- Advertisement -
10.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024

JEEP COMPASS

Must read

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Është SUV-i që plotëson gamën e kompanisë amerikane, duke u pozicionuar midis Renegade dhe Cherokee. Dizajn i realizuar, brendësi e këndshme, shoqëruar nga një turbodiesel i gjallë, me konsum të mirë.

Ky është pikërisht modeli që i mungonte ofertës së Jeep. Mbase edhe te grupi FCA, ne dëshirojmë të thellohemi në diskutim. Duke qenë Compass, që rimerr një emër të përdorur së fundmi në të shkuarën, është një Suv me prerje kompakte, e cila mund të mbështetet në një paraqitje të fortë dhe të personalizuar. Pra, një model i plotë Jeep. Meqenëse ishim te përmasat: sa për të dhënë një referim, modeli i ri Suv është i gjatë 4 metra e 39 centimetra, një më shumë se Nissan Qashqai, i cili është prej vitesh pika e referimit për këtë kategori automjetesh. Menjëherë në pamje të parë bien në sy përmasat e karrocerisë së lartë, me një pjesë ballore me sipërfaqe të madhe, me grilën tipike që është shumë e ngjashme me modelin më të madh Grand Cherokee. Pikërisht dizajni, së bashku me përmasat, mund të rezultojë një nga detajet e para tërheqëse të këtij modeli, i cili brenda kompanisë Jeep vendoset midis Renegade, nga merr një pjesë të madhe të mekanikës dhe modeli Cherokee.

MOTORI 1.6: “XHOLI” I GRUPIT

Me siguri, qëllimet e këtij modeli janë shumë ambicioze. Le të shohim më nga afër modelin Compass të provës në rrugë, në variantin Limited: është versioni turbodiesel kryesor, ose më saktë 1.6 Multijet prej 120 kf, e bashkërenduar ekskluzivisht me rrota të para aktive dhe kambion manuale. Në brendësi vihen re menjëherë pika të shumta të përbashkëta me modelin Cherokee. Detaje si materiale të buta te kroskoti dhe pjesët anësore të dyerve, veshje të sediljeve me copë dhe lëkurë duke dhënë ndjesinë e përgjithshme të realizimit. Edhe pajimi për drejtuesin, me sektorët sportivë të ndara nga një ekran i madh me përmasa prej 8.4 inç për infotainment (opsional; në seri është 7 inç), ofron ndjesinë e një kategorie më lart. Edhe hapësira në këtë kontekst kryen detyrën e saj. Përpara (krahas qëndrimit lart) qëndrimi është i rehatshëm, edhe prapa nuk është keq: aksesi është i lehtë, falë hapjes së madhe të dyerve, gjithashtu ka vend të bollshëm për dy persona, me një pasagjer të tretë që nuk do të haste aspak vështirësi për të qëndruar. Kjo në sajë edhe të strukturës së mirë të mbështetëses dhe të bllokut të transmisionit jo shumë të lartë. Ndërkohë vihet re mungesa e shfryrësve të ventilimit për pjesën e pasme. Në këmbim, gjenden dy doreza anësore dhe mundësia për të shfrytëzuar mirë mbështetëset, të cilat në versionin Limited, vijnë të fraksionuara 40/20/40, me pjesën e mesit, e cila pasi paloset, bëhet një mbështetëse krahu fikse e pajisur me mbajtëse kanoçesh. Tjetër detaj: ndenjësja e pasme nuk është e rrëshqitshme, por për ngarkimin e sendeve të gjata ofrohen zgjidhje të tjera, të cilat arrijnë nga mundësia e shtrirjes, megjithëse në mënyrë jo plotësisht të sheshtë, të mbështetëses së parë të djathtë. Gjithashtu, është e disponueshme porta elektrike, i cili aktivizohet si nga brenda (me butonin përkatës) ashtu dhe nga pulti i mjetit. Për sa i përket bagazhit, i cili është i pajisur me një dysheme disi të lartë, por plan ngarkimi të rregull: ka një kapacitet ngarkimi jo shumë të lartë dhe më të ulët nga se deklarohet. Por kjo i detyrohet pranisë së gomës rezervë, e cila është në seri për versionin Limited, gjë e cila ofron siguri në udhëtim, por nga ana tjetër merr shumë litra te dyshemeja e dyfishtë.

