- Advertisement -
13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024

Audi A8

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

UNЁ ECI VETЁ

Prestigjiozja e re gjermane është makina e parë prodhim serie e Nivelit 3, e aftë të ecë pa ndërhyrjen e drejtuesit. Për momentin vetëm në autostradë dhe deri në 60 km/h

Makinat që ecin pak a shumë vetë, janë parë e provuar deri më tani, por gjithmonë kemi pasur të bëjmë me prototipe. Audi e re A8, jo: ajo është makina e parë, pjesë e një prodhimit të rregullt, që propozon shembullin pionier të drejtimit me të vërtetë të pavarur. Kjo do të thotë që, në kushte të caktuara, prestigjiozja gjermane, bën pothuajse gjithçka vetë: shton shpejtësinë, e ngadalëson, frenon dhe ndjek në mënyrë të përkryer korsinë, madje duke mbajtur anën e rrugës, për të lënë të lirë mesin e saj. Gjithashtu ajo është në gjendje të kuptojë menjëherë nëse një makinë tjetër do të hyjë në trajektoren e korsisë së saj. Të kuptohemi: sistemi i drejtimit autonom i modelit A8, aktivizohet vetëm në trafikun në autostradë (dhe në superstrada, me kusht që të mos ketë semaforë), ai është funksional deri në shpejtësinë 60 km/h dhe nuk arrin as të ndërrojë korsi dhe as të parakalojë makinat që janë përpara.

Deri më sot, mes makinave tashmë në shitje, është folur më së shumti për ndihmë në drejtim (atë që në klasifikimin zyrtar është quajtur Niveli 2): gjë që do të thotë se makina është në gjendje të menaxhojë ritmin, në sajë të rregulluesit të shpejtësisë, dhe (më pak e sigurt) t’i “sugjerojë” drejtuesitt, trajektoret për t’u ndjekur. Megjithatë, ky i fundit, ka për detyrë (si nga këndvështrimi ligjor, edhe nga ai logjik) të mbajë duart në timon.

MUNGESЁ VЁMENDJE E KONTROLLUAR

Me Audi A8 ngjitemi një nivel më lart, në kuptimin e vërtetë të fjalës: prestigjiozja e Ingolstadt-it propozon shembullin e parë të nivelit 3. Në praktikë, kjo do të thotë se me Audi AI traffic jam pilot, siç u quajt sistemi, lejohet që drejtuesi të heqë duart nga timoni e të merret me gjëra të tjera, me kusht që të jetë gjithmonë në gjendje të rimarrë me shpejtësi kontrollin, atëherë kur është e nevojshme. E vetmja mungesë vëmendje e lejuar, është ajo që ka të bëjë me përdorimin e sistemit të sofistikuar multimedial të makinës: është e ndaluar, nga ana tjetër lundrimi në smartphone apo leximi i gazetës, sepse në këto raste mesazhet paralajmëruese që shfaqen në ekranet e kabinës, do të ishin më pak efikas.

I VËZHGUAR NЁ MЁNYRЁ TЁ VEÇANTË

Një kamera e vendosur në qendër të panelit të instrumenteve, mban vazhdimisht nën kontroll sytë e drejtuesit, dhe në qoftë se ai i mbyll për disa çaste, dëgjohet një zë i cili fton për të rimarrë kontrollin. Në qoftë se një gjë e tillë nuk ndodh, alarmi bëhet më këmbëngulës, dhe, nëse drejtuesi ende nuk reagon, A8 forcon rripin e sigurisë dhe frenon tre herë rresht. E njëjta gjë ndodh edhe kur përfundojnë kushtet në të cilat makina mund të ecë vetë, për shembull, në rastet kur radha e makinave rrallohet dhe mund të tejkalohet shpejtësia 60 km/h. Në rast se paralajmërimet nuk merren parasysh, makina ndalon në korsinë ku është duke ecur dhe, nëse ende përgjigja nuk vjen, realizon një telefonatë për të kërkuar ndihmë. Është vetë Audi A8, që njeh nëse ka mundësi vazhdimi i rrugës në mënyrë autonome, duke marrë mbi vete përgjegjësitë në rast të ndonjë problemi të mundshëm. Sipas projektuesve, sensorët e prestigjiozes gjermane (shiko faqen përbri), të aftë të monitorojnë vazhdimisht se çfarë ndodh përreth, duhet të shmangin rrezikun e aksidenteve. Nëse, për ndonjë arsye, Audi A8 përfshihet në ndonjë përplasje, duhet të jetë e qartë se kush ishte duke e ngarë, njeriu apo makina. Për këtë, një njësi e veçantë regjistron çast për çast informacionin dhe paralajmërimet e dhëna nga sistemi, përveç përmasave dhe parametrave të nevojshme për të rindërtuar dinamikën e mjetit, të dhëna të cilat monitorohen dhe ruhen në mënyrë të vazhdueshme, në rast aksidentesh. Për sa i përket privatësisë, gjithë të dhënat e mbledhura nuk dalin jashtë makinës dhe e drejta e pronësisë mbi to, i përket ekskluzivisht pronarit apo personit që drejtonte në atë rast.

