AutoClub

HYUNDAI SANTA FE / HAP CILËSOR

Më shumë hapësirë, materiale cilësore dhe teknologji të reja: seria e katërt e versionit Suv ripërtërihet. Dhe, për të nënvizuar dëshirën e saj për të qenë premium, rishikon në mënyrë rrënjësore dizajnin e pjesës së përparme

Mjafton të vërehet gama Hyundai, për të kuptuar se që tani, Santa Fe, është modeli më i mirë, ndaj ka qenë e natyrshme për strategët e kompanisë koreane, ideja e forcimit të identitetit dhe imazhit të modelit sport-utility, për ta afruar atë sa më shumë me rivalët premium. Këtu ka zanafillë grila e re që karakterizon pjesën e përparme, më të madhe, “të rëndësishme” dhe të pasur në kromatura. Për të mos folur për rritjen e përmasave: gjatësia ka fituar shtatë centimetra (duke arritur kuotën 4.77 metra) dhe gjerësia ka fituar një  centimetër (1.89 m).

Kështu, edhe në sajë të rritjes së hapit, gjenerata e katërt e Suv-it, kur të arrijë në treg (ndoshta rreth gjysmës së këtij viti), do të jetë në gjendje të ofrojë më shumë hapësirë për pasagjerët. Ripozicionimi lart i modelit është arritur edhe falë përditësimit të “pajës” së saj teknologjike: sistemet e asistencës në drejtim SmartSense do të jenë më të avancuarit e markës. Në pasurimin e saj, në veçanti, luan rol sensori i pasëm i qarkullimit tërthor, i pajisur me frenim autonom në rast rreziku të pashmangshëm, për herë të parë në një Hyundai. Të pranishëm, gjithashtu, karikimi wireless për aparatet smartphone, komandat zanore të gjeneratës së fundit dhe protokollet e përputhjes me Android Auto dhe Apple CarPlay. Në qoftë se evolucioni i modelit Santa Fe do të jetë 360 gradësh, nga ana tjetër parashikohet një lloj vazhdimësie e caktuar për sa i përket motorëve: është dhënë konfirmimi i dy motorëve aktualë diesel, me katër cilindra, atij dy-litërsh me 150 kf dhe atij 2.2 me 200 kf. I pari do të kombinohet vetëm me kambio manuale dhe traksion në rrotat e para, ndërsa tek më i fuqishmi, ndoshta do të zërë vend traksioni integral dhe kambio e re automatike, me tetë raporte.

Në pjesën e përparme, spikasin fenerët me dy plane, të cilët të sjellin në mend fenerët e modelit Kona dhe parashikojnë ndërrimin e pamjes së Tucson-it. Interesant interpretimi i grilës “kaskadë”. Për sa i përket kabinës, pritet konfirmimi për variantet me pesë dhe shtatë vende

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *