- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

AUDI A8

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Kudo luksi ndërthuret me një frymë absolute teknologjike, duke përfshirë të gjitha aspektet e këtij modeli. Duke filluar nga siguria. Po për sa i përket drejtimit autonom të premtuar? Për momenti ligji aktual nuk e lejon.

Netë të shumta pa gjumë, studime intensive të thelluara, vetëm për të qenë të parët që sjellin në duart e klientit një automjet të vetëdrejtueshëm, më pas, në dukje të vijës së finishit, zbulohet se nuk mund të bëhet. Është gati drejtimi autonom i Nivelit 3 (shkalla e parë e klasifikimit Sae), por nuk mund të bëhet asgjë. Arsyeja: mungesa e një normative ligjore të përshtatshme. Si të thuash që ritmet e institucioneve ligjore janë më të ngadaltë se ato të zhvillimeve teknike. Asgjë për t’u habitur, por praktikisht rezultati është që fryti i shumë viteve kërkime nuk mundet (momentalisht) të qarkullojë në rrugët publike.

Krahas kësaj, Audi ka shumë për të shprehur: edhe me një drejtim të asistuar të rëndomtë (të rëndomtë, sepse kur arrin një nivel të caktuar, çdo gjë tjetër duket sikur është pak, për të mos thënë asgjë), kjo super veturë nga Ingolstadt shpalos një plotësi, e cila, pa riprojektuar as konfigurimin e përgjithshëm, as misioni primar, arrin t’i dërgojë parametrat në një nivel më të lartë. Pastaj nuk duhet harruar: me këtë kontakt të parë me drejtimin autonom nuk duhet shfrenuar shumë fantazia. Si shpjegohet me detaje në faqet në vijim, ky model Audi nuk do të jetë ai që të dërgon në punë vetë. Për të tilla skenare, është  akoma herët. Gjithsesi, kur të mbërrijë AI (Artificial Intelligence, emërtimi që përfshin të gjithë teknologjitë më të avancuara të modelit A8), nuk do të jetë në asnjë rast i përditësueshëm në modele të cilët do të gjenden në qarkullim.

Nuk mbetet gjë tjetër tashmë veçse të zbulojmë çfarë na rezervon modeli që kemi për momentin, i cili të paktën ka privilegjin të na prezantojë drejtimin e kompanisë për vitet në vijim: si të themi disa nga gjërat e pranishme në këto faqe do ta rishohim në gjeneratat e radhës të modeleve A3 dhe A4.

DY EKRANE

Shtrirja lineare dhe e rregullt, tipike e një Audi, shumë larg nga elementët e shumtë të një modeli Mercedes S-Class, i jep jetë një kombinimi që të kujton një model lounge. Në këtë ndikojnë materialet, stili, saktësia e realizimit të përgjithshëm, por edhe (ose mbi të gjitha, për ecurinë e kohërave) disponibiliteti teknologjik, si teknologjitë e dedikuara për drejtimin apo ato për argëtimin e pasagjerëve fatlumë. Mbase nuk mund të konsiderohet si një hap përpara zhdukja e rrotullës mbi kroskot, por vendosja e re me dy ekrane ka një impakt të pamohueshëm. Nuk është një risi absolute, prania e dy ekraneve, sepse ka debutuar tek modeli Range Rover Velar, por tek modeli A8 është bërë akoma më bindëse në sajë të shpejtësisë së përgjigjes së sistemit. Thuajse gjithçka është mbledhur këtu dhe sado është e realizuar puna e racionalizimit dhe thjeshtësimit nga ana e teknikëve gjermanë, në disa raste arrihet deri aty sa i ndjehet mungesa butonave tradicionale fizike. Të cilat gjithsesi në rast të kundërt do të ishin më të shumtë në numër se ato të pranishëm në kabinën e pilotimit të një 747, nëse merret në konsideratë shumëllojshmëria e funksioneve që do menaxhohen.

