- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024

FIAT 500X

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Me motorin e ri turbo trecilindërsh me benzinë, kjo është një makinë e shkëlqyer dhe shumë e manovrueshme. Në sajë të fenerëve LED dhe sistemeve ADAS makina është bërë më e sigurt

FireFly, ky është emri që Fiat ka zgjedhur për motorët e rinj turbo me benzinë me të cilët po debuton modeli 500X 2019: motorë të lehtë, me përdorim të lartë të aluminit dhe të fuqishëm për cilindratën që kanë.

Një risi tek Lingotto, por jo për grupin FCA, sepse tani bëhet fjalë për të njëjtët motorë të prezantuar me Jeep Renegade. Ёshtë e qartë se kjo nuk është risia e vetme, por ajo paraqet thelbin dhe zgjidhjen teknike si dhe fundin e një rrugëtimi (gjithçka kishte MultiAir tani është zëvendësuar). Koha do ta tregojë. Tani për tani ka dy tipe FireFly me benzinë që ecin shumë mirë: njëri është tre cilindra me 120 kf dhe tjetri katër cilindra 1.3 me 150 kf dhe 270 Nm. Në rrethinat e Torinos u bë një xhiro prove me një 500X City Cross me kambio manuale me gjashtë marshe dhe që i kishte gjithë aksesorët: rezultati, një motor i fuqishëm e premtues.

I PAVARUR NE QYTET

Ristilimi, veç ndryshimeve estetike në pjesët e parme dhe të pasme të makinës, përfshin kryesisht fenerët LED (që vendosen sipas kërkesës, ndërsa dritat që përdoren gjatë ditës janë gjithmonë të kësaj teknologjie) si dhe sisteme që ndihmojnë drejtuesin gjatë drejtimit të mjetit. Pajisja standard ka lane keeping për mbajtjen e makinës në korsi, për leximin e sinjalistikës rrugore si dhe të ashtuquajturin këshillues shpejtësie: kjo e fundit kufizohet duke shtypur një buton në krahun e djathtë të timonit. Pra, siguria është kryesore, prandaj edhe FireFly-t i është dhënë një pjerrësi natyrale. Mjeti i ri SUV rrëshqet shkathtësisht në trafikun e rënduar, nuk paraqet ndonjë problem në fazën e përshpejtimit (shpejtësia nga 0-100 km/h kapet për 10.9 s) dhe kambio manuale e marsheve është në lartësinë e duhur. Pra njësia e re tre cilindra sillet mirë në xhunglën urbane. Nëse udhëton në distanca të gjata në autostradë, njësia 1.3 me kambio me friksion të dyfishtë me 6 raporte paraqet një alternativë të mirë. Mbeten 1.6 e-Torq me 110 kf dhe Multijet II me naftë (1.3 me 95 kf e 1.6 me 120 kf). Fiat nuk përjashton asgjë, por tani për tani nuk është parashikuar të përdoret gazi i lëngshëm dhe metani. Nga ana tjetër tani si ylli polar shihet elektronika, siç e parashikonte Sergio Marchionne, sidomos në kontekstin mild hybrid. Një kapitull ku FireFly mund të luajë një rol të rëndësishëm.

 

1.0 T3 FIREFLY CITY CROSS

Të dhëna teknike

Motori

  • L3 turbobenzinë
  • Cilindrata 999 cm3
  • Fuqia maksimale 88 kW (120 kf) në 5.750 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 190 Nm në 1.750 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat e para
  • Kambio manuale me 6 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 188 km/h
  • 0-100 km/h 10,9 s
  • Konsumi mesatar 16,7 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 257 cm
  • Gjatësia 427 cm

Gjerësia 180 cm

Lartësia 160 cm

  • Pesha 1.320 kg

Çmimi

  • 21.500 €
Previous articleBMW X5
Next articleHyundai i30 Fastback
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...