NЁ PRITJE TЁ HOMOLOGIMIT

Sistemi Audi AI traffic jam pilot nuk është homologuar ende: së pari, duhet përshtatur rregullorja europiane dhe ajo e vendeve të tjera. Përveç kësaj, duhen përditësuar Kodet rrugore të shteteve të ndryshme me të gjitha ndryshimet e mundshme të rasteve. Për këtë, centralina e sistemit, do të programohet në mënyrë të tillë që të marrë parasysh e të përshtatet herë pas here.

 

55 TFSI

Të dhëna teknike

Motori

  • 6 cilindra V (90°) turbobenzinë
  • Cilindrata 2.995 cm3
  • Fuqia maksimale – 250 kW (340 kf)
  • Momenti përdredhës maks. – i papërcaktuar

Transmisioni

  • Traksion integral i përhershëm
  • Kambio automatike

Karakteristikat

  • 0-100 km/h – e papërcaktuar
  • Konsumi mesatar – i papërcaktuar

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 300 cm
  • Gjatësia 517 cm – Gjerësia 195 cm – Lartësia 147 cm

Pesha e papërcaktuar

Çmimi i papërcaktuar

 

NJЁZET E KATЁR SENSORЁ SHIKOJNЁ ÇDO GJЁ PЁRRETH

 

Dy janë premisat për funksionimin e mirë të sistemeve të drejtimit autonom: njohja sa më e mirë  e ambientit përreth automjetit dhe prania e sistemit backup për të siguruar funksionimin, për sa është e mundur, në rast të mosfunksionimit të njërit prej komponentëve. Në rastin e modelit A8, kushti i parë plotësohet nga plot 24 sensorë të ndryshëm: 12 sensorë me ultratinguj; katër kamera perimetrike (një e përparme, një e pasme dhe dy nën pasqyrat e jashtme) dhe një pas xhamit të përparmë; katër radarë me rreze mesatare në skajet e makinës, një tjetër me rreze të gjatë nën fenerin e djathtë; një skaner lazer (ose lidar) nën targë.

Kuadri plotësohet me kamerën e vendosur mbi instrumentet, e cila monitoron drejtuesin, duke u siguruar që ai të jetë në gjendje të rimarrë komandat në çdo kohë. Nëse shumë prej këtyre sistemeve janë tashmë të pranishme në makinat e gamës së lartë, skaneri lazer përbën risi në një makinë serie dhe është i domosdoshëm, së bashku me radarët anësorë, për të siguruar besueshmërinë siç kërkohet nga niveli 3 i drejtimit autonom. Vetëm skaneri, i cili përveç transmetuesit, përmban edhe një pasqyrë e cila rrotullohet me 750 xhiro/minutë, dhe marrësit, është në gjendje të “shikojë” 100 metra përpara makinës, me një amplitudë 145 gradë, pavarësisht nga kushtet e motit, ndërkohë që radari me rreze të gjatë mund të përcaktojë edhe lëvizjen e automjetit që ndodhet përpara, duke shfrytëzuar reflektimet e valëve mes asfaltit dhe fundin e mjetit. Duke bashkuar të dhënat e të gjithë sensorëve, është e mundur të krijohet një kuadër i saktë i asaj që ndodh përreth makinës, në sajë të kompjuterit të dedikuar, që ka kapacitet përpunimi më të lartë se sa kompjuteri i instaluar në modelin e mëparshëm A8. Njësia e kontrollit, e pajisur me mikroprocesorë të realizuar nga kompani të specializuara, të tilla si Nvidia dhe Mobileye, vepron në regjimet e motorit dhe kambios, frenave dhe timonit, për të drejtuar makinën. Për të siguruar funksionimin edhe në raste defektesh, elektronika e radarit me rreze të gjatë, është gjithashtu e aftë të përpunojë të dhënat e sensorëve të tjerë: frenimi mund të aktivizohet jo vetëm me anë të përforcuesit elektromekanik, por edhe me anë të impiantit Abs/Esp. Përveç kësaj, shkëmbimi i informacionit, realizohet me anë të një mënyre specifike të të dhënave. Sigurisht, në rastin e mosfunksionimeve, të cilat nuk mund të ndreqen nga tërësia e  komponentëve, drejtuesit i kërkohet menjëherë të rimarrë në dorë kontrollin e makinës.

PESЁ NIVELE

Shkalla e ndihmës dhe automatizimit të drejtimit është e ndarë në nivele, nga 1 tek 5, të përcaktuara nga Sae international automotive. Të parit i korrespondon rregulluesi i shpejtësisë ose kontrolluesit të trajektores. I dyti i parashikon të dyja. I treti lejon që drejtuesit të mos i duhet të kushtojë vëmendje, me kusht që të jetë në gjendje të rimarrë komandat. Në nivelin tjetër, kontrolli i kalon makinës, por vetëm në zona të caktuara. Drejtimi autonom i vërtetë arrihet në nivelin 5. Siç thuhet në artikull, Audi A8 është makina e parë serie e nivelit 3.

Previous articleRANGE ROVER VELAR
Next articleFERRARI PORTOFINO
- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...