NGA NJË TERREN NË TJETRIN

“Spesori” i modelit Compass vlerësohet deri para nisjes: pozicioni i drejtimit është i lartë dhe me konfigurim të mirë, timoni është i madh. Gjithashtu, versioni i provuar, me rrota të para aktive, për përdorimin jashtë asfaltit (në faqet në vijim do të flasim për Trailhawk, versioni me cilësi më të larta fuoristrade), nuk do të thotë se rrugët e pashtruara duhen përjashtuar. Përkundrazi, nëse itinerari nuk është shumë ekstrem, ky model Jeep mund të shpalosë më së miri një lartësi nga toka 20 centimetra, më e lartë se shumë modele të tjera Suv. Si përfundim, Compass, është një model tejet praktik, edhe pse vlen të përmendet se ambienti i tij i preferuar mbetet asfalt, duke përballuar me lehtësi rrugëtimet nëpër autostrada. Kjo vjen falë një izolimi të mirë të kabinës, pavarësisht se disa rivale në këtë drejtim arrijnë të bëjnë edhe më mirë. Udhëtohet në 130 km/h me këmbën fikse te pedali i gazit dhe shigjeta e takimetrit qëndron në 2.200 xhiro/min. Pra me këtë Suv udhëtohet më së miri, me një ndjesi qëndrueshmërie të lartë. Aq sa nevojitet, mund të mbështetet edhe në një zhdërvjelltësi të këndshme: duke e përdorur pak më shumë pedalin e djathtë, faktikisht, motori 1.6 turbodiesel tregon se është menduar mirë për peshën e modelit të provë. Gjithashtu ndjesia pozitive vjen më tepër falë momentit përdredhës se fuqisë. Efekt i cili bëhet më i dukshëm kur shfrytëzohen – dhe në më të shumtën e rasteve – në regjime të ulëta. Pra, është pikërisht atëherë kur dalin në pah kënaqësia dhe kapaciteti i motorit katër cilindra në vënien në lëvizje të karrocerive të mëdha: gjë që e ka kthyer në “xholin” e vërtetë të grupit italo-amerikan, pavarësisht ndonjë ashpërsie në pjesën e poshtme të takimetrit, por asnjëherë bezdisëse. Duke kaluar pastaj te konsumi, modeli Compass 1.6 nuk zhgënjen: përshkueshmëria mesatare prej 15 kilometra për litër, mbetet në linjë me konkurrentet direkte.

LARTËSIA NUK ËSHTË NJË PROBLEM

Ata që mendojnë se ky model Jeep limitohet në realizimin e rolit të modelit familjar të lartë për udhëtim, gabohen plotësisht. Sepse ekuilibri i mirë i shasisë dhe ndjesia e kompaktësisë dhe eficencës ofruar nga suspensionet i dhurojnë diçka më tepër, e cila absolutisht nuk mund të merret për e mirëqenë tek një model i lartë 1 metër e 63 centimetra. Praktikisht, modeli Compass përgjigjet në mënyrë të përpiktë, gjë që vihet re kur guxon disi nëpër kthesa. Rrokullisja është e ndjeshme, por pa qenë kurrë e tepërt, por e rëndësishme është se mbështetja e sigurt vjen me shpejtësi. Edhe shkathtësia nuk është aspak keq, megjithëse nuk është cilësia e parë që të vjen ndër mend për një automjet të tillë. Kjo vjen në sajë të timonit, të mirëbalancuar, komunikues, krahas karakterizimit nga një ngarkesë e mirë. Pastaj, ashtu siç ndodh shpesh, kënaqësia dhe efikasiteti i drejtimit shoqërohen nga një sjellje në rrugë e sigurt, siç konfirmohet nga testet në pistë. Vlen të përmendet kalibri tejet i arritur i Esp për një automjet, siç doli nga prova e qëndrueshmërisë, ku ndërhyrjet e paketës elektronike janë të vendosura për të garantuar një sjellje të sigurt.

MUNGON AUTOMATIKJA

Kambio është një version manual me gjashtë marshe. Tematikë kjo mbi të cilën mund të lindin debate. Cilësitë e mira rrugore të modelit Compass do të sugjeronin, për ata që kalojnë shumë kohë në drejtim, mundësinë për të zgjedhur variantin automatik me nëntë marshe, i cili gjithsesi, për momentin në versionin 1.6 Multijet nuk është i disponueshëm. Megjithatë kambio manuale në këtë model ka një transmision të momentit përdredhës të mirë: ndryshimet e raporteve kanë rezistenca të ulëta dhe leva ka një manovrueshmëri të lartë, e cila ndihmon shumë edhe në përdorimin e shpeshtë. Së fundmi, rezulton disi e rëndë pesha e fraksionit, por 13 kg nuk janë dhe aq lodhëse kur gjendesh i bllokuar në trafik.

