- Advertisement -
21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

JAGUAR E-PACE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

JAGUAR E-PACE

I rehatshëm, i thjeshtë, i këndshëm në drejtim, i pasur në personalitet: Suv-i i ri britanik, padyshim nuk kalon pa u vënë re

D180 AWD

FIRST EDITION

Të dhëna

Motori

  • L4 turbodiesel
  • Cilindrata 1.999 cm3
  • Fuqia maksimale 132 kW (180 kf) në 4.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 430 Nm në 1.750 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral, torque vectoring prapa
  • Kambio automatike me 9 marshe

Performanca

  • 0-100 km/h 9,3 s
  • Konsumi mesatar 15,4 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 268 cm
  • Gjatësia 440 cm
  • Gjerësia 198 cm
  • Lartësia 165 cm
  • Pesha 1.843 kg

Çmimi

  • 65.250 €

 

Në vitet e fundit është folur shumë se si duhet apo nuk duhet të jetë një Jaguar, ndoshta duke anashkaluar faktin se ky debat përfundimisht ka pak kuptim. Nuk është edhe aq forma që bën dallimin, por cilësitë e brendshme që një Jaguar duhet t’i ketë patjetër, të cilat janë ato të njëjtat: eleganca, hijeshia, përsosmëria teknike. E-Pace nuk bën përjashtim. Kontakti i parë viziv është i rëndësishëm: Suv-i i vogël britanik është i ulur mirë në rrotat 20 inç, të sistemuara më së miri në  katër anët e makinës. Hapi relativisht i gjatë dhe daljet më të shkurtra, i japin më shumë dinamizëm. Një gjë e tillë theksohet edhe nga dy parafangot e mëdha të pasme, të cilat duket se me zor mbulojnë gomat. Me pak fjalë, një linjë më shumë si coupé se sa si Suv. Fakti se tek Ian Callum, drejtori i dizajnit Jaguar, ka ndikuar sportivja F-Type më shumë se ajo F-Pace, kuptohet menjëherë kur hap derën dhe ulesh në timon. Në vend të rrotës së marshit, të pranishme tek motra e madhe, këtu kemi një levë të vogël si tek coupé dhe panel qendror të lartë me dorezë të madhe, që ndan qartë vendet (dhe rolet) e atyre që janë ulur përpara. I dukshëm mjaft mirë pas timonit të vogël dhe pothuajse vertikal, është një ekran 12,3 inç (i konfigurueshëm plotësisht), i cili informon drejtuesin për gjithçka që nevojitet. Zakonisht, luan rolin e takimetrit dhe xhiromatësit, të cilët kur zgjidhet modaliteti Dynamic, ngjyrosen me të kuqe (me treguesin e marshit në qendër), por mund të tregojë në ekran të plotë, edhe hartën e navigatorit, e në këtë rast, informacionet lidhur me funksionimin e makinës, shfaqen në fundin e instrumenteve. Në qendër të kroskotit, ndodhet një ekran i dytë, me prekje, 10 inç, i cili lejon menaxhimin e sistemit multimedial dhe funksionet kryesore në kabinë. Tek paneli qendror, në anë të levës së marsheve, është përzgjedhësi që lejon zgjidhjen e konfigurimit të makinës: Ice/Snow/Rain, Eco, Comfort dhe Dynamic, ky i fundit i personalizueshëm sipas nevojave. Sistemi ndërhyn tek motori, tek kambio, tek shpërndarja e momentit përdredhës midis akseve dhe, në fund, edhe tek ndjeshmëria e sistemit drejtues. Gjatë drejtimit, këmbët mbahen gjysmë të shtrira, ndërkohë që sedilja ka mbështetje të mirë dhe të mbështjell trupin. Pak kilometra dhe ndihesh menjëherë rehat. Trupi, shumë i ngurtë, dhuron ndjesinë e bukur të kompaktësisë, stili i përsosur Jaguar, i cili menjëherë jep një ide të saktë të vlerave të tij. Bota jashtë duket larg dhe peizazhi rrëshqet shpejt pas dritareve. Komforti ndihet i plotë. Suspensionet, sado të mbështetura, thithin parregullsitë e rrugës dhe e izolojnë kabinën me efikasitet. Në fakt, ndihet shumë pak zhurmë; në shumicën e rasteve çfarë shqetëson është zhurma e motorit turbo diesel, i cili në minimum dhe në shpejtësi të ulët, ndihet pak më tepër nga sa duhet. Motori me katër cilindra është i aftë të përballojë të gjitha situatat, edhe pse çmohet më shumë momenti përdredhës 430 Nm, që shpërndahet bujarisht në një gamë të gjerë regjimesh, sesa vetë fuqia. Sidoqoftë, progresioni, edhe në sajë të kambios automatike me nëntë marshe, që lejon shfrytëzimin më së miri të të gjithë fuqisë në dispozicion, nuk është aspak keq. Drejtimi është i këndshëm, nganjëherë edhe zbavitës, sistemi i drejtimit dhe ai i frenimit, e bëjnë punën e tyre në mënyrë të shkëlqyer dhe ke gjithmonë ndjesinë e të pasurit gjithçka nën kontroll. Modeli E-Pace tregoi se di të ecë mirë edhe jashtë asfaltit, dhe kjo, ndoshta, nuk ishte edhe aq e pritshme. Ka një pajisje të veçantë launch control, e cila ndihmon, duke filluar nga sipërfaqet më të rrëshqitshme dhe Aspc (All surface progress control), që në thelb është një lloj kontrolli automatik i shpejtësisë, i projektuar për makinat off-road. Me rregullimin e shpejtësisë në të cilën do të ecet (sistemi funksionon në mes 3.6 dhe 30 km/h), makina lëviz praktikisht vetë, e drejtuar nga elektronika që, përveç rregullimit të të gjitha sistemeve në kabinë, në mënyrë që të shfrytëzojë në maksimum fërkimin në dispozicion (traksion integral, traction control, Esp, etj.), gjithashtu rregullon përshpejtuesin dhe frenat. Në këtë mënyrë, drejtuesit nuk i ngel gjë tjetër, veçse të përqendrohet në rrugë.

