- Advertisement -
12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

Sergio Marchionne: “Drejtimi autonom dhe elektrik, duhet kujdes”

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Drejtori Ekzekutiv i FCA-së përpiqet të zbehë disi entuziazmin rreth së ardhmes së automjeteve

Na ishte njëherë salloni i makinave, objekti i të cilit ishte i qartë, i përcaktuar dhe i dukshëm. Bëhej fjalë për makina, me katër rrota dhe për risitë që prezantoheshin. Sot, të flasësh për makinat si një element më vete, tingëllon sipërfaqësore për sa u përket sfidave dhe skenarëve që paraqet e ardhmja e afërt. Makina është një mjet i ndërlidhur brenda një realiteti në të cilin Inteligjenca Artificiale, nga njëra anë, dhe zhvillimi i rrugëve të reja për sa i përket motorit, nga ana tjetër, po hapin një rrugë të re. Këtë gjë e di mirë Sergio Marchionne, i cili ndërhyri në Sallonin e Detroitit, për të paraqitur bilancin e asaj që grupi FCA (Fiat Chrysler Automobiles) ka realizuar në vitet e fundit, duke theksuar fuqinë e grupit në pritje të planit industrial pesëvjeçar, të parashikuar për muajin qershor, por edhe për të reflektuar në lidhje me këta skenarë, në mënyrë që entuziazmi i krijuar, të venitet disi.

E ardhmja e automjeteve: të përshtaten ose të zhduken

Sfida e ardhshme, padyshim, ka të bëjë me botën e Inteligjencës Artificiale dhe gjithçka që nënkupton përshtatjen graduale. Marchionne e nisi diskutimin nga identiteti i markave të veta: “Jeta jonë po shkatërrohet nga përpjekjet për të investuar në marka, të cilat janë më pak të ekspozuara ndaj këtij ndryshimi teknologjik. Si Jeep dhe Alfa Romeo, ashtu edhe Maserati, janë marka në gjendje t’i ofrojnë konsumatorit, vlerat që u përkasin”. Kjo është një pikë kyçe për Marchionne-n, edhe për shkak se, sipas pikëpamjes së tij, rreziku qëndron te humbja e identitetit, i cili prek edhe kënaqësinë në drejtim. “Rreziku më i madh është se nuk do të arrijmë të dallojmë një makinë nga një tjetër. Do të përqendrohemi më shumë te koncepti i ‘komfortit’. Në atë pikë, cili do të jetë ndryshimi nëse drejtojmë një Fiat apo një Peugeot?”. Ja pra, mbrojtja e “vlerave”, si kënaqësia në drejtim. “Ai që ble një makinë të caktuar, dëshiron të drejtojë. Në rastin e Jeep-it, do që të udhëtojë rrugë e pa rrugë. Në këtë pikë, teknologjia duhet të ndihmojë dhe jo të zëvendësojë”.

Makinë elektrike? Nevojitet siguri

Mbrojtja e një vizioni më pragmatik të botës së automobilave, vazhdon me analizën e një të ardhmeje të mundshme të makinave elektrike. Për Marchionne-n, ky vrap i ethshëm në kërkim të arit, ka arritur nivele frenetike dhe rrjedhimisht pak të qëndrueshme: “Industria e sektorit po përjeton një moment të ndërlikuar. Dëgjojmë të thuhet se do të kemi një numër të caktuar makinash elektrike në vitet e ardhshme dhe për këtë arsye shpresohet që klientët të ndjekin këtë rrugë. Këto diskutime për mua janë shqetësuese; nuk e vë në dyshim drejtimin e ndërmarrë, por mendoj se duhet të gjejmë një model ekonomik për ta mbështetur këtë rrugë”.

Referimi për Tesla-n dhe problemet e Elon Musk me Modelin 3, është mjaft i qartë. “Kemi 60 mijë punonjës në këtë vend, nevojiten siguri dhe ide të qarta”. Ai e shton dozën, duke i bërë thirrje për kujdes CEO-s së FCA-së. “E bëj këtë punë seriozisht dhe nuk ka ditë të mos lexoj dhe dëgjoj diskutime fantastiko-shkencore. Tek ‘Financial Times’, flitet për një rrezik të përdorimit jo të duhur të makinave, sikur të ishin armë potenciale. Rreziku i keqpërdorimit të Inteligjencës Artificiale është i madh.

Kush do ta kontrollojë sistemin? Nëse makinat me drejtim autonom do të mbërrijnë në vitin 2020, kush do të ketë pasur mjaftueshëm kohë për të eksperimentuar çdo variabël të veçantë? Përveç kësaj, si do të jetë bashkëjetesa mes makinave ‘inteligjente’ dhe atyre tradicionale? Është një rrugë e pashmangshme, natyrisht, por duhet bërë kujdes”. Pra, duhet të kthehemi me këmbë në tokë. Ai vijon duke cituar filozofin Ludwig Wittgenstein: “Nuk kemi bërë njoftime në lidhje me drejtimin autonom, sepse unë besoj në një fjali të tij: mos fol për diçka në qoftë se nuk e njeh. Dhe industria e makinave po krijon iluzionin se drejtimi autonom është një horizont i afërt: nuk është kështu, përkundrazi. Jemi duke e vëzhguar në aleancë me Waymo-në.”

Në Sallonin e Detroitit ishte i pranishëm edhe FCA dhe tek stenda e Alfa Romeo-s, përfitojmë të kujtojmë fjalët e Marchionne-s, mbi të ardhmen e markës: Giulia dhe Stelvio janë vetëm fillimi i rinisjes, por është e nevojshme të merren në konsideratë modele të tjera, si për shembull SUV-et e rinj, duke filluar nga motra më e madhe e Stelvio-s.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...