AJO PJESË E PARË E LARTË DHE E MADHE, ME SHTATË KANALET KLASIKE ËSHTË NJË SIMBOL FABRIKE

ANALIZA EKONOMIKE

ZBRITJE DERI NЁ 3.450 EURO

NJЁ PËRBËRJE game e plotë për të përmbushur nevojat e një baze të gjerë konsumatorësh. Kemi një version Compass më urban, me traksion në rrotat e para, një integral dhe një më “të keq” për modelin fuoristradë ekstrem, atë 4×4 Trailhawk. Versioni i ri Sport, ka ekskluzivitet motorin 1.4 benzinë MultiAir dhe ofrohet me një zbritje prej 2.000 euro, për vetëm 23.000 euro. Në konfigurimin Longitude, në dispozicion me tre motorë, kushton 1.500 euro më shumë, që bëhen 2.500 në rastin e motorit 1.6 turbodiesel; në sajë të zbritjes me 2.500 euro, megjithatë, çmimi i këtij të fundit ulet në 25.000 euro fiks. Ndër të tjera, aksesorët shtesë të Longitude, mes të cilave disqet prej 17 inç, sensorët e prapmë të parkimit, fenerët e mjegullës dhe trarët mbi tavan, që vlejnë 2.000 euro në listën e çmimeve, janë të ofruara me 30% skonto. Kalojmë te varianti i plotë Limited, ku, skontos së lëvizshme nga 2.500 deri 3.450 euro, i shtohen mesatarisht 1.000 euro pajime të tjera, pa pagesë. Modeli Limited në fakt kushton 3.750 euro më tepër se Longitude, duke pasur më shumë pajisje – mes të cilave disqet me aliazh 18 inç, klimatizatorin bi-zonë automatik, sistemin UConnect 7, fenerët bi-ksenon, cruise control dhe derën e prapme elektrike – të cilat të gjitha bashkë e tejkalojnë vlerën 4.800 euro. Ёshtë pikërisht në variantin Compass 1.6 turbodiesel Limited, me traksion në rrotat e para, ku është aplikuar ulja më e lartë: 3.450 euro më pak në listën e çmimeve, pra një çmim prej 27.800 euro. Në këtë version, duke paguar një paradhënie prej 7.900 euro, mund të merret një kredi me normë të lehtësuar interesi 3.95%, e cila parashikon 36 këste mujore me nga 220 euro secila, plus 15.000 euro si këst final.

ANALIZA E NDËRLIDHJES

PËRDITËSIM I VLEFSHËM

TEK MODELI COMPASS me konfigurimin Limited, është parashikuar disponbiliteti në seri i sistemit Uconnect, me ekran touch 7 inç. Në modelin e provës, të pajisur me paketën Infotainment (1.150 euro), vërejmë edhe një hap tjetër të rëndësishëm. Në fakt, përveç impiantit audio Beats me nëntë altoparlantë, “zërit” të fuqishëm dhe rregullueshmërisë së mirë, paketa përfshin sistemin UConnect me ekran me touch 8.4 inç dhe navigatorin satelitor, së bashku me aplikacionet e integruara për aparatet smartphone. Aplikacionet Android Auto dhe AppleCarPlay, në këtë version, ofrohen si produkte serie. Monitori, me definicion të lartë, është i qartë, me grafikë të këndshëm dhe lehtësisht i arritshëm, ndonëse është i pozicionuar në qendër. Komandat, me përjashtim të dy butonave, janë të gjitha touch. Hyrja në menu të ndryshme arrihet në mënyrë intuitive në sajë të ikonave (të mëdha dhe të personalizueshme), të cilat gjenden në pjesën e poshtme të ekranit, i cili përgjigjet me shpejtësi, ashtu siç është i shpejtë edhe navigatori për të llogaritur rrugën e zgjedhur. Bindës edhe menaxhimi i hartës, i cili konsultohet pa vonesa. Priza të ndryshme multimediale, mes të cilave përmendim një USB të përparme dhe një për sediljet prapa (rezervë, përveç një tjetre 230 V), një Aux dhe dy 12 V, njëra prej të cilëve në bagazh. Tani për tani, megjithatë ende i padisponueshëm karikimi wireless për smartphone. Mjaft efikas – gjë jo e hasur kudo – komandat me zë të sistemit. Për sa i përket lidhjes me internetin, shfrytëzohet rrjeti i operatorit të celularit.

