- Advertisement -
6.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

MERCEDES A-CLASS / HORIZONTE TЁ LARGЁTA

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Modeli që ka ringjallur imazhin e kolosit gjerman ka mbërritur në serine e katërt, duke u rritur në përmasa e duke u prirur drejt së ardhmes, falë sistemit infotainment me inteligjencë artificiale. Debutimi në pranverë

 

BIEN NЁ SY DYMBЁDHJETЁ CENTIMETRAT MЁ SHUMЁ NЁ GJATЁSI, POR LINJA MBETET SPORTIVE

Spikat kabina, e cila ishte bërë e njohur më parë. Stili mbretëron suprem, siç mund të vërehet edhe nga dizajni me turbina i vrimave shfryrëse të ajrit. Përveç kombinimit të dy monitorëve 10.25 inç, kombinime të tjera të ofruara janë 7 inç +7 inç (bazë) si dhe 7 inç +10.25 inç.

Grafika në 3D është sa e bukur, aq edhe praktike. Ekranet panoramikë, në këtë rast nga 10.25 inç secili, mund të rikonfigurohen (për shembull, nga instrumentet e navigatorit), ndërkohë që funksionet, përveçse nga ekrani me prekje, mund të menaxhohen nga pajisja touchpad ose nëpërmjet komandave zanore inteligjente.

Pak, por i sigurt mbetet fakti se revolucioni ishte ai i vitit 2012, kur Mercedes vendosi që për modelin A-Class, të braktisë formulën e njëvëllimshes, skemë e dashur dhe origjinale (në atë kohë, po aq revolucionare), për të përqafuar formulën e dyvëllimshes sportive. Ndoshta tepër sportive, duke gjykuar nga evolucioni i species, që tashmë ka arritur në gjeneratën e katërt. Të kuptohemi, modeli i ri kompakt, i projektuar si gjithmonë nga Gorden Wagener, ka linja të pastra, të shtrira: merita për këtë i shkon turirit të zgjatur të stilit CLS, fenerëve aerodinamikë LED si dhe anëve me vëllime të plota e me pak relieve. Nga ana tjetër, pjesa fundore duket si pjesa më pak origjinale. Por ka diçka tjetër: hapi është rritur me tre centimetra (për një total, pothuajse rekord, prej 273 cm) dhe trupi i veturës me 12 cm, për të arritur kështu në 4.42 metra. Jo pak, sidomos krahasuar me rivalët Audi A3 dhe BMW Seria 1, të cilat ndalojnë vetëm fare pak mbi kuotën katër e tridhjetë. Modeli A-Class, a është makinë krejt tjetër? Të mos e teprojmë, mbase është thjesht i ndryshëm efekti që ajo shkakton. Një gjë e tillë shpjegohet me objektiva të mirë caktuara: të ofrojë disa centimetra më shumë, madje edhe në gjerësi, dhe bagazh (pikë e dobët e modelit aktual) edhe më të madh. Me fjalë të tjera: një makinë për një publik më të gjerë. Sidoqoftë, hapi i zgjatur do e bëjë ngarjen më progresive dhe të përballueshme, por – së paku në synimet e projektuesve – nuk duhet aspak të shtrembërojë natyrën dinamike të modelit.

E SUPERPAJISUR EDHE “BAZA”

