- Advertisement -
7.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

Ducati Monster 821 MY 2018

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Monster mbush 25 vjeç dhe e feston ditëlindjen me modelin 821 të rinovuar në estetikë dhe përmbajtje. Argëtues në drejtim, tani është edhe më i rafinuar në substancë. Do të pëlqehej më shumë, po të ishte me suspensione të rregullueshme

Një çerek shekulli dhe as që i duken. Bën padyshim përshtypje koinçidenca e 25 vjetorit të Monsterit me një shprehje më historike se zakonisht – dikush mund ta konsiderojë të vjetër, po të mos ishte fakti se, duke parë një foto të modelit 2018, mendja bën menjëherë lidhje paralele me Porsche 911, për aftësinë e të dyve për t’u rinovuar dhe modernizuar, pa humbur kurrë (pothuajse kurrë …) identitetin e vet.

Por ka një ndryshim thelbësor, në krahasim me atë që ndodh me Carrera-n, dallim që ndan botën e katër rrotave nga ajo me dy. Ndërkohë që sigurisht nuk janë të shumtë fatlumët, që kanë pasur privilegjin të ngasin një Porsche 911, nuk është hipotezë imagjinare fakti, se shumica e motoçiklistëve kanë pasur rastin të ngasin një Monster.

Ja, ajo që deshëm të thoshim me këtë parathënie, është fakti se është e vështirë të gjesh një model tjetër që njësoj si Monster, të ketë qenë i aftë gjendje për t’u ndodhur vazhdimisht i pranishëm në jetën tonë motoçiklistike. Të gjithë kemi pasur një ose më shumë miq në grup, që kishin (ose kanë) një motoçikletë Monster, ose që të paktën kanë pasur një të tillë. Gjithashtu të gjithë kemi ndonjë kujtim të jetuar në vetë të parë, lidhur me Ducatin “e zhveshur”, që është mirë të theksohet se mbase nuk e ka shpikur modën  e motorit “të zhveshur”, por padyshim ka qenë i pari që ka propozuar prirjen moderne.

Në fund të 25 viteve, pra, Ducati ka punuar tek modeli 821, duke e përshtatur atë me si-motrën më të madhe 1200S, për sa i përket estetikës dhe – pjesërisht – pajimeve, për të marrë pak distancë nga entry level 797, të prezantuar vitin e kaluar, dhe për të festuar përvjetorin.

Si është ndërtuar

Le ta nisim këtë herë me estetikën – ose më mirë me ngjyrat, sepse zgjedhja për të propozuar modelin 821 në tre “uniformat” që kanë bërë historinë e Monster-it, nuk është aspak rastësore. Modeli 821 2018, vjen me një të verdhë Ducati të bukur (rastësisht, “uniforma” më karakteristike e modelit 600, që në vitin 1994, luajti të njëjtin rol, si alternativa më e volitshme krahasuar me gamën e lartë 900), me të kuqen e pashmangshme dhe të zezën Dark Stealth, që rimëkëmb versionin Dark, i cili bëri bujë në familjen Monster, në gjysmën e dytë të viteve ’90.

Rimëkëmbja e së kaluarës gjithashtu përfshin edhe përditësimin e strukturave të sipërme – kërkojmë ndjesë për paradoksin – duke përafruar modelin 821 me atë të ri 1200, që nga ana e vet kishte trashëguar format më klasike të modeleve të parë, pas largimit të bërë me modelin e parë 1200. Të gjitha të reja, në fakt, serbatori dhe bishti janë më të hollë dhe të lehtë në dukje. Ndryshon edhe shkarkimi – diferenca është e dukshme veçanërisht në zonën e daljeve – që gjithashtu i përshtatet modelit të ri 1200. Ёshtë i ri edhe feneri i përparmë – me teknologji të përzier halogjene/LED – që merr konfigurimin e modeleve të rinovuar në sezonin e shkuar.

Përditësimi nuk ndalet vetëm në estetikë, por përfshin gjithashtu edhe përmbajtjen, me ardhjen e (të mrekullueshmit) kroskot me ngjyra TFT, deri tani rezervuar për modelet më prestigjioze, i cili  më në fund, përfshin edhe treguesin e nivelit të karburantit dhe marshin e futur, si edhe me përshtatjen e sistemit të kambios së asistuar elektrikisht DQS (opsionale), në përditësinim e saj më të fundit, që do të thotë si në futje edhe në zbritje marshi.

