- Advertisement -
17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024

Yamaha MT-09SP

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Më e rafinuar dhe më efikase se sa motoçikleta e serisë: modeli MT-09SP i shton një fije magjepje dhe performancash epokales “së zhveshur” Yamaha

SP si Sport Production, apo SP si Special? Sido që të jetë, bëhet fjalë për një akronim të përdorur më shumë se një herë nga disa kompani prodhuese, në kohët e arta të garave për derivatet e serisë. Akronimi është historikisht shumë i dashur për Yamaha-n, që në kohë (relativisht) të afërt, e ka përdorur disa herë, duke filluar me modelin YZF 750SP të fund viteve ’90, duke kaluar tek ai YZF-R1 të gati një dekadë më vonë, dhe më pas, në vitin 2017, me serinë MT, duke filluar nga prestigjiozja MT-10. Në gamën e vitit 2018, ajo pasuron familjen e motoçikletave MT me modelin MT-09SP.

Megjithatë, një term i cili ka humbur çdo lloj lidhje me garat, duke pranuar faktin që Yamaha ta ketë pasur ndonjëherë, për shkak se seria Maximum Torque nuk parashikon (të paktën aktualisht) përdorim në gara, por tregon një version më të rafinuar për sa i përket komponentëve përbërës, krahasuar me modelet standard. Pra, nëse në të kaluarën, ndryshimet shërbenin për të çliruar potencialin e motoçikletës nga duart e projektuesve ose me përshtatjen e kit racing – kambio tipike raporte të shkurtër, ose me përpunimin e veçantë të kokës së cilindrit – në këtë kuptim më të fundit, kanë për qëllim përmirësimin e sjelljes dinamike për klientët më kërkues e më të  rafinuar.

Tek e fundit, gjë që po e zbulojmë edhe vetë sot, me rastin e këtij prezantimi, akronimi tek Iwata ka pasur gjithmonë kuptimin e SPecial, kështu që …

Padyshim nuk mund të bënte përjashtim modeli MT-09, historikisht më i rëndësishmi i familjes, sepse, ndonëse duke mos qenë më i shituri – vendi i parë i takon modelit MT-07 – ka qenë “kryefamiljari” i familjes, e cila zë 48% të shitjeve Yamaha, dhe që nuk duket se e njeh krizën, duke parë rritjen konstante ku është protagoniste, duke prerë shiritin e 140.000 motoçikletave të shitura. Sidoqoftë, modeli MT-09 përfaqëson, për sa i përket regjistrimit, 22.3% të shitjeve me plot 8.357 njësi të shitura në vitin 2016.

E rinovuar në vitin 2017, duke hedhur tej pjesën më të madhe të atyre pak defekteve të mbetura nga versioni i parë, pas përmirësimit në mes të karrierës (në vitin 2015), modeli MT-09 është ndarë gjatë EICMA-s së fundit, duke paraqitur pikërisht versionin SP, me suspensione më të rafinuara dhe disa ndërhyrje estetike. E përpiktë, Yamaha na ftoi ta provonim, njëkohësisht me daljen e tij në shitje, në rrugët rreth Faro-s, në Portugali.

Si është ndërtuar

Linjat janë, natyrisht, ato të versionit MT-09 standard, në versionin e vitit 2017, që merr disa elementë nga stili i versionit më të madh MT-10, veçanërisht në zonën e fenerit me njësi ballore LED, të përbërë nga katër projektorë plus dritën e pozicionit në një pjerrtësi më të mirë se tek varianti më i madh.

Instrumentet LCD, më të ngushtë tek xhami i përparmë, përbëjnë ndryshimin e parë të SP-së krahasuar me modelin MT-09: grafika është me shkronja të bardha në sfond të zi për të siguruar shikueshmëri më të madhe dhe linjë më të rafinuar, një tipar estetik që shkon me timonin dhe komandat, të cilat rishfaqen me tone të zeza në një lojë (për mendimin tonë kjo gjetje është shumë e suksesshme) ton pas toni.

Pjesa tjetër e strukturës mbetet e pandryshuar, me grupin e parafangos/mbajtëses së targës prej alumini dhe fenerin LED që bie mbi pirun, duke e bërë më të ndriçuar pjesën e pasme, krahasuar me modelin e mëparshëm, edhe falë bishtit më elegant dhe pak të ngritur, të mbështetur në një telajo të shkurtër. Si rezultat, shala është më e sheshtë, e zgjatur dhe e ngritur.