Me pak fjalë, modeli A-Class është bërë më i pjekur e fleksibël, dhe një gjë e tillë mund të garantojë hapësira të reja tregtare. Kjo, edhe për faktin se Mercedes shpalli pajime të fuqishme që në versionin fillestar (të konfirmuara pajimet Executive, Bussines, Sport dhe Premium), me mundësi të mëdha përshtatje e personalizimi dhe materiale e paketa, duke përfshirë ato teknologjike. Jemi në kabinë: kompania flet për më shumë hapësirë si ​​për shpatullat, ashtu edhe për kokën. Natyrisht, po e shtyjmë verifikimin e përmasave në kohën kur makina të arrijë në qendrën tonë të testimeve. Sidoqoftë, përshtypja është se ka diçka më shumë për t’u shfrytëzuar, ndonëse nuk bëhet fjalë për ndryshime thelbësore. Ajo që me siguri bën përshtypje është mjedisi i brendshëm: luksoz në versionet më të mira dhe super modern, në sajë të stilit hi-tech. Sigurisht që luajnë rol të rëndësishëm edhe veshjet e lëkurës, sediljet (tre në dispozicion), detajet e realizuara me kujdes, por çfarë e bën ndryshimin është padyshim tërësia e instrumenteve, e përbërë nga dy monitor-tablet horizontalë, pranë njëri-tjetrit, pothuajse të varur dhe pa kapak. Janë padyshim spektakolarë ekranet opsionale nga 10,25 inç secili (atë të serisë janë 7 inç): njëri  që zëvendëson kroskotin tradicional dhe tjetri që ndryshon funksionet e ndryshme, duke përdorur të njëjtat ekrane me prekje, butonat tek timoni, pajisjen touchpad në tunel si dhe komandat zanore inteligjente. Është sistemi MBUx (Mercedes-Benz User experience), i pajisur me inteligjencë artificiale, në debutim absolut tek një model i markës prestigjioze gjermane: një kufi i ri i ndërfaqes njeri-makinë, dhe që zotëron gjithçka për të qenë më direkt dhe efikas. Ai i ekzekuton komandat, pa fraza të paracaktuara: përfshin, në fakt, gjuhën natyrore. Kështu, përballë pohimeve të tilla, si “Kam vapë”, sistemi sillet në përputhje me rrethanat, duke ulur temperaturën. Çfarë është më e rëndësishme, ai mëson zakonet e atij që qëndron në kabinë, duke i memorizuar ato e duke i ripropozuar. Përveç kësaj, funksionon edhe kur nuk ka lidhje rrjeti, sepse mbështetet tek software i makinës.

Një tjetër pikë e fortë përbëhet nga sistemet e asistencës në drejtim, të zgjeruara, me prejardhje nga modeli S-Class, të cilat shfrytëzojnë radarin dhe telekamerat. Po përmendim disa: sistemi i ndihmës aktive për rregullimin e distancës Distronic, sistemi i drejtimit aktiv, ndihma aktive gjatë frenimit emergjent dhe ndryshimit të korsive, Pre-Safe plus gjithashtu edhe në pjesën prapa. Edhe në këtë pikë, A-Class është rritur shumë.

 

TEKNIKA

DY AKSE TË PASËM

Modeli A-Class është zhvilluar duke i kushtuar vëmendje të madhe sigurisë dhe komfortit. Përveç qelizës veçanërisht të mirë-projektuar dhe përdorimit masiv të çelikut special, platforma është e pajisur me përforcues tërthor dhe kofano e motorit është ngritur me rreth 80 mm në aktivizimin e airbag-ëve. Për sa i përket komfortit, është punuar tek karroceria, kushinetat e boshtit të përparmë dhe tek mbështetjen e pasme e mbërthimit të aksit. Përpara është konfirmuar MacPherson, me risinë e aksit të pasëm të dyfishtë: me krahë të ndërlidhur në një A “normale”, multilink tek ato më të fuqishmet dhe tek 4Matic. Përveç aksit të ulur të serisë, është i disponueshëm edhe ai me amortizatorë të rregullueshëm. Në debutim do të ofrohen motorë të rinj me 4 cilindra: ​1.3 turbo-benzinë me 163 kf me përjashtimin e cilindrave dhe 2.0 me 224 kf (të dy me filtër antigrimca), plus motori 1.5 turbo-diesel me 116 kf. Motorët e tjerë me naftë (gjithashtu debutues) do të arrijnë në vjeshtë. I ri kambio me friksion të dyfishtë 7G-Dct për versionet A 200 dhe A 180 d.

Nga kjo perspektivë mund të vlerësohen veçanti të tjera të stilit: relievi i sipërm i pjesës anësore tani kalon mbi dorezat e dyerve dhe kabina rezulton pak më “e drejtë” në pjesën qendrore. Në pjesën e pasme bie në sy dritarja e pjerrët, fenerët e zgjatur, si dhe dera me pjesën e poshtme të futur dukshëm. Këtu më poshtë, modeli A-Class gjatë testimeve aerodinamike

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...