- Advertisement -
17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024

Formula E rikthehet në Manhattan për të hapur siparin e garave të New York Auto Show

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Piloti i Panasonic Jaguar Racing, Nelson Piquet Jr. udhëhoqi paradën e automjeteve elektrike në Formula E për të nisur New York International Auto Show

New York City, SHBA – Formula E hapi siparin në rrugët e Big Apple për të nisur edicionin e këtij viti të New York International Auto Show, duke shënuar kështu edhe herën e parë që kampionati zhvillohet në rrugët e Manhatanit që prej Qatar Airways E-Prix që u zhvillua në qytetin e New Yorkut më 14 dhe 15 korrik – dy garat e fundit të kampionatit ABB FIA Formula E 2017/18.
Makina plotësisht elektrike e Formula E udhëhoqi një varg automjetesh elektrike përgjatë 11th Ave deri në Javits Center, që ndodhet në pjesën perëndimore të Nju Jorkut, parada e udhëhequr nga kampioni i sezonit të parë Nelson Piquet Jr., piloti i Panasonic Jaguar Racing.Duke ecur përgjatë lumit Hudson, e shoqëruar nga sfondi i Midtown Manhattan dhe Empire State Building, u prezantua gjithashtu makina e parë krejtësisht elektrike e markës Jaguar – Suv Jaguar I-PACE.Jaguar I-PACE do të hidhet në treg gjatë këtij viti. Një version i modifikuar do të bëjë debutimin në “all electric support series”, dhe gjithashtu do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Kampionatin Botëror të Formula E, e titulluar Jaguar I-PACE eTROPHY. Kampionati Botëror i Formula E do të rikthehet në Red Hook të Brooklyn për herë të dytë pas eventit të inagurimit verën e kaluar, ku Formula E bëri histori me garën e parë të miratuar nga FIA për t’u zhvilluar brenda rrethinave të New York-ut.Si pjesë e një vizioni afatgjatë për ta bërë Brooklyn pjesë të garave të Formula E në New York, makinat do të ndjekin një rrugë tjetër – me një shtrirje më të madhe të pistës në përpjekje për t’i mundësuar gjeneratës së re të automjeteve më shumë shpejtësi dhe efikasitet në sezonin e ardhshëm, sigurisht duke lënë hapësirë edhe për mundësi të tjera.Me ndryshimet e reja në pistë, në vend të marrjes së mprehtë të kthesës 6, pilotët tani do të marrin një kthesë nga e majta në të djathtë në fund të pistës – duke shtuar katër kënde shtesë dhe zgjatjen e pistës deri në 1.52 milje (2.4 km).
Biletat për finalen e sezonit 2017/18 të kampionatit të Formula E në New York, dalin në shitje më 3 prill. Bileta e tribunës qëndrore ka një çmim prej 85 dollarë në ditë ose 150 dollarë për një biletë për të gjithë fundjavën. Fëmijët mbi moshën 12 vjeç mund të hyjnë falas dhe studentët mund ta marrin biletën për  55 dollarë në ditë ose 95 dollarë për të dyja garat. Kjo garë do të jetë shumë përcaktuese duke qenë se do të vendosë se cila skuderi do të shpallet fituesja e kampionatit. Të pasionuarit pas këtij sporti do të përjetojnë një garë mjaft emocionuese, pasi nga sezoni tjetër dhe në vijim makinat e Formula E do të jenë të gjitha të modelit Gen2.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...