Motori dhe Elektronika

Nuk ndryshon as zemra e motoçikletës MT-09, domethënë motori trecilindërsh CP3, me testatë 120° dhe intervale ndezje të rregullt në 0º, 240º dhe 480º, si edhe cilindrat e rreshtuar me 847 kf. Motori, i pajisur me shpërndarje me shumë valvola dhe spikatës nga kambio e mbivendosur mbi mbulesën e zinxhirit, është i pajisur me bosht ekuilibrues dhe kapak prej magnezi.

Përmasat janë 78 x 59 mm, raporti i shtypjes në 11.5:1 dhe performanca bazohet tek 115 kf-të në 10.000 xhiro dhe moment përdredhës 87.5 Nm në 8.500, vlera që garantojnë një sjellje shembullore si fun-bike, kryesisht falë momentit përdredhës në regjimet e mesme.

Ushqimi bazohet tek sistemi ride-by-wire YCC-T, i cili lejon zbatimin e kontrollit të traksionit TCS në dy nivele dhe i çaktivizueshëm, si dhe nga mënyra të menaxhimit të D-mode me tre harta për përgjigjen e përshpejtuesit. Që nga viti 2017, motori trecilindërsh MT-09 është gjithashtu i pajisur me friksion kundër goditjeve me asistencë elektrike dhe quickshifter QSS.

Shasia

Këtu gjejmë dallimet më të rëndësishme mes motoçikletës standarde MT-09 dhe këtij versioni SP, duke filluar që me shasinë me tra të dyfishtë prej alumini, të përbërë edhe nga dy seksione fikse po prej alumini, pirunin asimetrik me krahun e djathtë në formë bananeje dhe suspensionet, duke e bërë padyshim më të rafinuar.

Piruni, prej alumini të modeluar, gjithmonë i futur në një pllakë të dyfishtë të grupit të timonit, është një njësi KYB me susta progresive, pajisur me rregullues hidraulik, si në ngjeshje (me përshtatje të veçantë për shpejtësitë e larta dhe të ulëta), edhe në shtrirje tek të dy shkopinjtë dhe jo vetëm tek njëri, si tek versioni standard, dhe është lehtësisht i dallueshëm falë oksidimit me ar të këmbalecëve. Në boshtin e pasëm, gjejmë një amortizator të vetëm Öhlins RSA, me një tub 46mm, plotësisht të rregullueshëm për sa i takon hidraulikës dhe të pajisur me regjistër për para-ngarkesën dhe shtypjen. Çfarë duhet theksuar është fakti se si tek boshti i pasëm edhe tek ai i përparmë, janë përdorur susta  me “K” më shumë sesa njësitë e montuara tek MT-09 – edhe pse në fazën e  dytë të progresionit, piruni arrin të tejkalojë versionin standard – falë hidraulikës më efikase, që i siguron mbështetje elementëve elastikë. E pandryshuar shpërndarja e peshës, praktikisht neutrale, me 50.2% në boshtin e përparmë dhe 49.8 në boshtin e pasëm.

Sistemi i frenimit i besohet një çifti disqesh të përparmë, të lëkundshëm, 298 mm, të punuar me pinca radiale me 4 pistona të vegjël; mbrapa, gjejmë një disk të vetëm 245 mm. Disqet me 10 lidhje i rrinë shumë mirë gomave Bridgestone S20 në madhësitë 120/70ZR17 dhe 180/55ZR17.

Pesha me gjithë motoçiklistin është 193 kg si në versionin standard

 

Ngjyrat, çmimi dhe disponibiliteti

Yamaha MT-09SP pritet të dalë në shitje me çmim 10.190 euro vetëm në bojën Silver Blu Carbon, e cila padyshim kujton modelin MT-10SP. Serbatori ka anë me ngjyrë argjendi dhe seksionet e sipërme ngjyrë blu/të zezë, me logon Yamaha në 3D. Vërehet se të gjitha lyerjet  në strukturë janë pa ndërprerje, pra pa “fryrje” tipike të ngjitësve. Mbulesa e përparme dhe bishti kanë gjithashtu ngjyrë argjendi, ndërsa parafango e përparme ka detaje blu/të zezë, me grafikën SP.

