- Advertisement -
16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

Mahindra Racing nominohet për çmimin Bandini

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Mahindra Racing e nominuar për performancën e jashtëzakonshme në motorsport, duke u bërë skuderia e parë që i jepet çmimi Lorenzo Bandini

Mahindra Racing, një nga 10 skuadrat themeluese të ABB FIA Formula E, do të bëhet skuderia e parë që do të marrë trofeun Lorenzo Bandini, më 5 maj në Brisighella të Italisë.

Kjo është hera e parë që një ekip i Formula E merr pjesë në ceremoninë e çmimit, çka tregon edhe suksesin që ka arritur ky kampionat që prej sezonit 2014.

Tani në vitin e 26-të, çmimi “Lorenzo Bandini” i jepet një piloti aktual të Formula 1, i cili ka treguar aftësi, pasion dhe një performancë të jashtëzakonshme në motorsport. Për vitin 2018 ky çmim shkoi për pilotin finlandez të Mercedes, Valtteri Bottas.

Mahindra Racing do të vlerësohet për arritjet e tyre në kampionatin botëror të Formula E.

CEO i skuderisë, Dilbagh Gill do të tërheqë çmimin në emër të të gjithë ekipit dhe piloti gjerman, Nick Heidfeld do të jetë i pranishëm për të marrë çmimin e vlerësuar nga Senati italian. Heidfeld gjithashtu do të drejtojë makinën e sezonit të ardhshëm, M4Electro.
E cilësuar si surprizë në sezonin e tretë, duke kryesuar kampionatin në vitin 2017, Mahindra Racing i ka siguruar vetes një vend mes emrave më të mëdhenj automobilistikë. Ekipi e nisi si jo favorit sezonin e parë edhe pse përfunduan në vendin e tetë, megjithatë sezonin tjetër do të pozicionoheshin në vendin e dytë. Sezoni i tretë solli triumfin e parë për skuderinë, e cila e nisi garën poshtë dhjetë vendeve të para, arritja më e madhe e atij sezoni. Skuderia ka qenë kompetitive gjatë gjithë sezonit të katërt. Performanca u përmirësua ndjeshëm si gjatë provave zyrtare edhe gjatë garës. Mahindra Racing arriti pole position, bëri disa xhiro të shpejta, u ngjit në podium dhe të gjitha këto e ndihmuan të udhëhiqte renditjen e kampionatit. Ekipi aktualisht renditet i katërti në këtë sezon.

Ky çmim titullohet në nder të pilotit italian, Lorenzo Bandini, ish-pilot i ekipit Scuderia Centro Sud dhe Ferrari-t nga viti 1961 deri më 1967 arriti një pole position, dy xhiro të shpejta, tetë podiume dhe një fitore në Formula 1 gjatë karrierës së vet.

Që prej aksidentit të tij tragjik të vitit 1970 në Çmimin e Madh të Monakos, Bandini Trophy është dhënë si një çmim për të rinjtë të cilët kanë shfaqur karakter dhe pjekuri në kampionatin botëror të Formula 1.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...