- Advertisement -
6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024

BMW X2

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Modeli debutues crossover paraqet një stil më të ri, më të freskët dhe më modern. Në rrugë, ai konfirmon cilësitë e shkëlqyera dinamike, tipike të markës bavareze

Nëse në dekadën e fundit ideja e një modeli Suv coupé mund të dukej tejet e çuditshme, sot kjo kontradiktë e dukshme shkrihet përballë shtimit të vazhdueshëm të modeleve me goma të larta me prirje sportive. Pikërisht si modeli debutues BMW X2, i cili ringjall frymën e X6-ës origjinale (nëna e të gjithë modeleve Suv coupé, me përjashtim të modelit të “keqkuptuar” SsangYong Actyon të vitit 2005), duke e ri-prezantuar me përmasa më kompakte dhe karakteristika të hasura kurrë më parë në Mynih.

PЁR T’U PARЁ DHE PЁR T’U NGARЁ

Efekti risi, pra, i është besuar detajeve, duke filluar nga anët e dyfishta të përveshura e deri tek pajimi M Sport X, i cili thekson tonet off-road, në një kontekst komponentësh M Performance. Duhet thënë se e gjitha duket mjaft efektive, edhe falë ngjyrës së fortë të karrocerisë, ngjyrë floriri metalike (Galvanic Gold, teknikisht), të kombinuar me detajet Frozen Gray, që duket se është bërë enkas për të tërhequr vëmendje dhe aprovim. Në sipërfaqet e tendosura të karrocerisë ka vend edhe për disa detaje trashëgimie të markës bavareze, të tilla si stemat bardhë e blu tek traret e pasëm, një referencë e qartë ndaj modelit coupé të viteve ‘60 dhe ‘70. Platforma teknike e X2 është ajo e Serisë 2 Active Tourer, e modeleve Mini Countryman dhe natyrisht atij X1, krahasuar me të cilën Suv-i i ri është më i shkurtër me tetë centimetra dhe më i ulët me shtatë. Siç është logjike, përballë një pamje shumë më të re, dinamike dhe moderne, paguhet edhe ndonjë “haraç” i vogël për sa i përket kapacitetit të ngarkesës, i cili gjithsesi mbetet i konsiderueshëm, sipas të dhënave të deklaruara, si dhe pjesës së pasme të kabinës, veçanërisht në lartësi. Përpara, pozicioni i drejtimit është pothuajse pa të meta, duke u favorizuar nga larmia e rregullimeve të sediljeve dhe timonit. Që këtu e më tej, është BMW-ja e shkëlqyer, e zakonshme: motori është i izoluar, i butë dhe i heshtur që në momentet e para të funksionimit. Nga kjo përfiton komforti në udhëtim, pavarësisht shasisë së ulët, rrotave 19 inç dhe prirja e dukshme për argëtimin në drejtim. Këtu luajnë rol vendimtar sidomos cilësitë e sistemit të drejtimit: gatishmëria, ndjeshmëria dhe progresioni shkrihen në mënyrë të ekuilibruar në një komandë të vetme, në linjë me karakteristikat e veturës. Gjithashtu, vlerësohet rregullueshmëria e pedalit të frenave dhe aftësia e njësisë motor-transmision, për të përmbushur saktësisht kërkesat e drejtuesit. Momenti përdredhës është gjithmonë i bollshëm në çdo regjim dhe për më tepër nuk shoqërohet nga ndonjë kërkesë e tepruar për karburant, të paktën deri kur shfrytëzohet tërësisht potenciali dinamik, ndoshta në rrugë malore gjarpëruese. Aktualisht nuk ka asnjë variant elektrik, edhe pse platforma e lejon një gjë të tillë: gojët e “kyçura” për këtë temë, megjithatë, lënë shpresë për një model të ardhshëm plug-in.

BMW X2 ka shumë gjëra të përbashkëta me tradicionalen X1, duke përfshirë përmasat e hapit, mekanikën dhe kroskotin (foto poshtë). Megjithatë, veçantitë stilistike dhe qendra e ulur e rëndesës, bëjnë që dinamika të jetë më e theksuar. Me të njëjtat pajisje dhe motor, makina kushton 1.550 euro më shumë se ajo X1

XDRIVE 20D

Të dhëna teknike

Motori

  • L4 turbodiesel
  • Cilindrata 1.995 cm3
  • Fuqia maksimale 140 Kw (190 kf) në 4.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 400 Nm nga 1.750 në 2.500 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral
  • Kambio automatike me 8 marshe

Performanca

  • Shpejtësi maksimale 221 km/h
  • 0-100 km/h 7,7 s
  • Konsumi mesatar 20,8 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 276 cm
  • Gjatësia 436 cm

Gjerësia 182 cm

Lartësia 153 cm

  • Pesha 1.675 kg

Çmimi

  • 50.900 €
Previous articleHIJESHI MEKANIKE
Next articleRENAULT SYMBIOZ
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...