mundet krejt qetësisht të shoqërojë një udhëtim. Po SUV? Do të vazhdojnë të rriten, por disa mund të kërkojnë më shumë. Modelet hatchback nuk do të zhduken: janë të përshtatshme për nevoja të përditshme, pa llogaritur që vazhdojnë ofrojnë zgjidhjet më të mira për shkarkimet e gazit (emisionet) dhe konsumin në përgjithësi.

 

STRATEGJI

EV, OBJEKTIV AFATGJATË

Deri më tani me modelin Ioniq dhe Kona, kemi realizuar vetura elektrike në platforma që edhe ose kryesisht i shërbejnë nevojave të tjera – por nuk do të jetë gjithmonë kështu. Për ta thënë këtë vjen Ki-San Lee, drejtori i R&D për Hyundai, që gjithashtu bën të ditur një plan të dedikuar për makinat me bateri në vitin 2020. Shumë fleksibël, i shërbejnë të gjithë gamës me zero emetime: në vitin 2021 do të lindë edhe një veturë me performancë dhe autonomi të lartë, me një target prej 700 km të deklaruar. Rritja e përshkueshmërisë, do të jetë e mundur nga progresi i arritur nga zhvillimi i kërkimeve në fushën e baterive elektrike në gjendjen e zakonshme solide, me litium dhe squfur dhe me metal-ajër, të gjitha modele superiore nga ato me jone litiumi. Kompania koreane, ndërkohë, do të vazhdojë të zhvillojë modelet hibride plug-in, për të zgjeruar gjithë elementët e qelizave të karburantit, të destinuara për makina të mëdha.

“SPORTIVE, POR TEPËR PRAKTIKE, MJAFT E PËRSHTATSHME PËR NEVOJAT E NJË FAMILJEJE”

Thomas Bürkle – drejtor i dizajnit të Hyundai Europe

 

KIA PROCEED

MODELI KOMPAKT BËHET SHOOTING BRAKE

E kush tha që ky model kompakt duhet të duket gjithmonë njësoj? Kia me siguri jo, duke qënë se propozon një ProCeed (në foto), versioni shooting brake, prezantuar në sallonin e Frankfurtit në vitin 2017. Në realitet, në serinë e dytë ka pasur një pro ceed, por me tre dyer. Tanimë, modeli i ri, që do të lançohet në Europë në 2019, do të përfaqësojë variantin e tretë të gamës Ceed, mbas modeleve hatchback dhe station. Ajo adopton një design origjinal në shumëllojshmërinë e përdorimit (bagazhi prej 594 litra). E ndërtuar mbi të njëjtën platformë K2 të motrave, modeli ProCeed është i gjatë 4 metra e 61 cm, e gjerësi 1.42 cm. Motori: 1.0 T-GDI me 120 kf, 1.4 T-GDI me 140 kf, 1.6 T-GDI me 204 kf modele të naftës dhe 1.6 CRDi me 136 kf për modelet me benzinë. Kambio manuale me 6 marshe dhe dopio friksion me 7 marshe.

Previous articleFIAT 500X
Next articleMercedes-Benz GLE
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...