- Advertisement -
11.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024

E THJESHTË DHE SHARMANTE

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Gjenerata e dytë e Duster bëhet edhe më dinamike dhe elegante, por në fund të fundit, mbetet besnike e vetvetes, gjithnjë e më shumë ikonë e kulturës së një shpenzimi inteligjent, që konfirmohet si trend i kohës

Të dizenjosh, do të thotë edhe të mashtrosh nga pak. Këtë e thotë, dinaku Laurens van den Acker, shefi i dizajnit të grupit Renault. Në ç’mënyrë? Pse, një koncept kaq i paqartë, u hodh në mes të bisedës, për një nga makinat më të sinqerta të pranishme në treg, e cila po i paraqitet publikut me gjeneratën e saj të dytë? Mos u shqetësoni, filozofia e vërtetë – blen atë që sheh – e Dacia Duster nuk preket: Por edhe ajo i ka lejuar vetes disa detaje vizuale për t’u bërë më e lakmueshme. E thotë vetë krijuesi i saj: “Makina duket më e madhe, si në gjatësi, edhe në gjerësi, ndërkohë që përmasat nuk kanë ndryshuar, përkundrazi, mbase janë zvogëluar fare pak. Si ja arritëm që të gënjejmë syrin? E thjeshtë, e ulëm pak karrocerinë – duke hequr dorë nga mbajtëset anësore të dala, të modelit të shkuar – dhe theksuam grafikën horizontale të pjesës së përparme; më pas vendosëm fenerët e pasëm në skajet e karrocerisë. Në fund, zhvendosëm përpara me 10 centimetra mbajtësen anësore të përparme, gjë që na lejoi të arrinim një pjerrësi xhami, duke zgjatuar kështu dritaret, që rrjedhimisht u bënë më të ulëta”. Ndoshta përdorimi i një makiazhi të lehtë shkon krah për krah me trendin e rritjes së kulturës “low cost” (ose, siç preferojnë ta quajnë tek Renault, të “shpenzimeve të zgjuara”), i cili kohët e fundit ka nisur të hapet drejt idesë së personalizimit të shërbimeve dhe përmirësimin e ofertës bazë: kësisoj ndodh në trafikun ajror, në sektorin e veshjeve dhe sigurisht, në atë të makinave. Kështu Suv-i i ri Dacia, përveç zgjidhjeve estetike të përshkruara më sipër, paraqitet me goditje pritëse të mëdha, një element ndriçues në fundin e parafangove të përparme me shkrimin 4WD, që sjell në mend modelet Land Rover, dhe në fund trarë alumini mbi çati, me shkrimin Duster. Në aspektin e pajimit, ky model paraqet elementë që asnjëherë më parë nuk kanë qenë pjesë e tij: katër kamera, airbags me perde, klimatizator automatik, njoftim për këndet qorre, hyrje pa çelës dhe ndezje automatike të dritave. “Sisteme asistence në drejtim (Adas) më të sofistikuara, të tilla si cruise control adaptiv, apo ruajtja autonome e korsisë, do të kishte shkaktuar rritje të fortë të çmimeve, të cilat pretendohet të ruhen të moderuara”, shpjegon François Marriotte, kreu i shitjeve dhe marketingut. Ai shton: “Kriteri që vendosëm ishte të dëgjonim klientët dhe te mirëprisnim kërkesat e tyre. Për shembull, ekrani më i lartë, sistem drejtimi me asistencë elektrike, disponibiliteti i kambios automatike (vetëm tek variantet diesel me 110 kf me traksion në rrotat e para)”. Kështu, platforma mbetet e njëjtë, edhe pse me disa përforcime, për të përmirësuar sigurinë (tani do të arrijë katër yjet tek Euro NCAP). Motorët rikthehen me formulën e mirënjohur, ata me benzinë 1.6 me thithje 115 kf, ata turbo 1.2 me 125 kf, si dhe ata me naftë 1.5 në variantet 90 dhe 110 kf. Të gjithë, të kombinuar në seri, me kambion manuale me gjashtë marshe dhe traksioni i përparmë ose integral (përveç variantit diesel prej 90 kf që mbështet tek traksioni vetëm tek rrotat e përparme).

Zona padyshim më e re është kabina. Këtu dizajni banal i gjeneratave të mëparshme, i hap rrugën një gjuhe të re dhe bashkëkohore. “Low cost” vërtetë, por me klas.

LAURENS VAN DEN ACKER

Kombësia: Holandeze

Vjeç: 52

Profesioni: Drejtor i dizajnit të grupit Renault

Biografia: Me diplomën e inxhinierisë së projektimit industrial në xhep, të lëshuar nga Universiteti i Delft (Holandë), ai është “lapsi” i parë tek Renault, që nga viti 2009. Aty erdhi pasi udhëhoqi te Mazda sektorin e dizajnit, deri në vitin 2006, pas përvojave tek Ford dhe Audi.

TRUKET PAMORE BЁJNЁ QЁ DACIA DUSTER E RE TЁ DUKET MЁ E GJATЁ DHE MЁ E GJERЁ SE MЁ PARЁ

2017

DACIA DUSTER E RE, e gjatë 430 cm dhe 180 cm e gjerë, mat 21 nga toka me këndet hyrëse dhe dalëse 30 dhe 33 gradë, të cilat lejojnë argëtim edhe jashtë rruge. Pajisje Hill descent control, Hill start assist dhe kamerat, e bëjnë gjithçka më të lehtë.

2013

E RISTILUAR në mes të karrierës, Suv-i popullor e kishte marrë ndërkohë pamjen bashkëkohore. Deri më sot, janë një milion makinat Duster, të shitura nën markën Dacia (në Amerikën e Jugut dhe gjetkë, janë në listën e çmimeve me logon Renault), 80% e të cilave në tregun privat.

2010

E PARA E FAMILJES, në debutimin e vet, Duster revolucionarizoi imazhin e Dacia-s: nga  markë “low cost” tek prodhim i makinave të dëshirueshme me çmim të ulët. Suv-i i fashës C (i gjatë 431 cm dhe 182 cm i gjerë), ka afruar një klientelë, të palidhur me markën më parë.

 

Ata që prisnin revolucion, do të zhgënjehen. Duster-i i ri nuk e ndryshon imazhin e vet, sepse, mekanikisht, mbështetet në të njëjtën platformë (të përditësuar) të modelit të vitit 2010. Dhe për shkak se trajtimi i një makine, që është kthyer në ikonë në shtatë vite, kërkon kujdes.

Duster-i i ri në tre detaje: kamera e përparme e fshehur në kornizën plastike të logos; elementi që mbështjell parafangon e përparme, duke i theksuar pamjen e makinës fuoristradë; një dritë e pasme, e vendosur në fund të bishtit, që të kujton Jeep Renegade.

Kroskoti, mbledh funksionet kryesore në ekranin qendror me prekje, duke lënë jashtë, me të drejtë, komandat me rrota të klimatizatorit. Edhe sediljet janë të reja, me ulëse dy centimetra më të gjata dhe strukturë më të fuqishme, që përmirëson komfortin dhe mbajtjen anësore.

Previous articleBMW X3
Next articleJAGUAR XF SPORTBRAKE
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...