- Advertisement -
15.5 C
Tirana
Wednesday, April 17, 2024

HIJESHI MEKANIKE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Pastërtia e linjave të modelit Mazda3 të ardhshëm, i cili pritet në gjysmën e dytë të vitit që vjen, është pasqyrë e hulumtimeve inxhinierike lidhur me efikasitetin e energjisë, si rrjedhojë e të cilave, u arrit realizimi i një motori premium

Nëse Mazda nuk do të kishte mobilizuar aq shumë energji dhe burime inxhinierike për të zhvilluar një teknologji të aplikuar tek motorët me benzinë, që do të debutojnë tek modeli i ardhshëm Mazda3, zëri “dizajn” në modelin e ri, do t’ia mbyllte gojën gjithë zërave të tjerë. Gjenerata e katërt e japonezes kompakte, në fakt, mbart gjuhën stilistike aktuale, të cilën kompania e ka quajtur “kodo dizajn”, në një nivel të ri sofistikimi: linjat e kursyera të serisë aktuale, kalojnë përmes një thjeshtimi të mëtejshëm, për të arritur nivele thelbësore, që pak konstruktorë të tjerë mund të kenë arritur. Të paktën kështu do të jetë, në rast se versioni i prodhimit do të reflektojë besnikërisht atë që sugjeron koncepti Kai, i ekspozuar në Sallonin e Tokio-s vjeshtën e shkuar, e tashmë i sjellë në stendat e Gjenevës për t’iu bërë i njohur publikut europian. Ne, në rindërtimin tonë, bazuar në përvojën e asaj që kompania japoneze ka bërë më parë, kemi vënë bast që po. Proporcionet që bien në sy, me kofanon e gjatë dhe të lëmuar, kabinën pak të tërhequr, turirin vertikal, bishtin e rrumbullakosur dhe një tension të bukur që kalon nëpër të gjithë trupin e makinës, megjithatë, përfaqësojnë vetëm një anë të kompaktes së ardhshme. Ato gjejnë në fakt një integrim të shkëlqyer në kërkimet teknologjike të përmendura më sipër, dhe kanë shtyrë inxhinierët e Mazda-s në zhvillimin e një motori me djegie të ulët por me rendiment të lartë, motorin Skyactiv-X. Me pak fjalë, kërkimi i pastërtisë në linjat e jashtme dhe efikasiteti maksimal në motor, mund të shihen si dy aspekte plotësuese, që prodhojnë një rezultat të vetëm me bukuri harmonike.

Në fakt, kompania japoneze ka punuar për zhvillimin e të gjithë teknologjisë Skyactiv, pra të gjithë kompleksitetin konfigurim-powertrain, që formon shtyllën kurrizore dhe zemrën e modeleve. Për rrjedhojë, ulje peshe atje-këtu, ku është e mundur, suspensione të kalibruara për të përmirësuar gatishmërinë dhe dinamikën në drejtim, si dhe sedilje të riprojektuara për të reduktuar lëvizjet e belit të drejtuesit dhe për të rritur ambjentimin mes tij dhe makinës. Rezultati më i rëndësishëm i të gjithës, është padyshim motori i ri me katër cilindra, me benzinë, dy litërsh, i cili mund të përmirësojë si konsumet, ashtu edhe performancën. Si e arrin këtë rezultat? Duke djegur një përzierje të “varfër” dhe duke përdorur një kombinim të djegies nëpërmjet kandelës (në regjime të larta) dhe djegies me shtypje (në regjimet e mesme dhe të ulëta), duke u sjellë pak si motor me benzinë e pak si motor me naftë. Objektivi i inxhinierëve të Hiroshimës ishte arritja e kësaj përzierje për të përmirësuar konsumet. Megjithatë, duke alternuar raportin stekiometrik në favor të ajrit, në një motor me ndezje të komanduar, flaka përhapet. Prandaj, tek Mazda, ishte në rend të ditës pyetja nëse mund do të mund të arrinin të ndiznin benzinën me shtypje, siç ndodh te motori me naftë. Japonezët ia dolën me anë të një truku të vogël (natyrisht të patentuar), duke përdorur shkëndijën e kandelës për të rritur vetë shtypjen.

