- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024

AUDI Q3

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

MENDOHET PËR KËMBËT

Modeli Q3 është i destinuar të rritet në përmasa, për t’u pozicionuar më mirë mes modelit Q2 dhe atij Q5 të rinovuar. Platformë Mqb, hap më i madh dhe më shumë hapësirë për ata që ulen mbrapa. Në treg në fund të këtij viti

GRILË MЁ E MADHE

Do të jetë ndryshe pjesa ballore, e cila do të ndjekë linjën stilistike të kohëve të fundit të modeleve Suv Audi, ndaj kalandra do të jetë më e gjerë dhe e theksuar nga një kornizë më e trashë.

MË TEPËR BRENDA SE JASHTЁ

Pjesa e brendshme mbase do të ndryshojë më shumë se ajo e jashtme. Gjithmonë të montuara me kujdes, pajisjet do të jenë edhe më të përparuara, duke përfshirë edhe Audi virtual cockpit.

HAP I MADH

Duke pasur parasysh se është përshtatur platforma Mqb dhe se hapi do të rritet, nuk do të kemi të bëjmë thjesht me përmasa të ndryshme, por do të përfitohet hapësirë si për pasagjerët edhe për bagazhin.

Tre janë pikat më të rëndësishme, kur flasim për modelin Q3. Ambient i realizuar me kujdes, cilësi interesante dhe sjellje e sinqertë në rrugë. Sintezë ekstreme, për të cilën jemi të gjithë dakord, por që na lejon të kuadrojmë menjëherë modelin Suv kompakt Audi, debutues në vitin 2011. Gjashtë vjet më vonë, po punohet fort për realizimin e gjeneratës së dytë: dhe, duke gjykuar nga frekuenca me të cilën shikohen vinçat në rrugë, kemi të bëjmë me fazën “e nxehtë” të konfigurimit. Në fakt, sipas parashikimeve tona, modeli i ardhshëm Q3 duhet të prezantohet pas rreth një viti, duke sjellë me vete ndryshime të rëndësishme, kjo edhe për arsye se tek modeli pararendës ishin pikasur disa të meta (jo shumë, me thënë të vërtetën). Kryesore ndër to ishte: pjesa e prapme e kabinës, që penalizonte shtatlartët, krahasuar me konkurrentët e tjerë. Pra, duket se modeli Suv do të ndryshojë pikërisht aty ku rezultonte më i dobët: në serinë e ardhshme do të hiqet dorë nga platforma PQ35, tashmë pak e përdorur nga grupi, për të përshtatur platformën universale Mqb, e aftë të sigurojë më shumë hapësirë të brendshme dhe bagazh më të përshtatshëm për një familje prej katër vetash. Hapi, tani dy metra e gjashtëdhjetë centimetra (i njëjtë me atë të modelit Q2), pritet të rritet së paku deri në 2 metra e 64 centimetra (por nuk përjashtohet mundësia që të arrijë në kufirin 2 metra e 68 centimetra, të kushërirës Volkswagen Tiguan).

Kështu, në gamë, modelet Q2, Q3 dhe Q5 do të ofrojnë më shumë hapësirë, në pritje që ofertës t’i shtohet edhe modeli sportiv Q4. Si rrjedhojë, gjatësia e modelit Q3 do të zgjasë përmasat aktuale 4 metra e 39 centimetra në një minimum të paktën katër metra e 43 centimetra. Përshtatja e platformës Mqb do ta bëjë edhe më efikase sjelljen në rrugë, falë edhe distancës më të madhe midis akseve.

 

DIZAJN I PЁRDITЁSUAR

Përveç proporcioneve, edhe përmasat do të ndryshojnë: një gjë e tillë vërehet edhe tek rindërtimet tona, ku modeli shfaqet më elegant dhe më i fuqishëm. Ndërsa stili, më shumë se i revolucionarizuar duhet të përditësohet, në përputhje me stilin e hasur tek modelet Q5 dhe A5. Pjesa ballore do të paraqesë një grilë të njëtrajtshme, më të gjerë, me grupe optikë, kofano dhe linjë anësore të ridizenjuar. Tek pjesa fundore, bie në sy një mbështetje më e madhe në tokë, theksuar nga grupe optike të zgjatura.

Për më tepër, ndërsa siç u përmend, modeli i ardhshëm Q3 do të ofrojë më shumë hapësirë gjatësore për ata që ulen mbrapa, fakti i mundësisë për të pasur disa centimetra më shumë në gjerësi, do ta bëjë sediljen e pasme më të rehatshëm për tre pasagjerët. Nga centimetrat më shumë nuk do të përfitojnë vetëm njerëzit, por edhe sendet, duke qenë se bagazhi do të rritet (tek modeli aktual Q3 rritja është krejt e vogël).