Motori

Pa dyshim, zgjedhja e Ducatit për të ruajtur në prodhim Testastrettan 11° në versionin me 821 kf na kapi pak befasisht, sepse pritej një rrugë e ngjashme me atë të bërë në familjen Hyper dhe Multistrada, me përshtatjen e versioni me 937 kf. Por, përkundrazi në Bolonjë ruajtën të pandryshuar cilindratën për të mos prekur ekuilibrin e lakmueshëm të modelit 821 dhe – kjo e thënë nga ne – për të mos iu afruar shumë 150 kf-ve të modelit 1200.

Pothuajse të pandryshuara të dhënat teknike: dycilindërshi me 821 kf, me funksion mbajtës, është natyrisht i homologuar Euro 4 dhe ofron një fuqi maksimale 109 kf në 9.250 xhiro, me moment përdredhës 86 Nm në 7.750, duke humbur diçka në aspektin e fuqisë dhe momentit përdredhës (3 kf dhe 0,3 Kgm), krahasuar me modelin paraardhës, përpara përditësimit sipas normativat e reja 2016. Vëmendja është përqendruar tek rregullsia e shtytjes, edhe falë kohës së shpërndarjes – të karakterizuar në fakt nga një vlerë kryqëzimi 11° – e cila favorizon momentin përdredhës në regjimet e ulëta dhe ato të mesme.

Ushqimi mbështetet natyrshëm tek farfallat të menaxhuara nga sistemi ride-by-wire, i cili lejon futjen në punë të gjithë paketës elektronike Ducati, duke filluar nga riding mode Urban (e vetmja me fuqi të kufizuar 75 kf), ajo Touring dhe Sport, të karakterizuara nga një përgjigje progresive më e drejtpërdrejtë dhe me nivele ndërhyrje më sportive të pajisjeve ABS dhe Traction Control DTC. E gjitha, e koordinuar nga sistemi e-Grip, i cili bashkërendon një fërkim optimal gjatë gjithë kohës.

Siç kuptohet, mbetet i pandryshuar niveli i asistencës së ofruar nga paketa Ducati Safety Pack, me ABS Bosch me tre nivele ndërhyje, nga pajisja Traction control, e rregullueshme në tetë nivele dhe – edhe pse jo e lidhur ngushtë me menaxhimin elektronik dhe paketën – nga friksioni kundra hedhjes përpjetë, i asistuar.

Risi veç kësaj edhe për sa i përket debutimit i sistemit të përmendur quickshifter DQS, aktiv si në futje, edhe në ulje marshi.

Shasia

Edhe këtu nuk vërehen ndryshime të rëndësishme në krahasim me modelin e mëparshëm 821, me telajon kafaz të montuar në kokat e motorit, skeletin e shalës prej alumini dhe pirunin me të njëjtin material. I pandryshuar edhe sektori i suspensioneve, me një pirun 43 mm të parregullueshëm në pjesën e përparme dhe një mono amortizator me kalibirmi të para-ngarkuar, susta dhe frena hidraulike në shtrirje – ndoshta, në një motor të kësaj kategorie, do të pritej një pajim më i rafinuar, përtej efikasitetit te aksit standard.

Të njëjtat pajime edhe për sa i përket disqeve prej aliazhi të lehtë 10 shufra, respektivisht 3.5 inç dhe 5.5 inç para dhe në pjesën e pasme goma Pirelli Diablo Rosso III në përmasat 120/70 dhe 180/55 pas – këtu kemi të bëjmë me një debutim krahasuar me modelin e mëparshëm, i cili përdorte seksionin /60, të përdorur në Supersport.

Për sa i përket frenave, nuk ka ndryshime, me dy disqe 320 mm të realizuar me pinca frenash Brembo M4-32 dhe pompë aksiale përpara. Mbrapa, gjejmë një njësi të vetme 245 mm. E pranishme gjithashtu shala e rregullueshme në lartësi, e cila lejon zgjedhjen mes 785 dhe 810 mm. Është e mundur të zbritet deri në 765, me shalë opsionale.

