- Advertisement -
18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024

AMG, gjysmë shekulli me performancë shumë të lartë

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...
Lindi si një kompani e pavarur në vitin 1967. Tani është një markë (Daimler) që prodhon  100,000 makina në vit

Hans-Werner Aufrecht dhe Erhard Melcher janë dy emra pak të njohur, ndër ekspertët e automobilave. Megjithatë, ata e kanë meritën e krijimit të makinave sportive Mercedes, nga të cilët Project One i paraqitur në Sallonin e Frankfurtit është fruti i fundit dhe mbase më i godituri. Një ide deri diku kontradiktore, e cila u shfaq papritmas në vitin 1957, përderisa nga Mercedes deri në atë kohë, pritej vetëm maksimumi i luksit dhe i rehatisë. Këta të dy, për të mos i munguar asgjë, cilit model ia vunë duart fillimisht? Klasit S natyrisht, i cila është i para në Kompani për sa i përket pikërisht rehatisë dhe elegancës. Në fakt, modeli i fillimit quhej 300SEL 6.3, por pas kujdesit të tyre, u bë AMG 300 SEL 6.8. Një veturë e aftë për të fituar, në vitin 1971, garën 24 orës në Spa në kategorinë e saj dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Veçoria e këtij përpunimi qëndron në shpërndarjen e optimizuar për regjimet e larta. Një specializim, ai tek motorët, që mbetet edhe sot figura e çdo AMG-je. Një kompani e cila ka si bazë një filozofi shumë të veçantë: “One man, one engine”. Praktikisht, çdo propulsor ndiqet personalisht nga një punonjës, i cili në fund të procesit e fikson targën me firmën e tij.

Çdo gjë filloi në një mulli të kthyer në ofiçinë

Në vitet gjashtëdhjetë makinat ishin “analoge” dhe kishte ende vend për një “gjeni mekanik”, pra për persona si Aufrecht dhe Melcher, të cilët në një mulli të vjetër hapën ndërmarrjen e tyre, të quajtur “Studio inxhinierie, projektimi dhe kolaudimi për zhvillimin e motorëve të garave”. Por le të kthehemi pakëz prapa. Ata të dy sigurisht që nuk janë improvizues, duke qenë se që nga fillimi i dekadës kanë punuar, në repartin e kërkimit dhe zhvillimit të Mercedes-Benz, për ndërtimin e motorit për gara për modelin 300SE. Në vitin 1965, Manfred Schiek fitoi plot dhjetë gara në German Touring Car Championship në timonin e një 300SE-je, motori i së cilës u përgatit nga Aufrecht dhe Melcher. Në atë periudhë, që të dy morën famën e super specialistëve të motorëve, jo vetëm brendapërbrenda ndërmarrjes. Një famë e merituar, por jo e mjaftueshme për të bindur drejtuesit e lartë të Mercedes-Benz për faktin se ia vlen të krijohen modele rrugore që rrjedhin nga makinat e garave.

Vendimi për të filluar një sipërmarrje. Dëshira për të krijuar një linjë makinash sportive rrugore ishte mbi të gjitha e Aufrecht-it, i cili nuk gjeti mbështetje në ndërmarrje, por e gjeti atë tek shoku e tij më i besuar i punës, Erhard Melcher, i cili vendosi të linte vendin e tij të sigurt të punës, për të filluar aventurën sipërmarrëse. Që të dy, siç e kemi përmendur tashmë, nisën veprimtarinë e tyre. A(ufrecht)M(elcher)G(rossaspach), qyteti i lindjes së Aufrecht-it): kështu lindi AMG-ja në komunën e Burgstall-it. Pjesa tjetër është histori.

Një rritje konstante

Fitorja në 24 orëshin e Spa-së të vitit 1971, e arritur nëpërmjet një përfaqësimi ekipor kundër rivalëve shumë më të vegjël dhe më të lehtë, pati një jehonë të stërmadhe në tërë botën, por Aufrecht dhe Melcher nuk donin ta kufizonin biznesin e tyre vetëm tek garat. Përkundrazi, që nga ai moment, ata morën përsipër një biznes të ri: personalizimin e veturave në aspektin sportiv. Kjo ide rezultoi fitimprurëse, ndërmarrja vazhdoi të rritej dhe në vitin 1976, kur arriti një numër prej 12 punonjësish, ajo u zhvendos në atë që edhe sot e kësaj dite është vendndodhja e saj: Affalterbach.

Mori famë botërore në vitin 1984

Në vitin 1984 kemi të bëjmë me një rritje të rëndësishme në cilësi, kur AMG-ja u bë një kompani e aftë për të projektuar dhe ndërtuar motorë në mënyrë plotësisht të pavarur. Melcher zhvilloi dhe realizoi një testatë me katër valvula, e cila do të përdoret në motorin 5.0 V8 të modelit E-Class Coupé (CE), e famshme me pseudonimin Hammer (çekiç). Pikërisht ky model mund të konsiderohet si themeluesi i Mercedes-AMG të sotëm edhe për shkak se, duke pasur parasysh suksesin e arritur, që nga viti 1988, Grupi Daimler dhe AMG bashkëpunojnë më ngushtë me njëri-tjetrin. Brenda periudhës së viteve 1988-1993 së bashku ata arritën 50 fitore në kampionatin më se prestigjioz të atëhershëm DTM. Gjatë kohës kur reparti i garave fitonte gara të njëpasnjëshme në DTM, ekipi që merrej me prodhimin po punonte mbi makinën e parë të prodhuar me përbërje të përbashkët AMG-je dhe Mercedes-i: bëhet fjalë për C36 AMG. Një makinë të cilën e pëlqejnë, që shitësit e Mercedes-it e shesin mirë në të gjithë botën dhe që ia bën të qartë drejtuesve të lartë të kompanisë së Shtutgartit se transformimet që ndërmerren në sport mund të jenë një burim i mirë të ardhurash. Kështu, më 1 janar 1999, Werner Aufrecht ia shiti shumicën e aksioneve Daimler Chrysler AG, i cili në vitin 2005 e përfundoi blerjen duke marrë 100% të aksioneve.

Nga mulliri deri në 100.000 makina në vit

Me kalimin e kohës, përmasat e AMG-së janë rritur në mënyrë të ekzagjeruar: sot, vetëm Klasi B, Klasi V dhe Smart-i (i cili ka alternativën Brabus) nuk kanë të paktën një version me tre gërmat “magjike” në prapakolp; dhe nuk bëhet fjalë për dizajne estetike, por për versione reale, me modifikime mekanike. Të paktën sepse ka modele që kanë edhe më shumë se një version. Sepse me shkallëzimin e fuqisë së motorëve me siglën 63 (të cilët arrijnë 585 kf, p.sh. tek S Coupé), për të mos folur për “65” (V12, mbi kuotën 600 kf), “loja” po bëhej shumë ekskluzive. Tek AMG-ja, ose tek Mercedes më mirë, kanë shpikur linjën 43: motor V6 biturbo 3.0 në rendin e 400 kf. Rezultatet flasin qartë: në vitin 2016, janë shitur 99.235 Mercedes AMG në të gjithë botën. Në 1999 u shitën vetëm 5.000.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...