- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

BMW X4

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Ndryshon gjithçka, përveç elementit më të rëndësishëm: dëshirës për t’iu arratisur rregullave, për të bashkuar botë të ndryshme. Në stil, por edhe në mënyrën e bashkëveprimit me rrugën

Hidhini një sy pjesës së pasme, sepse gjenerata e dytë e X4 është e re deri në detajin e fundit, por pikërisht këtu fshihen edhe diferencat më të mëdha: pjesa e pasme ka diçka që e lidh X4 me motrën e saj më të vogël, X2, por mbi të gjitha ajo ka ngjashmëri të mëdha me të fuqishmen Seria 8, versioni coupé i Mynihut, e cila do të mbërrijë së shpejti. Në pjesën e brendshme të X4, do të zbulojmë të njëjtin skenar që kemi parë tek X3. Dhe nuk është për t’u habitur, sepse nga pikëpamja teknike, X4 i ka pikat më të forta të kontaktit pikërisht me këtë model. Ju qëndroni të ulur në një pozicion semikomand, të cilin BMW e quan një pozicion ku jeni të ulur më lart se në një veturë për katër persona, por më ulët se në një makinë sportive. Mënyra sesi X4 bashkon dy botë të ndryshme është kjo: ju keni ndjesinë dhe sigurinë se po mbizotëroni trafikun, por të përzier me idenë se kur vendosni të luani, X4 mund të jetë të paktën pjesërisht, një coupé.

 

DËSHIRA PËR T’U ARGËTUAR

Në fakt, X4 arrin ta nderojë frymëzimin e saj nga modeli me dy dyer edhe gjatë drejtimit. Sigurisht, asgjë ekstreme, por aq sa për të qenë argëtuese. Ndonjëherë ajo duket edhe intriguese, gjë që theksohet edhe më tepër në rastin e M40d, me motorin turbodiesel prej tri litrash dhe 326 kf. Ai arrin t’i përmbushë standardet e tri inicialeve të markës BMW (që të përkthyera nënkuptojnë fabrika e motorëve bavarezë) edhe në një makinë me naftë. Skeleti nga ana tjetër, nuk e bën të ndihet fakti që qendra e gravitetit është paksa më lart se ku duhej në të vërtetë. Gjithsesi, BMW betohet se e ka ulur atë në krahasim me gjeneratën e kaluar. Dhe në fakt, me X4 të vjen dëshira të rrisësh ritmin. Edhe pa kërkuar kufij, pa kërkuar gjithçka: mjafton vetëm ritmi për t’u argëtuar dhe për t’u kujtuar se automobili nuk është thjesht një mjet transporti. Baraspesha midis dy boshteve, mënyra sesi shpërndahet traksioni, cilësia e sistemit të drejtimit: gjithçka duket sikur është dizenjuar enkas për të hequr mërzinë dhe për t’i dhënë domethënie fjalës efikasitet. Nuk është nevoja ta bindni atë për të kaluar kthesat, sepse pjesa e përparme rrëshqet me lehtësi sipas trajektores dhe pjesa tjetër e ndjek vetvetiu, mjaft natyralisht dhe pa shumë rrotullime. Kjo është edhe meritë e pjesëve të përshtatshme të saj, të cilat mundësojnë anën praktike dhe rehatinë gjatë ngarjes. Në fakt, edhe në frontin e komoditetit, X4 nuk është aspak keq. Kjo për arsye se sistemi i rrotave e thith impaktin me efikasitet, motori pothuajse nuk ndihet fare dhe prania shumë e pakët e tij gjithsesi nuk është aspak shqetësuese. Për të mundësuar edhe më tepër rehati, janë në dispozicion edhe dispozitivët elektronikë që tashmë nuk shërbejnë më vetëm për situata urgjente: ato ju shoqërojnë gjatë gjithë udhëtimit dhe ju lehtësojnë lodhjen.

  

M40D

Të dhëna teknike

Motori

  • 6 cilindri bi-turbodiesel
  • Kapaciteti 2.993 cm3
  • Fuqia maksimale 240 kW (326 kf) në 4.400 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 680 Nm nga 1.750 në 2.750 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral me aktivizim automatik
  • Kambio automatike me 8 marshe

Performanca

  • Shpejtësia maksimale 250 km/h
  • 0-100 km/h 4,9 s
  • Konsumi mesatar 15,6 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 286 cm
  • Gjatësia 475 cm

Gjerësia 194 cm

Lartësia 162 cm

  • Pesha 1.970 kg

Çmimi

  • 75.850 €
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...