 

TEKNIKA

MOMENTI PЁRDREDHЁS VETЁM KUR DHE KU NEVOJITET

Ndryshe nga modelet e tjerë Jaguar, E-Pace ka shasi çeliku, me pjesë të karrocerisë prej alumini dhe motori është i pozicionuar tërthorazi. Traksioni, i përparmë në versionet bazë, kthehet në integral me kuti shpërndarës dhe torque vectoring në versionet më të fuqishme.

 

TURBODIESEL

I përket familjes Ingenium. Me cilindratë dy litra, ai nxjerr 180 kf në 4000 xhiro/min, me moment përdredhës maksimal 430 Nm. Ёshtë gjithashtu i disponueshëm në versionin bazë me 150 kf dhe në atë bi-turbo 240 kf.

KAMBIO

Mund të zgjidhet mes manuales me gjashtë marshe, të ridizenjuar pjesërisht për ta bërë më të shpejtë dhe më të saktë, dhe at automatik me nëntë shpejtësi, me doreza në timon.

TORQUE VECTORING

Në versionet më të fuqishme, boshtet e pasëm janë të lidhur me çiftin e ingranazheve me anë të dy friksioneve të kontrolluara elektronikisht, të cilat sigurojnë shpërndarjen e saktë të momentit përdredhës tek të dy rrotat.

TRAKSIONI INTEGRAL

Friksioni me shumë disqe të kontrolluar elektronikisht transferon momentin rrotullues (edhe deri në 100%) në rrotat e pasme, kur ato të parat fillojnë të humbasin aderencë, e gjitha në 300 ms.

MULTILINK

Në pjesën e pasme është e pranishme një skemë më e rafinuar suspensionesh. Më vonë do të kemi edhe amortizatorë aktivë.

 

E-PACE P300 AWD

TREGON QARTË KTHETRAT

Brenda kofanos së këtij modeli E-Pace, është motori dy litra, turbo benzinë, në versionin më të fuqishëm 300 kf, me moment përdredhës 400 Nm. Në rrugë, dallimet me motorin turbo diesel janë të dukshme. Motori me katër cilindra përgjigjet shumë mirë: është i fuqishëm, ka moment përdredhës dhe shtyn fort e pa vonesa të dukshme të sistemit të mbingarkesës. Ai tërheq në regjime të ulëta dhe të larta, me “ligësi” të bukur, deri në 6.500 xhiro/min. Shkurtimisht, jep shumë, për të lëvizur ashtu si duhet modelin E-Pace, të kredituar, në këtë version, me një shpejtësi maksimale prej 243 km/h. Për pjesën tjetër mendon kambio automatike me nëntë marshe, me raporte të shkurtra dhe traksioni integral, i cili jo vetëm kujdeset për shpërndarjen e momentit përdredhës mes të dy akseve sipas aderencës së terrenit, por edhe për ndarjen e saj në mënyrë inteligjente në rrotat e pasme, në mënyrë që të favorizojë tërheqjen dhe progresionin në dalje nga kthesa. Dy friksione me kontroll elektronik, bashkuar me boshtet (nuk është më diferenciali), ndajnë Nm sipas asaj që quhet një torque vectoring i vërtetë. Sistemi i drejtimit ka karakteristika të mira: nuk është shumë i gatshëm, por është shumë progresiv dhe lejon ndjekjen e trajektores me saktësi të madhe. Ngarkesa në timon është e mirë (rritet pak më shumë me konfigurimin Dynamic), i cili jep një pamje reale të fërkimit që ndodh nën rrota. Duke e shtyrë më shumë, ndjehet një lloj inercie, e shkaktuar nga pesha shumë e madhe (1.894 kg), e cila kufizon disi manovrimin, por padyshim nuk kufizon kënaqësinë e drejtimit të Jaguar-it nga një kthesë tek tjetra.

R-DYNAMIC HSE

Të dhëna

Motori

  • L4 turbobenzinë
  • Cilindrata 1.998 cm3
  • Fuqia maksimale 221 kW (300 kf) në 5.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maksimal 400 Nm nga 1.500 në 4.500 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral, torque vectoring posteriore
  • Kambio automatike me 9 marshe

Performanca

  • 0-100 km/h 6,4 s
  • Konsumi mesatar 12,5 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 268 cm
  • Gjatësia 440 cm
  • Gjerësia 198 cm
  • Lartësia 165 cm
  • Pesha 1.894 kg

Çmimi

  • 66.100 €
Previous articleBMW Serie 8
Next articleLAMBORGHINI URUS
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...