Prapa, hapësira për këmbët nuk është shumë e ndryshme nga ajo e një modeli Skoda Superb, të paktën në ekzemplarin e provuar (për versionin me hap të gjatë, që arrin deri 5.30 metra, sigurisht vlerësimi është i ndryshëm). Gjithsesi, kabina e modelit A8 është një vend i mirë për të ndenjur, në rastin e modelit të provuar, sigurisht është përmirësuar akoma më tepër falë pranisë së mbi 50 mijë euro aksesorë, një pjesë e madhe e të cilëve të dedikuar për detaje që rrisin nivelin e eksperiencave të përjetuara në bord: çështje perceptimi (lëkurat, shpërndarësi i parfumit) dhe ndjesish të vërteta, si në rastin e sediljeve Confort të pajisura me shtatë tipe masazhesh.

SJELLJE E PANDRYSHUAR

Pas kalimit të hapit të përzgjedhjes midis varianteve Stretch apo Vitalizzante, jemi gati për nisje. Me pasagjerët prapa të zënë me të tjera “shqetësime”: nga përzgjedhja midis televizorit apo muzikës, tek përcaktimi i profilit të sediljes, si për sa i përket rregullimit të seksioneve ashtu edhe për masazhin. Ndërsa, për pasagjerin e djathtë, është e disponueshme edhe ngrohja për këmbët. Një skenar që do të meritonte formën më perfekte të autonomous drive, shoferin. Megjithatë, edhe pa të, nuk mund të ankohen: skema me katër rrota drejtuese rrisin manovrueshmërinë e modelit edhe për shpejtësi të ulëta, por në fund të fundit bëhet fjalë thjeshtë për detaje, sepse është në rrugëtimet e gjata aty ku kjo gjermane e shpreh tërë potencialin e disponueshëm. Sipas terrenit, merret ndjesia sikur mund të udhëtohet i pa shqetësuar dhe ndërmarrja e kësaj aventure ka hijeshinë e saj: të vendosur në sediljen e shkëlqyer Confort (opsional, gjë që lidhet me informacionet e mësipërme), me motorin në nivelin e 1.600 xhirove arrihet një heshtje thuajse absolute, ndjesia e mirëqenies është totale dhe kjo në sajë të detajeve në dukje jo ndikues, si stili i veshjes së brendshme apo harta e navigatorit tek instrumentet. Gjëra të vogla, por kjo e fundit, me larminë e saj të informacionit, ndikon që drejtuesi të ndjehet më i sigurt dhe i lirshëm.

MOTOR I SHKËLQYER

Nuk arrihet ajo ndjesia prej tapeti fluturues të një Mercedes S-Class (faktikisht, udhëtimet në autostrada ndjehen minimalisht), por nuk prish shumë punë: në këmbim merret një precizion drejtimi dukshëm më i lartë. Dhe falë sistemit Mild hybrid prej 48 volt, arrihet të përdoret edhe në shpejtësi të larta: nuk mjafton që të klasifikohet si një hibride e vërtetë, por konsumet me siguri e ndjejnë. Edhe në kontekstin e performancave, motori tre litra TDI bën një paraqitje të mirë: në vijim do të mbërrijnë motorë me fuqi më të lartë, por modeli A8 lëviz gjithmonë me një ekuilibër perfekt midis një rrjedhshmërie të lartë dhe cilindratës së madhe. Në fund të fundit, është pikërisht ajo që nevojitet për personalitetin e këtij modeli.