ANALIZA TEKNIKE

TË DHËNA TEKNIKE

Motori

  • Montuar përpara tërthorazi, diesel
  • 4 cilindra në linjë
  • Diametri i pistonit 79,5,0 mm
  • Korsa 80,5 mm
  • Cilindrata 1.598 cm3
  • Fuqia maks. 88 kW (120 kf) në 3.750 xhiro/min
  • Momenti përdredhës maks. 320 Nm në 1.750 xhiro/min
  • Bllok cilindrash gize dhe testata prej aliazhi të lehtë
  • 2 boshte me gunga në testatë, 4 valvula për cilindër (zinxhir)
  • Injeksion direkt common rail, turbo dhe intercooler
  • Katalizator Lnt për oksidet e azotit

Transmisioni

  • Rrota të para aktive
  • Kambio manuale me 6 marshe

Gomat (përmasat bazë)

  • 225/55R18 98H
  • Gomë rezervë me përmasa më të vogla

Karroceria

  • SUV, 5 dyer, 5 vende
  • Aksi i parë Macpherson, sustë helikoidale, bosht stabilizues
  • Aksi i pasmë MacPherson, sustë helikoidale, bosht stabilizues
  • Amortizatorë hidraulikë,
  • Frenat me disk, para autoventiluese, Abs dhe Esp
  • Sistem drejtimi me kremaljerë dhe asistencë elektrike
  • Serbatori 60 litra

Përmasat dhe pesha

  • Hapi 264 cm
  • Karrexhata para dhe prapa 155 cm
  • Gjatësia 439 cm – Gjerësia 182 cm – Lartësia 163 cm
  • Pesha 1.430 kg, me ngarkesë të plotë 1.996 kg, e rimorkiueshme 1.000 kg
  • Bagazhi nga 368 deri 1.251 litra

Prodhuar në

  • Toluca (Meksikë)

PLATFORMË E PËRBASHKËT

NISET nga një bazament i fortë, modeli Compass: faktikisht, platforma e përdorur është versioni Small Wide i modeleve Fiat 500X dhe Jeep Renegade. Megjithatë, hapi për këtë model është shtatë centimetra më i gjatë (nga 257 në 264 cm), ndërsa suspensionet janë të ngjashme me ato të modeleve, me skemë MacPherson si para ashtu edhe prapa dhe amortizatorët me zbutje të ndryshueshme në funksion të frekuencave të lëkundjeve: më të lartë se ato normale, për të favorizuar sjelljen në rrugë dhe më të ulët se ato të lartat, tipike për terrenet e prishura. Versioni i provuar është i pajisur me motorin 1.6 turbodiesel të prodhuar prej vitesh, të përditësuar së fundmi me pompat e naftës dhe vajit me funksionim variabël, menaxhimi inteligjent i rrymës së alternatorit dhe sistemi i shpërbërjes së gazeve të shkarkimit me Egr të dyfishtë, katalizator oksidues, atë me akumulim për NOx dhe filtri partikular. Konfigurimet me kambion automatike ZF me nëntë marshe, e cila për motorët turbodiesel është ekskluzivitet i versionit dy litra, kanë pësuar një kalibrim të përpiktë për t’i bërë më të këndshme ndryshimet e raporteve. Ashtu si versionet e tjera 4×4 të bazuara mbi të njëjtën platformë, edhe modeli Compass është i pajisur me një xhunto që shkëput boshtin e transmisionit kur traksioni integral është i çaktivizuar, për të minimizuar humbjet e fuqisë, për rrjedhojë edhe konsumin. Ky model prodhohet në Meksikë, Brazil, Kinë (për tregun vendas) dhe Indi.