Në shalë

Jemi të sigurt se edhe po të na hipnin në shalë me sy të lidhur, do e kuptonim se jemi mbi një Monster. Pocizioni i drejtimit ka ndryshuar sigurisht, nga dy valvulat e ajrit të viteve të para ’90, por ka diçka në trekëndëshin shalë-pedale-timon, të të gjithë motoçikletave Monster, që atëherë deri tani, që konfirmon se je mbi një Ducati “të zhveshur”. Natyrisht, është kështu edhe për modelin  821: pozicion neutral, relativisht pak i ngarkuar në timon, me pedale në vendin e duhur. Jeni të ulur fiks te vendi nga mund të bëni gjithçka – përveç ndoshta ecjes në pistë – dhe vetëm gjunjët mund të vuajnë pak, për arsye të prekjes me shasinë kur shtrëngohen tek serbatori.

Komandat dhe kroskoti spikasin si në pamje, edhe në prekje; finiturat janë të shkëlqyera, nga lyerja te plastikat, madje deri te sipërfaqet metalike. Përjashtimi i vetëm: timoni, identik me atë të modelit Supersport, i cili me të vërtetë stonon në një kuadër tërësisht pozitiv.

Jemi të kënaqur që është eliminuar prekja tepër “dixhitale” e komandave të timonit të modeleve Ducati, të pak viteve të shkuara. Ndezim motorin, shijojmë spektaklin e kroskotit TFT dhe nisemi. Motoçikletat Monster, janë pak ose aspak të shtruar në rrugë – 200 kilometra a diçka më shumë, në total – ndaj duhet të bëjmë kujdes me kambion. Pak i fortë dhe “grindavec”, do të përmirësohet ndjeshëm gjatë ditës (edhe për arsye se do të dyfishojmë 200 kilometrat që kanë bërë), por mos na kërkoni mendim: do të ishte shumë e parakohshme të shpreheshim duke qenë se po përdorim një ekzemplar mjaft të ri. Nuk mund të themi asgjë qoftë edhe për quickshifterin, duke qenë se ekzemplarët tanë nuk e kishin si pajisje, por për sa i përket gjithë të tjerave, padyshim nuk presim një sjellje të ndryshme nga sjella e shkëlqyer e Supersportit.

Si në të gjitha modelet mesatarë Ducati, modaliteti Urban është praktikisht i përkryer për përdorim jo fort të angazhuar: i zhdërvjellët saqë ngjan një multi-cilindërsh, e bën udhëtimin të këndshëm me impenjim minimal. Në qytet, vlerësohet manovrueshmëria e motorit 821 dhe ëmbëlsia e komandave, friksioni i shkëlqyer dhe frenat e buta, por të ashpra aq sa duhet. Kalibrimi i suspensioneve, kryesisht në shpejtësi jo fort të madhe, filtron mirë parregullsitë e terrenit.

Duke ju larguar zonave urbane, marrim pothuajse vetëm konfirmime. Kalojmë tek modaliteti Touring, që sakrifikon diçka për sa i përket rregullsisë poshtë, për të ofruar më shumë forcë në progresion – që sipas mendimit tonë, është mënyra më e suksesshme dhe efikase. Argëtimi nuk mungon në drejtimin sportiv: motori 821 është i shkathët, edhe më shumë se më parë me kombinimin e /55 në pjesën e prapme dhe kalibrimi i suspensioneve është ai i duhuri. Natyrisht, në terrene jo të rregullt, hidhesh pak përpjetë, por piruni është pothuajse i përsosur (për inat të gungave të rrugës) dhe monoja është e vështirë të kritikohet, të paktën në qoftë se pesha është e njëjtë me timen – rreth 75kg – ndërkohë që mund të jenë të nevojshme disa xhiro më shumë, nëse jeni peshë më e rëndë.