INFOTAINMENT

ARRIHET THUAJSE TEK DIALOGU

Impiant i një niveli të lartë, si për sa i përket realizimit ashtu edhe lehtësisë së përdorimit në raport me potencialet e përgjithshme, gjë që shënon edhe një ndryshim drejtimi të rëndësishëm. Faktikisht, modeli i ri A8 ka hequr dorë nga rrotulla e zakonshme e pranishme mbi panel: një ndryshim i cili do të jetë i pranishëm edhe në modele të tjera të kompanisë, duke filluar nga modeli i ri A7. Në kontekstin e ndërlidhjes njeri/makinë, vlen të vlerësohet aftësia e teknikëve gjermanë për ta bërë të rregullt dhe lehtësisht të menaxhueshëm një realitet (virtual) të përbërë nga qindra, pse jo edhe mijëra paraqitje. Një punë me një ndikim të rëndësishëm, tek i cili janë lehtësuar edhe nga prania e dy ekraneve qendrore, element i cili mundëson të manovrosh me informacionet në një mënyrë më tepër praktike. Gjithashtu, ekranet janë të përbërë nga një feedback aptik: që nënkupton që çdo shtypje shoqërohet nga një reaksion i lehtë poshtë gishtit, i cili jep ndjesinë e shtypjes së një butoni të vërtetë fizik. Ndër të tjera, pavarësisht këtij funksioni, vëmendja e kërkuar (ashtu si me të gjithë sistemet touch) mbetet më e lartë se ajo e nevojshme për një impiant të pajisur me komanda në panelin qendror. Një diferencë e rëndësishme, duke qenë se lidhet drejtpërdrejt me sigurinë në drejtim, të cilën Audi e eliminon me komanda zanore të një cilësie të lartë. Sigurisht nuk bëhet fjalë për nivelin e Siri apo Google Now, por ndjesia që merret është sikur dialogimi me impiantin është i mundur: drejtuesi mund të bëjë kërkesa në mënyrë elastike, apo pa u shqetësuar që të respektojë disa sintaksa të paracaktuara.

DREJTIMI AUTONOM

NË AUTOKOLONË IA DEL E VETME

Ajo që A8 do të autorizohet të bëjë në të ardhmen, kur AI Traffic jam pilot i drejtimit të automatizuar të nivelit të tretë do të homologohet dhe të lejohet nga Kodi rrugor, ishte e mundur të provohet fizikisht në një test të realizuar nga Audi në vjeshtën e kaluar. Për sqarim, nuk është se ka të bëjë me shtypjen e një butoni dhe makina të dërgon në destinacion: për këtë do të nevojitet akoma (shumë) kohë. Për herë të parë (dhe në kushte të caktuara) megjithatë është e mundur të hiqen duart nga timoni dhe larguar vështrimin nga rruga për të parë televizion apo gjëra të tjera në ekranin e bordit. Në sajë të 24 sensorëve, midis radarë, Lidar, ultratinguj dhe kamera, centralina e fuqishme e AI Traffic jam pilot, e pajisur me çipe Nvidia dhe Mobileye, është e aftë të kontrollojë atë që ndodh përqark automjetit dhe të dallojë ambientin rrethues. Kështu, nëse gjendet në autokolonë me shpejtësi midis 0 dhe 60 km/h në autostradë apo një superstradë pa semaforë, tek instrumentet shfaqet një mesazh që sinjalizon disponibilitetin e sistemit: duke shtypur butonin AI në panelin qendror, kuadri i instrumenteve ndryshon paraqitje dhe vetë makina merr drejtimin, duke ndjekur lëvizjen e automjetit që e paraprin dhe duke ruajtur gjithmonë të njëjtën korsi. Pas kësaj mund të qetësohesh dhe të mendosh për diçka tjetër, por jo të lexosh gazetë apo të flihet: një kamera ruan vështrimin e drejtuesit dhe nëse sytë e këtij të fundit janë të mbyllur apo nuk janë të dukshëm aktivizohet një sinjalizim për rimarrjen e drejtimit të automjetit. Nëse nuk respektohet, sinjalizimi bëhet më i fortë dhe nëse drejtuesi nuk reagon përsëri, A8 tendos rripin e sigurimit dhe bën tre frenime të lehta të njëpasnjëshme, sinjalizime këto të fundit të cilat është e pamundur të mos ndjehen. E njëjta gjë edhe në rasti kur humbasin kushtet në cilat makina mund të vetë drejtohet, p.sh. nëse makinat e tjera shpërndahen dhe nëse mund të tejkalohen 60 km/h. Në rastin në të cilin të gjitha sinjalizimet nuk do të merreshin në konsideratë, makina do të ndalonte në korsinë që po udhëton dhe në nuk do të merrte akoma përgjigje nga drejtuesi, do të niste një thirrje emergjence.