ËSHTË EDHE TRAILHAWK

BALTË, SHKËMB dhe pedenca të larta. Edhe modeli i ri Compass nuk i shmanget vokacionit prej fuoristrade të vërtetë duke vënë në dispozicion variantin Trailhawk. Ky variant u provua në rrethinat e Lisbonës, në një itinerar jashtë asfaltit relativisht kërkues, i cili do të vinte në vështirësi çfarëdo lloj Suv-i “normal”. Ndërkohë, ky model Jeep, ia doli ta përballonte më së miri, e gjitha kjo falë një sërë detajesh të cilat janë të menduara pikërisht për këto lloj aventurash. Krahasuar me versionet e tjera Compass, varianti Trailhawk është pajisur me një lartësi nga toka më të madhe (21,6 cm) dhe me kënde më favorizues (30°, 24°, 34°). Vlerësim i lartë edhe për suspensionet të cilat garantojnë në zhvendosje deri në 20 centimetra. Nuk mungon as modaliteti 4WD Low, i cili shfrytëzon deri në fund raportin e parë shumë të shkurtër (raporti total 20:1) të kambios automatike me nëntë marshe, një mënyrë për të mos patur shumë nevojë për ulje të vërteta. Në këtë mënyrë u shpalos tërësisht momenti përdredhës prej 380 Nm i motorit 2.0 MJT prej 170 kf dhe u përballuan me një thjeshtësi të jashtëzakonshme ngjitje të paparashikueshme, shkëmbinj të çrregullt dhe pellgje të thellë. Kjo gjë edhe falë traksionit integral Active drive low, gjithashtu ofron një tërheqje më të lartë se versioni Limited, shoqëruar nga modaliteti Rock i Selec-terrain, nuk kemi hasur kurrë vështirësi. Pastaj në tatëpjetë, futet në funksion Hill-descent control, që aplikon automatikisht forcën frenuese të domosdoshme për të mos arritur kurrë në bllokime të rrotave. Kjo eksperte off-road do të jetë e disponueshme në muajt në vijim. Çmimet janë akoma në proces përcaktimi, por është normale të priten shifra të një versioni kryesues të gamës.

ANALIZA STATIKE

CILËSIA

MODELET TRADICIONALE Jeep të kohëve të shkuara janë harruar tashmë, ose thuajse: vetëm modeli Wrangler e ruan shpirtin origjinal të ashpër dhe praktik, modelet e tjera kanë më tepër rregullsi, përfshirë këtu edhe modelin Compass. Ruhet ndonjë detaj i menduar për përdorimin e rëndë, si tapetet e forta prej gome, ndërsa pjesa tjetër mbetet në të njëjtat nivele me ato të konkurrenteve më të mira të segmentit. Duke filluar nga cilësia e montimit dhe boja e karrocerisë, të dyja me një niveli të lartë, me parregullsi minimale, si parregullsia e shtrirjes së bojës në pjesët e fshehura të bllokut të motorit dhe kapaku i grykës së serbatorit jo plotësisht në një linjë. Janë të një cilësie të lartë edhe guarnicionet e dyerve, të cilat përfshijnë edhe një buzë në pjesën ballore të dyerve të para, për të limituar fëshfërimat. Tepër i këndshëm edhe kroskoti, me një cilësi të lartë montimi dhe i veshur me material të butë në sipërfaqet e sipërme dhe ballore. Komandat janë të këndshme në përdorim, falë veshjes prej gome të ashpër të gjithë dorezave dhe rrotullave; ndjesi e këndshme në përdorimin e çelësit të ndriçimit. Nga ana tjetër ekrani i madh qendror i impiantit multimedial është i dukshëm mirë dhe shumë i qartë. Komode edhe sediljet, me veshje të përzier stofi dhe lëkure. Si përfundim, mbeten të pakta kritikat kundrejt këtij modeli Jeep. Pjesa fundore e panelit qendror (ku mungojnë shfryrësit e ventilimit për pjesën e pasme) nuk është e mbështetur mirë me atë të bazamentit, ndërsa tek bagazhi veshja e pjesës anësore është prej plastike të fortë, e cila ka prirje të dëmtohet me kalimin e kohës. Gjithashtu, shuli i kapjes së derës së bagazhit është i dukshëm.

ANË POZITIVE

Ndjesia e përgjithshme. Është e kompletuar: si në rrugëtimet në autostrada ashtu edhe në itinerare ndërurbane të pasura me kthesa. Gjithashtu shprehet mjaft mirë në off-road të lehtë, pavarësisht konfigurimit 2WD.

