- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

EUROPEAN TRAFFIC EDUCATION CONTEST 2018

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Finalja e Edicionit të 33-të të konkursit edukativ “European Traffic Education Contest 2018” u zhvillua në Hungari, me ftesë të Klubit Hungarez Magyar Autóklub (MAK) dhe me mbështetjen e FIA Region 1, në datat 6-9 Shtator 2018.

I themeluar në vitin 1986 nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), ky konkurs synon rritjen e vëmendjes dhe kujdesit të shoqërisë për edukimin e fëmijëve me parimet bazë të qarkullimit dhe rregullat më të rëndësishme të sigurisë në rrugë, për të mbrojtur jetën e tyre nga aksidentet rrugore. Edukimi dhe konkursi në fjalë janë konceptuar në mënyrë tërheqëse e zbavitëse për fëmijët e kësaj moshe, duke ngarë e garuar me biçikleta. Në këtë konkurs morën pjesë rreth 100 fëmijë nga 24 vende europiane, fitues të konkurseve kombëtare në vendet e tyre. Çdo ekip u përfaqësua nga 4 fëmijë (2 vajza; 2 djem) të moshës 10-12 vjeç.

Në kushtet e vendit tonë, me nivele ende të larta të aksidenteve vdekjeprurëse në rrugë, si edhe të një tradite negative të krijuar dhe trashëguar nga një e kaluar historike jo fort e largët, kur ndalohej përdorimi i automobilave privatë, traditë që mund të thyhet kryesisht me edukim; edukimi i fëmijëve me rregullat e sigurisë në rrugë merr përparësi të veçantë.

Në një atmosferë të qetë dhe miqësore, konkursi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Sportit në Budapest, më datë 7 Shtator dhe zgjati një ditë të plotë, gjatë të cilës fëmijët iu nënshtruan një cikli ushtrimesh teorike dhe praktike me biçikletë. Gjithashtu, ata patën mundësinë të argëtoheshin, të njiheshin me fëmijë nga shtete të ndryshme si edhe të shkëmbenin eksperienca ndërmjet tyre.

Fillimisht u bë prezantimi i të gjitha Klubeve pjesëmarrëse dhe ju dha fjala përfaqësuesve të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).

Fitues i Edicionit të 33-të të “European Traffic Education Contest 2018” u shpall klubi i Rusisë RAF. Në vend të dytë me pikë të barabarta u renditën fituesit e edicionit të vitit që shkoi, Letonia (LAMB) dhe klubi tjetër i Rusisë RAS. Rusia është i vetmi shtet që u përfaqësua sërish me dy ekipe: RAS dhe RAF. Podiumin e mbylli klubi i Serbisë, AMSS i cili u rendit në vendin e tretë.

FFCT, klubi Francez, fitoi çmimin “FIA Region I Helmet Challenge”, për dekorimin më të bukur të kokores.

Mbrëmjen e ditës së shtunë, datë 8 shtator u zhvillua darka përmbyllëse, gjatë së cilës u shpërndanë dhurata për të gjitha Klubet pjesëmarrëse. Aktiviteti u mbyll ditën e diel, datë 9 shtator.

Klubi i Automobilit të Shqipërisë (ACA), falenderon edhe njëherë shkollën “Ismail Qemali” të qytetit të Shkodrës, mësuesen e Edukimit Fizik, Alma Isufi dhe sidomos 4 fëmijët pjesëmarrës: Endri Zaganjori, Jurgen Oblika, Orinda Hoxhaj dhe Elma Jeremija, të cilët përfaqësuan Shqipërinë në këtë Kompeticion Europian.

Në vitin 2019, edicioni i 34-të i European Traffic Education Contest do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, me ftesë të Klubit Zviceran, Touring Club de Suisse (TCS).

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...