- Advertisement -
21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024

Volkswagen T-Roc – Volkswagen Tiguan Allspace

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

VOLKSWAGEN T-ROC

Pamje më pak “e rëndë” krahasuar me traditat e markës, për modelin e ri crossover të Wolfsburgut: falë edhe karrocerisë dy-ngjyrëshe. Kabinë e gjerë dhe tapiceri serioze pak më shumë nga duhet

Motor 2.0 turbo-benzinë, kambio Dsg, traksion 4Motion: është me të vërtetë kryesues në gamën e vet, modeli Volkswagen T-Roc, në këtë takim të parë. Një version që do të ketë rol kryesor në tregun tonë, sigurisht të orientuar drejt motorëve më të volitshëm, siç janë ata 1.5 TSI dhe 1.6 TDI. Pa keqardhje, të vjen të thuash, arsyen pse me të tilla pajime dhe goma tejet të ulura, me disqe 19 inç, modeli T-Roc, spikat për një shasi të ashpër, që bën të ndjehet krejtësisht terreni, edhe në parregullsitë e tij më të vogla. Shkon më mirë për sa i përket akustikës: zhurma e rrotullimit arrin e zbutur, dhe motori nuk ndjehet dhe aq shumë. Duhet thënë se ky i fundit, ka fuqi dhe moment përdredhës më se të mjaftueshëm, për një madhësi të tillë makine, duke qenë se përgjigja e motorit rezulton e zhdërvjellët dhe pa ngërçe. Kambio DSG me shtatë marshe e bën mirë detyrën e vet. Mes ndjeshmërisë së lartë të sistemit drejtues dhe lëkundjeve të kufizuara të karrocerisë së makinës, sjellja në kthesë është krejt e pastër. Në thelb, nuk ka vend për “luftë” me inerci më të mëdha se sa ato të një veture Golf normale, krahasuar me të cilën, T-Roc duket një hap më poshtë për sa i përket cilësisë së pajimeve të brendshme: kroskoti mund të jetë edhe më pak “i rëndë”,  por edhe tek ai, si tek panelet anësore, veshjet nuk “e shpërblejnë” syrin dhe prekja është më se e zakonshme. Nga ana tjetër, hapësirat nuk mungojnë (para, mbrapa dhe mbi të gjitha për bagazhet), dhe nuk ka pikë dyshimi lidhur me shikueshmërinë: sedilja e drejtuesit është 57 cm nga toka, njësoj sikur të thuash se tek ajo arrihet pa u zvarritur.

 

2.0 TSI DSG 4MOTION

Të dhëna teknike

Motori

  • L4 turbobenzinë
  • Cilindrata 1.984 cm3
  • Fuqia maksimale 140 kW (190 kf) në 6.000 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maks. 320 Nm nga 1.500 në 4.200 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral
  • Kambio automatike me 7 marshe

Performanca

  • 0-100 km/h 7,2 s
  • Konsumi mesatar 14,9 km/l

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 260 cm
  • Gjatësia 423 cm
  • Gjerësia 182 cm
  • Lartësia 157 cm
  • Pesha 1.495 kg

Çmimi

  • i papërcaktuar

 

VOLKSWAGEN TIGUAN ALLSPACE

PЁR DY VENDE MË TEPËR

Formula fitues nuk ndërrohet: zgjerohet… Kjo është përshtypja e parë pasi shikon modelin e ri Volkswagen Tiguan Allspace. Rritur me më shumë se njëzet centimetra në krahasim me modelin standard, arrin deri në shtatë vende në kabinë dhe zgjeron bagazhin deri prekur kufirin e 1.921 litra. Në timon të makinës me motor 2.0 TDI, me kambio DSG dhe traksion integral 4Motion, në metrat e para nuk vërehen dallime të konsiderueshme krahasuar me versionin me hap të shkurtër, pavarësisht distancës me 109 mm në rritje mes rrotave. 150 kf-të nuk të bëjnë të ndjesh keqardhje për versionin tjetër të vetëm në dispozicion, atë me 190 kf, dhe mes kthesave, makina tregon një ekuilibër të përgjithshëm të mirë, pa rrotullime të ndjeshme. Për të gjetur diçka të re, pasi hapim derën tejet të gjatë, ulemi në radhën e dytë. Këtu hapësira është e denjë për një makinë të klasit të parë, në sajë të sediljeve rrëshqitëse, të cilat u lejojnë atyre që ulen edhe në radhën e tretë (opsionale), të mos udhëtojnë me sakrifica, edhe pse hapësira në dispozicion për kokën është e pakët për shtatlartët mbi 1.75 metra.

 

2.0 TDI DSG 4M. ADVANCED

Të dhëna teknike

Motori

  • 4 cilindra turbodiesel
  • Cilindrata 1.968 cm3
  • Fuqia maksimale 110 kW (150 kf) në 3.500 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maks. 340 Nm nga 1.750 në 3.000 xhiro/min

Transmisioni

  • Traksion integral
  • Kambio automatike me 7 marshe

Performanca

  • 0-100 km/h 9,9 s
  • Konsumi mesatar 16,9 km/l

 Përmasat dhe pesha

  • Hapi 279 cm
  • Gjatësia 470 cm\
  • Gjerësia 184 cm
  • Lartësia 167 cm
  • Pesha 1.775 kg

Çmimi

  • 44.300 €

Kroskot i rregullt dhe sistem infotainment i pasur me informacione: siç shihet në imazhin e mësipërm, në rastin e 4Motion, ka edhe ekrane të dedikuara për regjimet off-road. Bagazh i bollshëm dhe fleksibël: në varësi të konfigurimit, kapaciteti shkon nga 445 në 1.290 litra

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...