TEKNIKA

EFIÇENCË E LARTË

Modeli premium Audi është një koncentrat midis teknologjive aktualisht të disponueshme të kompanisë gjermane dhe është e pamundur që të gjitha të renditen në një hapësirë të vogël. Rikujtojmë vetëm që gjenerata e parë A8, e vitit 1994, ka prezantuar shasinë e aluminit në prodhimin e serisë dhe në versionin aktual përdoret çeliku për pjesët me më tepër sforcime, për të rritur rezistencën nëpër impiante janë përdorur edhe fibra e karbonit dhe magnezi. Gjithashtu ky model është i pajisur me një alternator prej 48 volt, të kombinuar me një bateri litiumi prej 10 Ah, që mundëson ushqimin në mënyrë efiçente të aparaturave elektrike me konsum të lartë, rikuperimin gjatë lëshimit të deri në 12 kW dhe të rindizet në mënyrë të shpejtë dhe të heshtur njësia V6 diesel. Në këtë mënyrë, motori mund të jetë i fikur ndërkohë që mjeti lëviz në shpejtësi midis 55 dhe 160 km/h, ndërsa gjatë afrimit nëpër semaforë arrin të fiket deri prej 22 km/h.

HAPËSIRA DHE SHIKUESHMËRIA

Kabinë përrallore. Përmasa minimale për hapësirën e disponueshme për këmbët e personave prapa gënjen: referohet për rastin kur sedilja e parë është e shtyrë deri në fund prapa dhe ndenjësja e pasme është e tërhequr plotësisht në mënyrë që të shtrihet mbështetësja e pasme.

BAGAZHI

Përmasa të mira dhe formë e rregullt, edhe pse kjo nuk e përjashton faktin se ndonjë litër më tepër do të ishte më se i mirëpritur, nëse merren në konsideratë përmasat e karrocerisë. Hapja dhe mbyllja e kofanos është elektrike (një domosdoshmëri, nëse merret në konsideratë kategoria…) dhe mbështetëset e pasme nuk e ofrojnë mundësinë e palosjes.

SIGURIA DHE ADAS

GJITHÇKA, MË TEPËR

Pajisjet teknologjike të modelit A8 nuk i tregojnë vlerat e tyre vetëm gjatë lëvizjes. Mburoja e këtij modeli mbetet aktive edhe kur automjeti është i parkuar: mjafton të mundohesh të hapësh derën në momentin e gabuar (p.sh. kur pranë makinës po kalon një çiklist), për të kuptuar se kjo gjë është e pamundur. Në të njëjtë kohë profili tek porta fillon të pulsojnë një dritë të kuqe, shoqëruar nga sinjalizimi pak më klasik i verdhë tek pasqyra (ai i cili, gjatë lëvizjes, sinjalizon praninë e veturave të tjera në këndin e errët). Vetëm koha që nevojitet për ta kuptuar dhe porta zhbllokohet, me çiklistin tashmë larguar. Pajisje të tilla si kjo (jo të panjohura, duke qenë se kanë debutuar tek Q7), shoqërohen me spektrin e sistemeve tashmë të njohur: megjithatë, asnjë model nuk i paraqet të gjitha së bashku, me një total prej dyzet të tillë. Ndër të tjera, A8 monitoron edhe makinat që afrohen kur ndalon në semafor: nëse sistemi dallon mundësinë e një goditjeje, tendos rripat e sigurimit, ndez sinjalet dhe bën gjithçka për të minimizuar pasojat e përplasjes. Një sistem vërtetë shumë i dobishëm, i cili në disa raste gjithsesi rezultoi disi pengues, duke realizuar gjithçka që u përshkua vetëm sepse, në pjesën e pasme të saj po afrohej një makinë që do të kthehej në një nga drejtimet anësore. Faktikisht, në këtë rast, afrimi është fatalisht më i shpejtë krahasuar me rastin kur vetë kjo makinë do të vendoste të futej në rresht. Sistemi, në atë moment, bindet se goditja është e pritshme dhe trembja është e pashmangshme: të gjendesh në atmosferën e këndshme të A8 me rripat që papritmas paratensionohen, sigurisht nuk është e këndshme. Një sakrificë e vogël për një siguri më të lartë.