Disqet janë të lyer me blu, ashtu si në versionin tjetër, ndërsa timoni, levat dhe pjastrat e grupit të timonit janë me ngjyrë të zezë. Shala karakterizohet nga tegela blu.

Lista e aksesorëve natyrisht përfshin të gjithë ata që tashmë janë në katalog për modelin standard MT-09, përveç të cilëve, Yamaha – falë bashkëpunimit të gjatë me Öhlins, i cili për një periudhë të caktuar, ka qenë madje në pronësi të kompanisë Iwata – ofron edhe një seri sustash për amortizatorin tek, me ngarkesë të ndryshme krahasuar me atë standard,  për të përshtatur më mirë motoçikletën me peshën dhe nevojat e motoçiklistit.

Paketat e aksesorëve janë të njëjta (me prirje sportive dhe touring) të dedikuara MT-09-ës. Përveç kësaj, si zakonisht për Yamaha-n, mund të krijoni një ide shumë të qartë të rezultatit përfundimtar, falë aplikacionit MyGarage, me të cilin mund të konfiguroni motoçikletën tuaj MT-09SP (e natyrisht çdo lloj tjetër motoçiklete Yamaha në katalog), në rast se jeni duke shijuar momentin përpara blerjes …

Në shalë

Kontakti i parë me motoçikletën MT-09SP është padyshim identik me atë të versionit standard. Pozicioni, midis kategorisë naked dhe touring, është i njëjtë – sinteza e shkëlqyer mes kontrollit dhe komfortit të versionit të mëparshëm, por me një shalë të lartë, por jo të paarritshme, dhe një trekëndëshi të bukur mes pedaleve dhe timonit të lartë e të ngushtë. Detaje të shkëlqyera, për një mjet të këtij çmimi: ndonjë detaj jashtë vendit mbetet gjithsesi, por shumë minimal. Si për syrin edhe për prekjen, kontakti me panelin e komandave është kënaqësi e vërtetë.

Si zakonisht, MT-09 duket e shkathët (me përmasat që ka për më tepër, do të ishte e vështirë të dukej e ngathët…), karakteristikë kjo e theksuar edhe më shumë nga aksi më i mbledhur i suspensioneve, të cilat menjëherë shfaqen një hap përpara për sa i takon rrjedhshmërisë, veçanërisht në pjesën e pasme, në gungat e vogla tipike të rrugëve të qytetit.

Nuk përbën ndonjë surprizë as motori, i cili që në minimo, punon pastër dhe pa dridhje, duke ofruar shpërndarje të fuqishme, por të rafinuar. I rregullt deri në 3-4.000, fuqizohet edhe më shumë në regjimet e mesme, me një “kurriz” të këndshëm që regjistrohet mbi 8000 xhiro, me një shtrirje vërtet spikatëse. Është e vështirë, për momentin, të gjesh motorë më të pëlqyeshëm se ai, për përdorimin në rrugë, sidomos me hartën standarde, e cila përbën një kryevepër ekuilibri. “A”-ja është natyrisht më agresive dhe “e thjeshtë”, e bërë më shumë për t’u argëtuar se sa për të qenë “i leverdishëm” në shpejtësi të përmbajtur, ndërsa “B”-ja  vjen në ndihmë në rast sipërfaqesh me fërkim të dobët, për shkak të shiut apo papastërtive.

Konfirmojmë gjykimin pozitiv edhe mbi kambion, e saktë dhe me raport të mirë-studiuar. Quickshifter është një shtesë e këndshme, por në regjime të larta, shpesh rezulton i tepërt: mjafton të futet marshi i tretë apo i katërt dhe kambio të harrohet krejtësisht.

Përkundrazi, elektronika është e shkëlqyer, duke pasur parasysh … nxitjen e vazhdueshme për të ngarë motoçikletën MT-09SP. Me TC në nivelin 1, ndërhyn vetëm kur ka vërtetë nevojë (e gjithashtu lejon disa “kërcime” të lezetshme), ndërsa në kalibrim më ndërhyrës është padyshim më i sigurt. I mirë për qytet dhe për rastet kur nuk doni të përqendroheni shumë në ngarje.

