- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

Formula E / HWA AG vendos t’i bashkohet kampionatit si skuderia më e re për sezonin e pestë

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

HWA AG prezantohet si skuderia më e re në kampionatin botëror të Formula E – duke e çuar në 11 numrin e skuadrave për sezonin e ardhshëm

Pas një bashkëpunimi të ngushtë me grupin Venturi gjatë fushatës aktuale si furnizues dhe ofrues i mbështetjes teknike, HWA AG do të zgjerojë partneritetin e vet me ekipin me bazë në Monako për t’u rikthyer më të fortë për sezonin 2018/19.

Lista e plotë e skuderive që do të marrin pjesë në sezonin e ardhshëm, është planifikuar të publikohet nga FIA përpara fillimit të sezonit të pestë, së bashku me prezantimin e gjeneratës së re të makinave të Formula E.

Alejandro Agag, themeluesi dhe CEO i Formula E, tha: “Formula E nuk ka krijuar ende një identitet unik të makinës së gjeneratës së re, por jemi optimistë për skuderinë e re që do të marrë pjesë në kampionatin botëror të Formula E në HWA AG. Është një kënaqësi për ne që të mirëpresim një tjetër skuderi në kampionatin tonë e cila i bashkohet garës së Formula E. Ata janë një skuderi me eksperiencë në kategoritë e tjera të automobilizmit dhe me siguri do të mundohen të përsërisin sukseset e tyre edhe në kampionatin e Formula E, ndërkohë që jemi futur në një epokë tërësisht elektrike. Unë jam i lumtur të mirëpres Ulrich dhe ekipin e HWA AG në familjen e madhe të Formula E, dhe gjithashtu mezi pres të shoh garën e tyre të parë në kampionatin botëror të Formula E”.

Ulrich Fritz, drejtor ekzekutiv i HWA AG, shtoi: “Formula E është një risi për botën e motorsportit me një konkurrencë jashtëzakonisht të ashpër. Është një sfidë të cilën jemi të lumtur ta marrim përsipër. HWA AG janë ekipi më i suksesshëm në historinë e DTM. Qëllimi ynë është që të vazhdojmë suksesin e skuderisë edhe në Formula E. Në të njëjtën kohë, Formula E me konceptin e saj unik ofron një perspektivë krejtësisht të re për të ardhmen e botës së automobilizmit. Ekipi ynë karakterizohet nga fryma inovative që ka sjellë dhe nga gatishmëria që ka treguar për të çuar më tej ciklin dhe zhvillimin e kampionatit, duke e bërë të qartë edhe marrëdhënien e ngushtë që kanë treguar me tifozerinë. Garat në zemër të disa prej qyteteve më të mëdha në botë të japin mundësi për të afruar një audience krëjtësisht të re, edhe falë teknologjisë inovative. Konkurrenca e ashpër në pistën e Formula E shihet si një platformë perfekte për të treguar fuqinë që skuderia jonë është në gjendje të shfaqë kundrejt ekipeve më prestigjioze”.

Gildo Pastor, presidenti i Venturi Automobiles, tha: “Jam i kënaqur që kontribuoj në prezantimin e skuderisë HWA AG si një ekip i Formula E, duke i’u ofruar atyre makinat tona Venturi Gen2 për sezonin e ardhshëm. Partneriteti ynë gjatë sezonit aktual është një arritje për të dyja kompanitë. Unë nuk kam dyshim se përvoja e Venturi Automobiles me makinat elektrike do të shërbejë si një aset i vlefshëm për HWA AG, të cilët do të kërkojnë të lënë gjurmë edhe në kampionatin e Formula E”.

 

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...