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT

Sedilja, blloku i timonit dhe pedalet janë të pozicionuar me kujdes në raport me njëri-tjetrin dhe për të gjetur vendosjen e duhur nuk ka shumë rëndësi nëse drejtuesi është i gjatë apo i shkurtër. Në modeli e provë gjithçka përmirësohet falë sediljeve Confort.

KOMANDA DHE INSTRUMENTE

Teknikët gjermanë kanë punuar shumë për rikonceptimin e ergonomisë, duke e zhvendosur thelbin drejt virtualitetit. Gjithçka në rregull, megjithëse, disa veprime kërkojnë një nivel impenjimi më të lartë se ai i zakonshmi.

INFOTAINMENT

Sistemi Mmi touch response është një kombinim i një niveli shumë të lartë. Mungesa e rrotullës klasike mbi panel ndonjëherë detyron të hiqet vëmendja nga rruga, limitim i pashmangshëm për filozofinë “gjithçka touch”.

KLIMATIZATORI

Një impiant me menaxhim automatik me katër zona, i cili në ekzemplarin e provës ishte i pajisur me paketën Air quality (e cila përfshin aromatizim dhe jonizim). Prapa, shfryrësit arrijnë deri në katër të tillë.

SHIKUESHMËRIA

Arrin, të paktën pjesërisht, të bëjë të harrohen dimensionet e konsiderueshme të vetë karrocerisë së modelit. Kjo në sajë të kolonave anësore jo shumë të trasha dhe gjatë parkimit, falë elektronikës: shikueshmëria në 360 arrin të nxjerrë nga çdo situatë.

CILËSIA E MONTIMIT

Duke marrë në konsideratë markën, rangun dhe shifrat për të cilat bëhet fjalë, pritshmëritë janë shumë të larta. Janë plotësuar: stili, materialet dhe realizimi janë i një niveli shumë të lartë. Nuk mund të gjenden parregullsi as në detajet e detajeve.

AKSESORËT

Baza është shumë e mirë. Kjo nuk i pengon marzhet shumë të zgjeruara të personalizimeve: kjo reflektohet edhe në mbi 50 mijë euro elementë opsionalë të ekzemplarit të provës. Për më tepër, të cilat nuk mjaftojnë për ta quajtur full optional.

PAJISJET E SIGURISË

Repertor jashtëzakonisht i gjerë, sigurisht me bazë elektronike. Sasia e pajisjeve që i bëjnë udhëtimet e sigurta është thuajse e panumërt. Gjithashtu, iu mbron edhe të ndaluar, si në rastin e vonesës së hapjes së dyerve.

ASISTENCA NË DREJTIM

Në pritje që hapi i parë i drejtimit autonom të mirëfilltë të mund të jetë i pranishëm në duart e publikut, A8 ofron një drejtim të asistuar shumë të mirë realizuar, realisht të aftë për t’i bërë udhëtimet e gjata më të rehatshëm dhe të sigurt.

HAPËSIRA

Hapësira sigurisht është më se e bollshme, si para ashtu edhe prapa. Në këtë model mund të zgjaten këmbët dhe një pasagjer i tretë i mundshëm nuk është shumë i mirëpritur, më tepër për çështje atmosfere dhe jo për shkak të mungesës së centimetrave.

