- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

MAZDA6

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Me përditësimin e fundit, i cili vihet re më qartë në kabinë, vetura japoneze bën një kërcim cilësor. Për t`iu afruar edhe më tepër konkurrentëve të famshëm

Sigurisht që, teknikët e Mazda-s kanë meritë për këmbënguljen e treguar në realizimin e bindjeve të tyre. Veçanërisht për sa i përket motorit: ata ishin të vetmit që besuan tek Wankel (që do ta hasim si range extender te vetura e parë elektrike e prodhuar nga kjo kompani). Veç kësaj teknikët e Mazda-s nuk ndoqën verbërisht shembullin e kompanive të tjera për zvogëlimin e përmasave të makinës dhe futjen e motorit turbo me benzinë, duke parapëlqyer të mbanin motorë me kubaturë të përshtatshme. Me përditësimin e fundit të Mazda 6, veturës që aspiron të konkurrojë me konkurrentët më me emër, ata i kanë mundësuar asaj të bëjë një hap përpara për sa i përket cilësisë. Nëse nga pikëpamja estetike modifikimet janë të kufizuara tek detajet e zakonshme të pjesës së përparme dhe të pasme, në kabinën e pasagjerëve të versionit Exclusive, kur ajo është e pajisur me paketën shtesë me të njëjtin emër, progresi duket menjëherë. Ndenjëset e reja, të veshura me lëkurë Nappa, janë me ngrohje dhe të pajisura me shfryrës, ndërsa tabela e bordit është e zbukuruar me detaje të imëta druri japonez, me një shirit kamoshi dhe profile atlasi; butonat e levat e komandave, të realizuara me shije, japin një ndjesi të këndshme cilësie; madje është bërë shumë kujdes edhe për imtësitë që nuk bien shumë në sy, si për shembull për veshjet prej gome të fundit të xhepave të dyerve.

 

BENZINA ËSHTË E MIRË, POR AMA DIESEL…

Shija e parë e ngarjes së makinës u provua tek një makinë që kishte një motor 2,5 me benzinë me 194 kf, me kambio automatike me gjashtë marshe, prodhuar po nga Mazda: një motor me aspirim që nuk duket kushedi se çfarë, por që punon rregullisht e pa zhurmë, falë edhe boshteve të baraspeshës. Në rrugët e Majorkës, kur po eksploronim ngarjen e makinës me shifrat maksimale të numrit të rrotullimeve, kompjuteri i bordit tregonte se konsumi i karburantit rritej deri në 8,8 litra për 100 km. Megjithë politikat ndaluese ndaj makinave diesel që zbatohen në një numër gjithnjë në rritje të qyteteve të ndryshme, ia vlen të theksojmë se motori ideal për një Mazda 6 mbetet ai me naftë: motori 2,2 është ripunuar deri në imtësi dhe tani çliron 184 kf dhe 445 Nm, duke mos u ndier thuajse fare qoftë kur punon me minimumin e gazit, qoftë kur i jepet përshpejtimi maksimal. Ky i fundit, me një kambio të shkëlqyer manuale, vazhdon deri në 5300 xhiro/min, kurse me kambio automatike nuk kapet dot ky numër rrotullimesh madje edhe kur manovrohet me levat e vogla te timoni. Dhe më në fund, nëse më parë motori i përmbushte normat e çlirimit të oksideve të azotit pa qenë nevoja për të shtuar katalizatorë, për t’u homologuar Euro 6 d-Temp është shtuar katalizatori Scr: furnizimi me AdBlue realizohet përmes një gryke e cila është  e pozicionuar në pjesën e poshtme të bagazhit.

 

2.2L SKYACTIV-D

6AT EXCLUSIVE

Të dhëna teknike

Motori

  • L4 turbodiesel
  • Cilindrata 2.191 cm3
  • Fuqia maksimale 135 kW (184 kf) në 4.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 445 Nm në 2.000 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat e para
  • Kambio automatike me 6 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 219 km/h
  • 0-100 km/h 9,2 s
  • Konsumi mesatar 19,6 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 275 cm
  • Gjatësia 481 cm

Gjerësia 184 cm

Lartësia 148 cm

  • Pesha 1.648 kg

Çmimi

  • 41.250 €
Previous articleKIA CEED
Next articleKLASIKE? JO, FALEMINDERIT!
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...