Të vjen natyrshëm të luash hipur mbi modelin 821: si të gjitha motoçikletat Monster, ai të shtyn për ta ngarë shkëlqyeshëm dhe, në këtë rast, për të shfrytëzuar ekuilibrin mjaft të mirë mes motorit dhe shasisë, që përfaqëson ndoshta cilësinë e tij më spikatëse. I shkathët, por në të njëjtën kohë i qëndrueshëm, edhe me ritme të përmbajtura, ai di se si të kënaqë motoçiklistin, me performancë të lartë. Nuk është se provohet ndjesia se është motoçikleta ajo që po të nxjerr xhiro, përkundrazi – ajo që nuk mungon në asnjë çast, është ndjenja e kontrollit të plotë. Shënim i vogël: ata që duan të përdorin frenin e pasëm për të korrigjuar trajektoren, do ta gjejnë veten me një komandë shumë të dobët, siç është edhe traditë e Dukatit. Me këtë gjë mësohesh, por do të ishte sidoqoftë e udhës një komandë më efikase.

Në pjesën e përparme gjejmë fuqi dhe përshtatje. Më agresivët, mund të dëshirojnë një komandë më të drejtpërdrejtë, por duke bërë kështu do të humbiste diçka nga shfrytëzueshmëria e 821-it dhe sinqerisht, nuk është se ndjehet vërtetë nevoja. Si gjithmonë, modaliteti Sport është zbavitës. Më shumë efikasitet në drejtimin sportiv? Mbase jo, por padyshim dhuron kënaqësi, kur kërkohet jo fort “dije”. Ç’Monster do të ishte nëse jo?!

Në fund të ditës, u kthyem të kënaqur, edhe pse, – e pranojmë, – do të na kishte pëlqyer me të vërtetë të provonim se si do t’ia dilte Monsteri “mesatar” me motorin 937 kf të kushërinjve Hyper dhe Supersort. Jo se na nevojiteshin disa kuaj-fuqi më shumë që mungojnë, por diçka më tepër në nivelin e shpatullave, për të përdorur marshin e tretë në ndonjë rast më shumë, në vend të të dytit,  do ta bënte pothuajse të përsosur. Por edhe kështu, besomëni, është vërtet e vështirë t’i gjesh defekte.

Për kë është Monster 821?

Mos bëni gabim të pagëzoni modelin 821 me shprehjen “do ta doja por nuk mundem”, sepse sidomos me përditësimin e fundit, mesatarja e gamës Monster ka fituar ende pike, në drejtim të elegancës dhe ekuilibrit. Të na falni për banalitetin, por bëhet fjalë për një propozim mes 797 dhe 1200 kf, që përbën një rrugë të mesme të shkëlqyer midis dy ekstremeve: më i fuqishëm dhe i rafinuar se modeli 797, por ama më i arritshëm se ai 1200.

 

Ёshtë një motoçikletë e shkëlqyer për ata që nuk janë fort ekspertë, për ata që kanë përvojë në ngarjen e cilindratave të vogla, por që do të dëshironin diçka më shumë se modeli 797 e në të njëjtën kohë do të nguronin në shalën e një modeli 1200. Ai do t’i pëlqejë gjithashtu atyre që janë pro zvogëlimit të cilindratave të mëdha, që kërkojnë një propozim të shkathët dhe më pak impenjativ psikologjikisht, ndonëse duke dashur të ruajnë aftësinë për të … përmbushur ambiciet e dëshirat sportive në terrene malore të përzier.

Gjëja më e mirë e modelit 821, dukë lënë mënjanë bukurinë e modelit në vetvete, është padyshim ekuilibri i shkëlqyer i arritur mes motorit dhe shasisë, nga ana e teknikëve të kompanisë së Borgo Panigales: larg nga tepritë në të dy aspektet, na pëlqeu vërtet shumë. Çmimi nuk mund të konsiderohet i ulët në kuptimin e ngushtë të fjalës, dhe mund të gjenden rivalë edhe më konkurrues. Marka e tij ka një çmim edhe pse, natyrisht, jo të gjithë e vlerësojnë në mënyrë të njëjtë. Por, mendohuni një herë: sa konkurrentë mund të pretendojnë se kanë shkruar një çerek shekulli historie motoçiklete?

 

ANË POZITIVE

Motori | Drejtimi | Pajimet

ANË NEGATIVE

Paketa e suspensioneve nuk është në lartësinë e çmimit

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...