Cilësia e brendshme. Hapësira jo vetëm nuk mungon, por gjithashtu përfitohet ndjesia e udhëtimit në model Suv të kategorive më të larta.

ANË NEGATIVE

Frenimi në terren të çrregullt. Hapësirat e ndalimit janë më të larta se mesatarja në zhavorr dhe në asfalt të lagur/akull. Mjaft mirë, ndërkohë, në rastet e tjera.

Rimarrja e shpejtësisë. Marshi i gjashtë privilegjon drejtimin e udhëtimeve të gjata dhe komfortin, për rrjedhojë kohët kanë vend për përmirësim. Por ekuilibri është i sigurt.

 

VLERËSIMI

POZICIONI I DREJTIMIT – Pozicion dominues, sedilje e rehatshme dhe e rregullueshme manualisht (mbështetëse me disa pozicione): përshtatje e mirë dhe kapje “e fuqishme” e timonit.

KOMANDA DHE INSTRUMENTE – Paneli qendror rezulton pak i ulët dhe klimatizatori menaxhohet më mirë nga monitori. Instrumente sportive dhe ekran shumë i madh.

AUDIO DHE NAVIGATORI – Pajisje opsionale nga më të mirat: sistemi Uconnect i shpejtë, përveçse e përshtatur me Apple CarPlay dhe Android Auto (pajim serie). Hi-Fi i fuqishëm i realizuar nga Beats.

KLIMATIZATORI – Asnjë vërejtje për sa i përket rendimentit dhe lehtësisë në përdorim: automatikja punon mirë, por për fat të keq mungojnë fryrëset e prapme.

SHIKUESHMËRIA – Kolona anësore e djathtë dhe pasqyra e pasme e jashtme, e ulin disi shikueshmërinë. Gjatë manovrave, është më mirë të konsultohet kamera e pasme, që është pajim opsional.

CILËSIA E MONTIMIT – Materiali i butë dhe veshja me lëkurë dhe tekstil (serie), e bëjnë ambientin më të këndshëm dhe cilësor. Disa pasaktësi të vogla vetëm në pjesën e poshtme të makinës.

AKSESORËT – Modeli Limited përfshin disa syresh. Kujtojmë mes të tjerave disqet 18 inç dhe derën e pasme elektrike, të cilave iu shtohen edhe paketat Parking e Winter.

PAJISJET E SIGURISË – Gjashtë airbag-ëve bazë u bashkëngjiten pajimet elektronike të detyrueshme për një makinë të kësaj kategorie. Si për shembull, sistemi Hill start assist.

ASISTENCA NË DREJTIM – Të pranishëm alarmi i paralajmërimit të aksidentit ballor, frenimi automatik dhe ruajtja e korsisë; opsionale: shikueshmëria e këndeve qorre dhe atyre të trafikut të prapmë.

HAPËSIRA – Shumë e rehatshme për katër persona, me sediljet të pasme që mund të pranojë edhe një të pestë. E bollshme hapësira për këmbët në raport me madhësinë e karrocerisë.

BAGAZHI – Kapaciteti është 305 litra, jo shumë në mënyrë absolute. Divani është i palëvizshëm tek modeli Limited dhe zgjidhjet rriten me fraksionimin 40/20/40.

KOMFORTI – Komode në autostradë, ndonëse me ndonjë fëshfërimë aerodinamike. Taraturë e fuqishme te suspensionet, por që mban parasysh parametrat e komfortit.

MOTORI – Motori 1.6 MJT është një konfirmim. Më shumë se cilësitë, ai është i fokusuar tek operativiteti i lartë, falë fuqisë së momentit përdredhës në dispozicion.

PËRSHPEJTIMI – Ndjesia nuk është keq, edhe pse kohët janë pak më të larta se ato të deklaruara. Ka suport të mjaftueshëm për t’ia dalë mbanë edhe në autostradë. Kapje e mirë në shkëputje.

RIMARRJA E SHPEJTËSISË – Marshi i gjashtë është i pushimit, gjë që konfirmohet nga kronometri. Në çdo rast, nga 1.500 rrotullime e sipër, modeli Compass arrin të rifitojë shpejtësi në mënyrë të rregullt.

KAMBIO – Pak kundërshtues dhe shumë mirë i manovrueshëm, kambio me gjashtë marshe ia del në çdo situatë. Marshi i gjashtë është i gjatë, friksioni 13 kg.

