- Advertisement -
11.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024

McLAREN 600LT

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

LEHTËSIA E PËRHERSHME

Modeli 600LT, versioni ekstrem i familjes Sports series, i kushton vëmendje të veçantë peshës së trupit të makinës: vetëm 1.247 kilogram peshë neto, falë përdorimit të fibrave të karbonit. Motor biturbo V8, 600 kuaj fuqi dhe performancë e hatashme

I jashtëzakonshmi Stephen Hawking, nëse do të kishte dashur t’i jepte një përkufizim astrofizik makinës McLaren 600LT, me siguri do ta kishte quajtur një meteor: në fakt produkti i fundit i Woking, do të mbetet në prodhim vetëm për dymbëdhjetë muaj (duke filluar nga tetori).

Kjo periudhë kohe do të jetë e mjaftueshme për të shpikur një supermakinë tjetër në pikëpamje të teknologjisë dhe performancave – 600LT-ja është e vetmja nga makinat e kësaj marke me strukturë prej fibrash karboni. Në këtë aspekt, konfirmimi kryesor vjen nga peshorja: për dyvendëshen angleze shigjeta ndalet te 1.247 kg (96 kg më pak sesa modeli 570S nga e cila e ka prejardhjen). Ajo ka një peshë më të vogël se makinat me të cilat ka një filozofi të përafërt, edhe pse ato janë të pozicionuara pak më lart, si Ferrari 488 Pista, Porsche 911 GT2 RS dhe Lamborgini Huracán Performante.

Kjo është 600LT, e “Longtail”-it të katërt, e prodhuar nga McLaren: e para ka qenë F1 GTR e vitit 1977 për gara, e ndjekur në 2015-n nga 675LT dhe 675LT Spider. Çmimi i 600LT është rreth 240 mijë euro.

 

MËSIME TEMATIKE

 23% e pjesëve të këtij modeli McLaren janë të reja: ndenjëset prej fibre karboni (21 kg më të lehta), disqe alumini (17 kg më të lehta me goma Pireli P Zero Trofeo R), mungesa e  klimatizuesit (-12,6 kg), suspensione me krahë të dyfishtë lëkundës prej alumini të derdhur të evoluar nga 720S (-10,2 kg) dhe skapamento e lehtësuar (-12,6 kg), janë vetëm disa nga marifetet e përdorura për ta bërë këtë model më të lehtë. «Nuk mendoj se do të mund të hiqnim dorë ndonjëherë nga konkurrenca në lidhje me fuqitë e makinave, por do të ishte vërtet interesante të garuarit edhe në pikëpamje të peshës. Do të fitonim menjëherë…», shpjegon Majk Fluit, administratori i McLaren-it, duke përkëdhelur trupin prej karboni të modelit 600LT.

Pas kompartimentit të pasagjerit ndodhet një version i përmirësuar i motorit V8 biturbo prej 3,8 litrash si i serive të tjera sportive (540C e 570S), i modifikuar në version elektronik: ai çliron tashmë 600 kf me 7500 xhiro/min dhe krijon një moment prej 620 Nm midis 5500 e 6500 xhiro/min. Ai ka edhe një sistem ftohje të rishikuar si dhe një shkarkim të lartë, më të shkurtër dhe më “të lirshëm”. Kjo mundëson një përshpejtim nga 0-100 km/h për 2,9 sekonda dhe 0-200 km/h në vetëm 8,2 sekonda. Ndërsa shpejtësia maksimale është 328 km/h.

Raporti fuqi/peshë është plot 481 kf për ton: nuk është keq për një model që i përket familjes së makinave të vogla. Receta plotësohet me një strukturë të ulur me 8 mm, me stabilizatorë të qëndrueshmërisë tërthore më të shtangët, një kalibrim më i mirë i sistemit të drejtimit dhe sistem frenimi me karbon – qeramikë i marrë nga modeli 720S. Për të pangopurit ka opsione shtesë për tavanin si dhe detaje të parakolpit.

Modeli 600LT është 4,6 metra i gjatë, rreth 7,4 cm më tepër se 570S: ajo përdor një ndarës të ri përpara (në pjesën e poshtme), një krah të ri fiks në pjesën e pasme dhe një difuzor të posaçëm (në faqen tjetër), të cilat sigurojnë një ngarkesë vertikale prej 100 kg në shpejtësi 250 km/h

Previous articleKLASIKE? JO, FALEMINDERIT!
Next articleJEEP RENEGADE
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...