Le të përqendrohemi tek shasia, pjesa më e fortë MT-09SP: në fund të fundit, është pikërisht këtu  që gjejmë dallimin krahasuar me versionin standard. Edhe më i përmirësuar se versioni i vitit 2017, për sa i përket suspensioneve është bërë një hap përpara në cilësi. Ndjesia e mbështetjes më të madhe të perceptuar në kilometrat e para, zbehet menjëherë me vetëdijen e një elementi aq të ngurtë siç i ka hije një motori me prirje sportive, por në gjendje të kalojë shkëlqyeshëm parregullsitë e asfaltit dhe të menaxhojë më së miri momentin përdredhës.

Struktura është më e balancuar dhe homogjene krahasuar me versionin standard, aq sa në ngarjen sportive zhduken lëkundjet minimale të padëshiruara, që ndjeheshin tek modeli MT 2017, dhe sjellja i afrohet asaj të një motoçiklete “të zhveshur” konvencionale. Nga natyra e modeleve crossover dhe bota touring mbetet lartësia e pozicionit të drejtimit dhe aftësia për të absorbuar regjimet e përziera me shkathtësi dhe koherencë të theksuar për një motoçikletë naked klasike. E gjitha kombinohet me një qëndrueshmëri të tillë, që të bën të ndihesh i qetë dhe i sigurt edhe në shpejtësi shumë të madhe. Janë eliminuar edhe detajet e tepërta të boshtit të pasëm, duke bërë që  MT-PS të kthehet në një motoçikletë me të vërtetë sportive në çfarëdo lloj ritmi, dhe – në sajë të modalitetit hibrid, si më sipër, si dhe cilësive të suspensioneve – pothuajse në çdo lloj terreni.

Shënim i vogël: ngjyra “e përthyer” e kroskotit është padyshim më e rafinuar, dhe me lexueshmëri të mirë në shumicën e rasteve. Kur drita është e drejtpërdrejtë dhe e fortë, nuk është gjithmonë e lehtë të deshifrohen treguesit në panel. Bën përshtypje, që në vitin 2018, të heqësh duart nga timoni për të lexuar të dhënat, temperaturën a brendshme e të jashtëm të motorit, apo konsumet. Por bëhet fjalë për të meta të vogla, që absolutisht nuk mund të ulin vlerat e një kroskoti vërtet të përsosur.

Për kë është Yamaha MT-09SP?

Siç ndodh rëndom me versionet deluxe të modeleve të cilat … edhe vetë nuk kanë asgjë për t’u kritikuar, nuk është e lehtë të gjendet blerësi-tip për motoçikletën Yamaha MT-09SP. Ajo është vetë një motoçikletë shumë e mirë, e shkathët dhe e këndshme në drejtim. Nëse merret parasysh raporti argëtim/çmim, është vërtetë e vështirë t’i gjesh ndonjë rivale, përtej disa ankesave të vogla që bëjnë ata që nuk kënaqen kurrë.

Çmimi i kërkuar nga Yamaha për modelin MT-09SP është 1.200 euro, përkundër të cilit përfitohet një motoçikletë e shkëlqyer, edhe falë suspensioneve mjaft të mira dhe finiturave më të rafinuara dhe ekskluzive, që e bëjnë këtë “SP” shumë më të pëlqyeshme, si për ata që kanë më shumë përvojë dhe kërkojnë më shumë shpejtësi, të cilët mund të shijojnë një strukturë më të përshtatshme për ngarje sportive, edhe për ata që thjesht kërkojnë një motoçikletë më personale, pak më shumë “premium”, siç thuhet tani, dhe në gjendje të shkurtojë distancat – në mos t’i bëjë zero – me propozimet evropiane.

Vlerësimet e natyrës ekonomike, megjithatë, janë padyshim subjektive, në masën që jo të gjithë… djersijnë në mënyrë të njëjtë për të çuar në shtëpi 1.200 eurot e përmendur më lart. Nga ana jonë, mund të kufizohemi duke theksuar faktin se si pajisjet më të sofistikuara për sa i përket suspensioneve, vërtetë nuk e ndryshojnë tërësisht pamjen e MT-09, por e bëjnë, sigurisht, një motoçikletë më të pjekur dhe efikase, dhe që së bashku me ndërhyrjet estetike, e bëjnë interesante, ashtu siç vetëm një version “SP” mund të jetë.

 

ANË POZITIVE

  • Motori | Drejtimi | Pajimet

ANË NEGATIVE

  • Njësia e ndryshimit të çmimit
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...