BAGAZHI

Hapësirë me përmasa të mira, me një kapacitet real shumë të afërt me atë të deklaruar: 494 litra. Kapacitet interesant, i cili megjithatë gjatë udhëtimeve të gjata, i detyron katër pasagjerët në një farë mënyre të sakrifikojnë disi.

KOMFORTI

Tek A8 zhurmat dhe dridhjet e forta filtrohen më së miri dhe në kabinë mbizotëron një qetësi dhe komoditet i lartë. Detaje të shumtë nga pajimi deri tek tapiceria, merren pastaj me amplifikimin e këtyre ndjesive të cilat mund të përcaktohen si bazë.

MOTORI

Evolucioni i radhës i njësisë gjashtë cilindra prej tre litra. Punon në mënyrë të rregullt me një homogjenitet që në këtë lloj automjeti është një domosdoshmëri. Dhe kur provohet të shfrytëzohet plotësisht, përgjigja është bindëse.

PËRSHPEJTIMI

Pesha e konsiderueshme nuk e tremb aspak modelin A8, i cili fiton shpejtësi pa asnjë lloj pasigurie. Dhe bukuria qëndron në ndjesinë që gjithçka ndodh pa sforcimin më të vogël. Shifra në të njëjtat nivele me modelin analog BMW 730d.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË

Edhe në këtë rast krahasimet paralele me modele të tjerë mund të jenë të njëjtë. Meritë kjo e sasisë së madhe të momentit përdredhës me të cilin kambio bën ndryshimin e të gjithë marsheve të nevojshme.

KAMBIO

Varianti ZF me tetë marshe është i shpejtë aq sa nevojitet për këtë lloj automjeti, por mbi të gjitha bën të harrohet prania e tij: ndryshimet e marsheve ndjehen më tepër nga ndryshimi i lehtë i tingullit të motorit.

SISTEMI I DREJTIMIT

Ka një karakter që kombinohet në mënyrë të përsosur me atë të vetë modelit dhe në të njëjtën kohë, ndihmon ta përcaktojë atë. I lehtë aq sa nevojitet, është i përpiktë dhe progresiv. Dhe është gjithmonë i lehtë për t’u interpretuar.

FRENAT

Arrijnë të përballojnë dy tonelata pa bërë përkuljen më të vogël. Kapacitet frenues i një niveli të lartë, por edhe një rezistencë ndaj lodhjes të shkëlqyer. Thjesht distanca disi të gjata në asfalt të lagur/akull.

SJELLJA DINAMIKE

Interpreton në mënyrë të përkryer rolin e saj prej super veture. Gjithashtu, shpalos një qetësi të padiskutueshme sa herë që nevojitet të ndryshohet drejtimi. Detaj i cili mbetet përsëri i njëjtë edhe në rastin e situatave të emergjencës.

KONSUMI

Rezultate të shkëlqyera dhe në thelb, të njëjta me ato të modelit 730d: mesatare e përgjithshme prej mbi 13 kilometra me një litër, e cila për automjetet e kësaj kategorie është më se ekonomike. Serbatori prej 82 litra: është një opsional i falur.

 

ANË POZITIVE

Niveli teknologjik. Edhe në kuadrin e zhvillimeve të ardhshme, A8 shpalos një nivel plotësie që e shndërron në një pikë referimi të vërtetë.

Ekzekutimi i brendshëm. Stili dhe realizimi: edhe në këtë kontekst, ky model Audi i rrit akoma më tepër kërkesat.

ANË NEGATIVE

AI i papërditësueshëm. Siç përmendëm oferta teknologjike është e një niveli absolut. Mirëpo, është një fatkeqësi që tek A8, pas blerjes nuk është i mundur upgrade. Me detajet e pritshme në momentin e rishitjes.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...