- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024

TASHMË JANË ZYRTARE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Sergio Marchionne, nga Salloni i Detroit-it, ka konfirmuar lajmin e paralajmëruar më parë: vitin e ardhshëm, jo vetëm që gama Alfa dhe Maserati do të zgjerohet me maxi Stelvio-n dhe mini Levante-n, por në vitin 2020 do të kemi edhe një model Suv të markës Ferrari

Parashikimet ishin të konfirmuara nga aludime apo gjysmë-pranime, nga ana e burimeve autoritare, duke përfshirë edhe vetë numrin një të FCA-së, Sergio Marchionne-n. Tani, nga skena e Sallonit të Detroit-it, menaxheri italo-kanadez, përsëriti se motra e madhe e modelit Stelvio dhe motra e vogël e atij Levante, do të realizohen. Jo vetëm kaq: ai gjithashtu shtoi se ato do të jenë modele kyçë, rreth të cilave do të zhvillohet e gjithë strategjia e FCA-së për markat prestigjioze.

 

TЁ NEVOJSHME NЁ ÇDO TREG

“Giulia është një makinë e jashtëzakonshme, por nuk arrin të ngjalli të njëjtin interes si Stelvio”, argumentoi administratori, i cili shtoi: “Shikoni se çfarë ndodh në SHBA, ku një gjigant si BMW-ja po vuan për të shitur veturat e veta tradicionale. Ky është një treg ku dy të tretat e zënë  modelet Suv dhe pick-up, dhe po vërejmë të njëjtin ndryshim të papritur edhe gjetkë, si p.sh. në Europë”. Shkurt, askush nuk mund të bëjë pa modelet Suv, në asnjë nga tregjet kryesorë, duke përfshirë edhe Kinën. Një gjë e tillë vlen edhe për markat tradicionalisht larg këtyre konfigurimeve. Ashtu si Ferrari. “Por mos i quani Suv”, theksoi Marchionne, “sepse makinat Suv, i realizon marka jonë Jeep. Pjesa tjetër do të jetë diçka ndryshe, siç është Stelvio dhe Levante”. Shkurtimisht, pas përkufizimit të perimetrit “filozofik” të modeleve të reja, me një fill të kuq të përbashkët, që është kënaqësia në drejtim, e dhëna kryesore është mbështetja zyrtare, e cila konfirmon fatin produktiv të dy interpretimeve të reja. Tek Ferrari (në qoftë se përjashtohet aludimi i nevojës për të ndërtuar një supermakinë elektrike), Marchionne, konfirmoi atë çfarë kishte parashikuar pak muaj më parë, duke thënë se modeli crossover i Ferrari-t, do të jetë “diçka që nuk është parë ende”. I pari i tre automjeteve me rrota të larta që do të dalë në treg, do të jetë Suv-i i madh i Alfa Romeo-s: megjithatë jo më parë se viti 2019. Ai do të ndiqet nga sport utility Maserati i segmentit D, që do të ketë ngjashmëri më të ngushtë me Alfa-n se sa me motrën më të madhe Levante: në fakt, do të realizohet mbi bazën e Stelvio-s. Në fund, në vitin 2020, do të kemi crossover-in Ferrari. E bukura është se nuk mbaron këtu: në studim e sipër tek Alfa, është edhe një model Suv më i vogël të Stelvio. Por për të, do të dimë më shumë kur në qershor,  Marchionne do të paraqesë planin e ri të biznesit. Të fundit të nënshkruar prej tij.

 

FERRARI

CROSSOVER

Do të shoqërojë (pa e zëvendësuar) modelin GTC4Lusso, me më shumë hapësirë ​​dhe shkathtësi  përdorimi. Lamtumirë e mundshme për motorin V12, për të përdoruar vetëm atë V8, ndoshta të shoqëruar me një ose më shumë makina elektrike.

TETOR 2017

PARASHIKIMI

Pesë muaj më parë, revista Quattroruote ishte ndër të parat në botë që tregoi aspektin e mundshëm të modelit crossover Ferrari, në rendin e ditës për vitin 2020, së bashku me atë të modelit Suv Alfa, me përmasa të mëdha.

MASERATI

SUV I SEGMENTIT D

Modeli i vogël Levante do të marrë platformën Alfa dhe, çfarë është më e bujshme, do të braktisë motorin diesel: variante hibride ndërkohë, për katërcilindërshin me benzinë.

ALFA ROMEO

SUV I SEGMENTIT E

I realizuar mbi të njëjtën platformë si Stelvio, do të jetë motra e saj më e madhe: frymë sportive, por më shumë hapësirë brenda, me një variant të mundshëm 5+2. Motorë me benzinë ​​me katër dhe gjashtë cilindra, si dhe me naftë, me katër cilindra.

Sergio Marchionne, administrator i grupit FCA, do të përfundojë mandatin e tij në vitin 2019. “Modelet Suv Alfa dhe Maserati kanë përparësi mbi gjithçka tjetër”, tha ai në Sallonin e Detroit-it.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...