GRUMBULL ZJARRI

Në thelb, përzierja në afërsi të kandelës pasurohet me një injektor benzine dhe ndizet nga shkëndija. Flaka, megjithatë, nuk përhapet tek pjesa tjetër e përzierjes (shumë e “varfër” për t’u ndezur): krijohet kështu një pjesë e ndezur, që duke u zgjeruar, ushtron shtypje shtesë në të gjithë përmbajtjen e cilindrit, duke shkaktuar djegien tipike të naftës. Në ngarkesat e larta të motorit, megjithatë, Skyactiv-X e shndërron funksionimin në djegie normale me ndezje. Rezultati i kësaj shpikje? Një motor që, sipas kompanisë, është 30% më efikas sesa aktuali Skyactiv-G. Me më shumë se 180 kf, bën “të turpërohen” 155 kf-të e G-së dhe qëndron vetëm fare pak nën nivelin e fuqisë (194 kf) së motorit 2.5, të ofruar tek modeli CX-5. Në bazë të kësaj arritje, qëndron filozofia Mazda, e cila ende u jep rëndësi të veçantë zhvillimit të motorëve me djegie të brendshme, dhe në vitin 2020 do të hedhë në treg një katërcilindërsh me naftë, të rinovuar dhe efikas. Kjo nuk do të thotë, gjithsesi, të lihet pas dore zhvillimi drejt motorëve elektrikë…do të ishte një luks që asnjë konstruktor elitar nuk mund t’ia lejojë vetes.

NЁ HIROSHIMA JANЁ KЁMBЁNGULЁS

RINGJALLJA E MOTORIT ROTATIV

I shpikur në Gjermani në vitin 1924 nga Felix Wankel, motori rotativ është kthyer në një firmë teknologjike tek Mazda, konstruktori i vetëm që e ka zhvilluar për prodhimin sistematik të një serie modelesh, jo vetëm sportivë, që nga viti 1967 e gjatë gjithë dekadës së parë të viteve 2000 (e fundit që e përdori ishte modeli coupé RX-8). Normativat e rrepta mbi emetimet e CO2, e larguan atë nga tregu, por jo nga radarët e konstruktorit, inxhinierët e të cilit po punojnë fort mbi një  trashëgimtar të tij. “Ëndrra jonë është të kemi një makinë sportive me motor rotativ dhe koncepti Vizioni Coupé (foto më poshtë, shënim i redaksisë), i zbuluar në Tokio vitin e kaluar, e dëshmon më së miri”, thotë Kiyoshi Fujiwara, kreu i sektorit të zhvillimit në Hiroshima. E vështirë, megjithatë, që inxhinierët e tij të arrijnë të kenë një efiçencë energjie të tillë, që të mos ketë nevojë për një njësi elektrike. Përkundrazi, rotativi tashmë është kandidat për rolin e gjeneratorit në një model me bateri “extended range”, i cili do të lindë si produkt i aleancës së nënshkruar me Toyota-n gushtin e shkuar. Ndërkohë, që nga viti 2019, motorët me benzinë do të marrin ushqim 48 V, në pritje të modelit plug-in nga viti 2021.

  1. DIZAJNI

Nga pikëpamja estetike, modeli Mazda3 e re është një evolucion i modelit aktual, shprehja e “kodo dizajn”, zhvilluar nga kreu i stilimit, Ikuo Maeda, duke nisur nga koncepti Shinari i vitit 2010. Sipas kompanisë, e ka origjinën tek vëzhgimi i formave atletike që jetojnë në natyrë. Pra, përshkohet nga një tension i fortë dinamik, i kombinuar me sipërfaqe jashtëzakonisht të pastra.

  1. SHASIA

Në dizajnin e konfigurimit të modelit Mazda3, projektuesit vënë në qendër, sipas traditës së kompanisë, sportivitetin në drejtim. Kjo, me qëllimin e dyfishtë të dhënies më shumë lehtësi dhe të përmirësimit të integrimit automjet-drejtues, përmes sediljeve të ridizenjuara, për të favorizuar pozicionin e natyrshëm të shpinës dhe mesit, si dhe ngurtësi më të madhe të shasisë.

  1. MOTORI

Ndërsa në një motor normal me benzinë, e ​​gjithë përzierja në cilindër digjet falë përhapjes së  flakës nga kandela, në rastin e Skyactiv-X, shkëndija ndez vetëm një pjesë të vogël të përzierjes, të ​​pasuruar me benzinë në afërsi të vetë kandelës (pjesa tjetër është shumë e “varfër” për t’u ndezur). Ndezja që krijohet vepron si piston virtual, duke shtypur përzierjen.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...