TIMONI – I ekuilibruar: nuk zhgënjen as për sa i përket gatishmërisë dhe as shkallëzimit, pra nuk është thjesht i rehatshëm. E rregullt ngarkesa e tij.

FRENAT – E mirë përgjigjja në të ftohtë, me hapësira ndalese interesante. Frenimi bëhet më i gjatë në rrugë të përziera.

NË RRUGË – Nuk është thjesht një Suv me spektër të gjerë përdorimi. Tregon cilësi të kënaqshme edhe në rrugët më të vështira.

KONSUMI – Pa ekstreme në të dy krahët: përshkon 14,6 km/l në qytet dhe mesatarisht 15 km. Me serbator plot, 60 litra, përshkohen 900 kilometra.

GARANCIA – Dy vjet për makinën, pa limite kilometrazhi. E njëjta periudhë mbulimi edhe për defekte të mundshme në bojatisje.

 

PËRMBLEDHJE

A JU KUJTOHET MODELI I SHKUAR COMPASS? Më mirë ta harroni. Sepse kjo është plotësisht tjetër gjë dhe i ruan të gjitha ambiciet. Gjithashtu mund të mbështetet tek një paraqitje e këndshme, e cila e bën të duket si modeli i një kategorie më lart, Grand Cherokee. Kjo gjë nuk është aspak keq. Por këtu përmasat janë më kompakte: gjatësia mbetet nën katër metra e dyzet centimetra. Si të themi, pozicionohet shumë pranë rivales më të vlerësuar të kategorisë së modeleve Suv kompakte, Nissan Qashqai, i cili ndër të tjera është edhe më i ulët. Ndërkaq, modeli Compass, realizon plotësimin e një hapësire të rëndësishme të gamës Jeep, duke u pozicionuar midis modelit më të vogël Renegade dhe modelit mesatar Cherokee, në zemër të segmentit C, i cili, – tek versionet Suv – në ditët e sotme ka një kërkesë të lartë në treg. Modeli i provuar, një 1.6 turbodiesel me 120 kf me rrota të para aktive dhe kambio manuale, apo versioni konkurruese midis varianteve diesel, ka rezultuar i shkathët, me konsume kurrë të tepërta dhe sjellje të mirë në rrugë, pa harruar – në respektin e ADN-së së markës amerikane – përshkimin me lehtësi të itinerareve off-road jo shumë ekstreme. Nëse në pjesën e jashtme paraqet të gjitha aspektet e një Jeep-i, ky model është i pajisur me një kabinë, e cila përveçse e pajisur mirë me aksesorë, është shumë mikpritëse dhe e këndshme, në konfigurimin e veçantë Limited. Disa detaje kanë vend për përmirësim – referuar kryesisht për kapacitetin e ulët të bagazhit, i cili është i kufizuar në mundësinë e ngarkimit, si dhe për mungesën e shfryrësve prapa, – megjithatë ky model Jeep në përgjithësi ka lënë një përshtypje të mirë, si për mundësinë e përshtatjes me lloje regjimesh nga më të ndryshmet, ashtu edhe për kënaqësinë në drejtim. Për ata që dëshirojnë, janë të pranishme në gamë edhe versionet me fuqi më të lartë dhe më tepër të orientuara për përdorimin jashtë asfaltit.

- Advertisement -

More articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -

Latest article

ETEC 2022/ Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë

Uniforma Zyrtare e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) që do të zhvillohet më 24-27 Shtator...

ETEC 2022/ Shqipëria në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore

Këtë fundjavë do të jemi në Zadar të Kroacisë në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC) për të promovuar #SigurinëRrugore te fëmijët. Shqipëria do të përfaqësohet...

ACA organizon për herë të parë “Digital Motorsport Cup”

Auto Club Albania do të organizojë për herë të parë Digital Motorsport Cup, një event që është risi në vendin tonë. Kompeticioni do të...

Cross Car në Shqipëri, ndiqni specialen në TV Klan

Në emisionin e radhës “Jo vetëm modë” në Tv Klan i është kushtuar një kronikë speciale pilotit kampion të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2020,...

Auto Club Albania prezanton disiplinën më të re në motorsportin shqiptar, Cross Car

Jeni gati për adrenalinë, spektakël dhe risi?! Automobile Club Albania prezanton një disiplinë të re garash që i shtohet motorsportit në Shqipëri. Bëhet fjalë...