 

TRANSPLANT ZEMRE

Me pak fjalë, do të jetë kabina që do të tregojë ndryshimet më të dukshme, përfshirë këtu edhe kroskotin dhe panelin qendror, me komanda të ndryshme, që synojnë të jenë më pak fizike e më tepër dixhitale. Në planet e përmirësimit përfshihet edhe Audi virtual cockpit për instrumentet si dhe sistemet e avancuara infotainment, për shërbime shtesë dhe ndërlidhje edhe më të madhe, gjë që vitet e fundit është dalluar si pika më e fortë e kompanisë.

Risitë, megjithatë, nuk do të mungojnë edhe tek motorët, me një stafetë të mundshme mes modelit aktual 1.4 TFSI dhe variantit të ri 1.5 TFSI, gjithmonë benzinë me katër cilindra, siç ndodhi tek modeli A3. Ndërsa për sa i përket motorëve me naftë, mund të jetë momenti i hyrjes në lojë të motorit “të vogël” 1.6 TDI, i cili pritet të shoqërojë variantin klasik 2.0 TDI, tani në dispozicion në nivele të ndryshme fuqie.

Siç e do tradita, gama e modeleve Suv të Ingolstadt-it, do të përfshijë versionin me traksion të përparmë dhe integral quattro (ky i fundit në dispozicion, në veçanti, për versionet me performanca më të larta).

 

KTHESA E GJELBЁR

NЁ VITIN 2018, SUV-I I PARЁ ELEKTRIK

Nëse Q3 fillimisht do të ketë motorë tradicionalë, e ardhmja elektrike e Audi-t, megjithatë, nuk është aspak e largët. Edhe një vit dhe do të kemi debutimin e-tron katër (foto më poshtë, prototipi), një SUV i madh, i gjithi elektrik, me cilësi sportive dhe autonomi të lartë, i cili, sipas parashikimeve të kompanisë, do të shndërrohet një model trendi, edhe falë cilësive dinamike. Më pas, në vitin 2019, modeli e-tron Sportback do të futet në prodhim (në foto më poshtë, në versionin koncept), një model crossover-coupé, me paraqitje imponuese dhe origjinale. Të dy modelet do të realizohen në fabrikat e Brukselit, edhe pse në të ardhmen modelet elektrike të kompanisë Gjermane do të prodhohen edhe në fabrika të tjera nëpër botë.

Protagonist i një spoti publicitar ku sfidon një Tesla, modeli e-tron Sportback, paraqet një skemë teknike që do të përsëritet edhe në të ardhmen tek modelet Audi me bateri: një motor elektrik në aksin e parë dhe dy në atë prapa, për të siguruar traksion integral. Fuqia 435 kf, e cila arrin në 503 kf në modalitetin “boost”, gjeneron një 0-100 km/h në vetëm 4.5 sekonda, ndërsa bateria 95 kWh do të garantojë një autonomi prej rreth 500 km. Nuk është kaq e gjitha: viti 2020 do të shohë debutimin e një modeli kompakt elektrik të së njëjtën klasë me Q3.

Këta modele të rinj Suv me zero emetime, do t’i shtohen modeleve elektrikë aktual të ofruar: bëhet fjalë për hibriden A3-Sportback e-tron dhe Q7 e-tron (i cili ka motor diesel). Për më tepër, ndoshta deri në fund të vitit 2018, pritet të debutojë versioni i ri i modelit A8, në versionin hibrid plug-in.

 

VERSIONI RS

RIKONFIRMIM PЁR VARIANTIN E EGËR

Sot, modeli RS Q3, përfaqëson variantin më të vitaminizuar të gamës. Nuk është thjesht një mënyrë të thëni, duke pasur parasysh faktin se versioni sportiv i SUV-it gjerman ofron, në të dy versionet (normal dhe performancë), respektivisht 340 dhe 367 kf. I disponueshëm vetëm me traksion integral dhe kambio S tronic, modelet RS tani janë të pajisura me motorin pesë cilindra 2.5 TFSI, në të dyja rastet, deri në 250 dhe 270 km/h. Të gjitha këto, pritet të rikonfirmohen edhe në gjeneratën e dytë, padiskutim me performanca në lartësinë e traditës së markës dhe pritshmërive të një klientele tepër kërkuese.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...