- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

KIA CEED

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Humb apostrofin e emrit, por fiton në gjithçka tjetër: dizajn, cilësi e hapësirë. Dinamikat e drejtimit dhe siguria janë gjithashtu në rritje, falë sistemeve të reja të sigurisë

Me gjeneratën e saj të tretë, Kia Ceed ka arritur pjekurinë. Kjo makinë me pesë dyer e kompanisë koreane, është bërë tashmë më konkrete, e qëndrueshme dhe e ekuilibruar, duke filluar nga dizajni, që ka rimarrë – sidomos në anën ballore – disa cilësi të Stinger. Megjithëse nuk është rritur asnjë milimetër, Ceed të jep përshtypjen se është më e bollshme. Hapat që janë bërë përpara përfshijnë edhe shumë aspekte të tjera, përfshirë sistemin Adas. Në fakt, për herë të parë, është i disponueshëm sistemi Lane following assist, një sërë dispozitivash që gjatë trafikut sigurojnë që Ceed të ruajë distancën e sigurisë dhe korsinë. Ky sistem është i besueshëm gjatë drejtimit në autostradë por është më pak i saktë në ndjekjen e trajektores me shpejtësi të ulët. Nga pesë motorët e disponueshëm me naftë dhe benzinë, tre prej të cilëve i përkasin gjeneratës së re, u provua motori i ri 1.6 CRDi me kambio automatike me friksion të dyfishtë me shtatë marshe: një kombinim ky i aftë për ta bërë modelin Ceed mjaft energjik dhe argëtues, pa hequr dorë nga efiçenca dhe komforti. Në krahasim me modelin e vjetër, motori katër cilindërsh me 136 kf është më homogjen, elastik dhe bën më pak zhurmë. Është përmirësuar edhe cilësia e drejtimit të makinës, falë një platforme më të qëndrueshme, të aftë për të përthithur parregullsitë në mënyrë progresive dhe falë një timoni më të drejtpërdrejtë dhe në të njëjtën kohë të butë. Kjo makinë me pesë dyer është e kënaqshme, mjaft e menaxhueshme dhe me stabilitet të lartë në seksionet më të shpejta.

BAGAZH MË I MADH

Pjesët e brendshme të makinës janë vendosur në mënyrë racionale: pozicioni i drejtuesit është mjaft i rehatshëm dhe jo tepër i gjerë, por si në seritë e mëparshme, forma e veçantë e panelit qendror me kalimin e kohës mund t’i bezdisë paksa në gjurin e djathtë shoferët më të gjatë. Duhet përmendur këtu edhe tavani panoramik i makinës që e zvogëlon me disa centimetra lartësinë e kabinës. Gjithashtu ia vlen të vihet në dukje edhe bagazhi, i cili është më i bollshëm se ai i gjeneratës së dytë dhe me prag jo shumë të lartë. Së fundmi, për sa i përket teknologjive në bord, Ceed nuk ngelet aspak mbrapa motrave të mëdha. Infotainment prej 8 inç dhe i vendosur në qendër të kroskotit, është një ekran me prekje, mjaft i lehtë në përdorim, që përfshin edhe funksionet AppleCarPlay dhe Android Auto, që e bëjnë atë krejtësisht të pajtueshëm me botën e aparateve smartphone.

DEBUTON LANE FOLLOWING ASSIST, NJË SISTEM QË JEP MË TË MIRËN NË AUTOSTRADË

 

1.6 CRDI

Të dhëna teknike

Motori

  • L4 turbodiesel
  • Kapaciteti 1.598 cm3
  • Fuqia maksimale 100 kW (136 kf) në 4.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 320 Nm nga 2.000 në 2.250 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion në rrotat e para
  • Kambio automatike me 7 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 200 km/h
  • 0-100 km/h 9,9 s
  • Konsumi mesatar 23,8 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 265 cm
  • Gjatësia 431 cm

Gjerësia 180 cm

Lartësia 145 cm

  • Pesha 1.340 kg

Çmimi

  • i papërcaktuar
Previous articleFORD FOCUS
Next articleMAZDA6
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...