- Advertisement -
9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

REVOLUCION PËR TË “ZHDUKUR” NAFTËN DERI NË VITIN 2025

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Pak kohë më parë, Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën e BE-së për Marrëveshjen e Parisit, duke i hapur rrugë hyrjes së saj në fuqi. Kjo marrëveshje, e cila u përshëndet gjerësisht si “historike, e qëndrueshme dhe ambicioze”, u kërkon vendeve të zhvilluara, por edhe atyre në zhvillim,

të ulin sasinë e gazrave që lëshojnë në atmosferë drejt niveleve më të sigurta, të cilat kanë një impakt në ngrohjen globale. Synimi është kufizimi i rritjes së temperaturës mesatare globale me 2°C, duke pranuar se kjo do të reduktonte ndjeshëm rreziqet dhe ndikimet e ndryshimit të klimës.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, kryebashkiakët e disa prej kryeqyteteve më të mëdha u mblodhën në qytetin e Meksikos për Samitin e Cities 40

dhe premtuan se do të largojnë nga rrugët e tyre naftën, “me synim përmirësimin e cilësisë së ajrit për qytetarët”. Ata folën lidhur me qëllimin për

të zhdukur totalisht përdorimin e automjeteve me naftë deri në vitin 2025. Në shumë prej vendeve perëndimore do zhduket përdorimi i naftës nëpër qytete deri në vitin 2020.

Kjo masë do të kalojë në disa etapa. Mjetet që shkaktojnë më shumë ndotje nuk mund të qarkullojnë në kryeqytete. Shkelësit do të gjobiten rregullisht. Me afrimin e afatit në vitin 2020 do të lejohen vetëm automjete që përmbushin kriteret e ndotjes.
Samiti i C40 përfshiu 90 qytete dhe përfaqëson në total 650 milionë persona dhe 25% të PBB botëror (Produkti i Brendshëm Bruto).

Paralelisht me C40, një grup prej 62 shtetesh, rajonesh dhe provincash, njofton se anëtarët e saj janë në rrugën e duhur për të përgjysmuar

emetimin e gazit deri në vitin 2050.

Shqipëria, përmes votimit në Parlament, e ratifikoi Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike me 87 vota pro, duke respektuar këtë moment historik dhe rëndësinë e kësaj marrëveshjeje ambicioze, që konsiderohet një revolucion për njerëzimin.
Jemi në fund të 2016-s dhe po ndjejmë gjithë efektet e këtij revolucioni të Energjisë së Rinovueshme.
Në mënyrë që të arrihet qëllimi afatgjatë i uljes së temperaturës synohet të arrihet piku global i emetimeve të gazit serrë, sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pranuar që arritja e pikut do të marrë më shumë kohë për vendet në zhvillim si Shqipëria dhe për të ndërmarrë reduktime të shpejta më pas.
Kontributi i Shqipërisë në shkarkimet e gazrave serrë është rreth katër deri në pesë herë më i ulët se nivelet mesatare ndërkombëtare, me një mesatare të llogaritur prej 9,4 milionë ton/vit të gazit karbonik CO2, e megjithatë vendit i duhen politika të forta për çështjet klimatike. Shtimi i numrit të automjeteve në përdorim të qytetarëve apo bizneseve është pozitiv në një vend që ka nivel të ulët motorizimi.

Por ,në këndvështrim afatgjatë dhe me një analizë më të detajuar, kjo dukuri është negative në shumë aspekte. Numri i madh i makinave të vjetra në vendin tonë,përveçse krijon një treg tërësisht informal, duke diskriminuar koncesionarët e makinave të reja, krijon ndotje të madhe të ajrit duke dëmtuar jetën e qytetarëve. Detyrë tjetër parësore për vendet në zhvillim si Shqipëria është edhe reduktimi i emetimeve nga shpyllëzimi, degradimi i pyjeve dhe roli i konservimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre duke përmirësuar stoqet (rezervat) e karbonit, si dhe qasje politikash alternative për menaxhimin integral dhe të qëndrueshëm të pyjeve.

Duke u bazuar në faktin se rezervat e naftës janë drejt pakësimit te tyre, dhe për të zvogëluar impaktin në ngrohjen globale, padyshim tregu i makinave me energji alternative do të jetë një e ardhme jo vetëm interesante por edhe e domosdoshme.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...